Author: Hamdi Kumanova

Dy policët kufitar të cilët u kapën nga kamerat duke marrë ryshfet janë të suspenduar por ende vazhdojnë të marrin një pjesë të pagës. Sot Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski tha se procedura disiplinore ende po zhvillohet. Se a ka pasur të përfshirë tjerë në këtë skandal kjo do të zbulohet pas zbardhjes së rastit. E deri ku është procedura e gjykimit nga ana e organeve të drejtësisë, pyetëm në prokurori, nga ku ende po presim përgjigje. “Janë të suspenduar dhe është ngritur kallëzim penal, kështu që procedura zhvillohet në pjesën disiplinore dhe në pjesën e përgjegjësisë penale.…

Lexo më Shumë

Deputetja kosovare Duda Balje dhe njëherit kryetare e Bashkimit Socialdemokrat, qëndroi sot në Komunën e Çairit, me çrast realizoi takim pune me krun e komunës Visar Ganiu. ‘Me mysafirët biseduam për shumë tema që janë me interes të përbashkët. Ndërsa së bashku konstatuam se thellimi i bashkëpunimit të ndërsjellë është i mirë për dy vendet tona, posaçërisht duke marrë parasysh faktin se mirëqenia e qytetarëve varet nga vendosja e lidhjeve të fuqishme bashkëpunimi duke u nisur nga pushteti lokal’-shkruan Ganiu.

Lexo më Shumë

Koordinatori i Grupit Parlamentar të OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit “Për Rindërtimin e Maqedonisë”, Nikolla Micevski sot në një konferencë për media informoi se nesër fillon bllokada aktive në Kuvend. “Bllokada aktive është pasojë, reagim ndaj veprimit të qeverisë së Kovaçevskit, të udhëhequr nga LSDM dhe BDI, të cilët nuk treguan ndjenjën e shtetësisë dhe refuzuan çdo mundësi për dialog për çështjet më të rëndësishme në këtë vend”, tha Micevski. Ai përmendi se bllokada do të zgjasë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. “Ne jemi të gatshëm të shkojmë deri në fund sepse mundemi dhe duhet të sigurojmë të ardhmen e…

Lexo më Shumë

RAUFI: DISKRIMINIM I PASTËR, KËRKOJMË DREJTËSINË NË STAZBURG Shtëpi të shkatërruara, banor të traumatizuar kështu ishte para shtatë viteve në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Kujtimet janë të freskëta pasi nga kjo lagje ka të burgosur që po mbajnë grevë urie në burgun e Shutkës. Edhe pse kanë vuajtur gjysmën e dënimit, për ta është e ndaluar mundësia për vizita familijare dhe vikende të lira. Gjendja e tyre është përkeqësuar thotë avokati Naser Raufi. NASER RAUFI – AVOKAT “Ky është një diskriminim i pastër. Përgjegjësia sipas meje është te ministri i Drejtësisë dhe drejtorit për Zbatimin e Sanksioneve. Në qoftë…

Lexo më Shumë

Konfirmimi i rritjes së kostos së jetesës vjen nga Enti Shtetëror i Statistikave të RMV-së, të cilët llogaritën se në një vit indeksi i kostos së jetesës është rritur për më shumë se 10 për qind. Sipas njoftimeve nga ESHS, kostoja e jetesës në prill të këtij viti krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar është rritur për 10.5 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë janë rritur për 11.1 për qind. Të dhënat tregojnë se krahasuar me një muaj më parë, kostoja e jetesës është rritur me 2.2 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë…

Lexo më Shumë

KOZHUVAROVSKA: ME KONTROLLET E SHTUARA VITI 2021 ISHTE VITI MË I SIGURT NË TRAFIK Dhjetë automjete “Daçia Sandero” I janë dhuruar MPB-së nga Këshilli Republikan për Siguri në Trafik për të përmirësuar kapacitetet për kontroll të trafikut rrugor dhe sigurisë në trafik. GORDANA KOZHUVAROVSKA – KRYETARE E KËSHILLIT REPUBLIKAN PËR SIGURI NË TRAFIK “Këshilli Republikan për Siguri të Policisë në komunikacion, një pjesë të mjeteve të saj, i ndan për modernizimin e pajisjeve të policisë rrugore, në këtë drejtim sot dorëzojme në pronësi të përhershme, dhjetë automjete “Dachia Sandero”. Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski theksoi se me…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit në Republikën e Maqedonisë Veriore ka miratuar vendim me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht për 0,88% krahasuar me vendimin e datës 4.05.2022. Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 2,00 denarë/litër, ndërsa çmimi me pakicë i benzinës EURODIZEL (DE V) ulet për 0,50 denarë/litër. Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë shtëpiake (EL-1) nuk ndryshon. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 0,261 den/kg dhe tani do të arrijë në 53,848 den/kg. Nga data 10.5.2022 nga ora 00:01…

Lexo më Shumë

“Isha e vdekur dhe më rikthyen në jetë”, përmbledh Ivana ngjarjen e së dielës së 24 prillit në Zvicër, kur shtëpia e një gruaje mori flakë për një arsye ende të paqartë. Atë e shpëtoi një djalë kosovar. Ivana kaloi katër ditë në spital para se të kthehej në shtëpi. Një përfundim i lumtur i mundësuar nga guximi i Mexhidit, i cili kaloi rastësisht. “Dikush po bërtiste në një ballkon. Tymi po vinte nga dritaret e poshtme. Hyra aty, por kishte aq tym, sa nuk mund ta gjeja askënd. Dola jashtë të merrja frymë dhe hyra prapë. Aty munda ta…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike deri më tani nuk ka hapur lëndë për ngjarjen që bëri shumë zhurmë në opinionin maqedonas, e cila i referohet përfaqësueses së Eurovisionit, Andrea Koevska, e cila gjatë fotografisë mbrëmë, para gazetarëve dhe foto reporterëve në Torino të Italisë hodhi në dysheme flamurin shtetëror të Maqedonisë. “Deri më tani nuk ka të dhëna se ngjarja kishte për qëllim ekspozimin e flamurit shtetëror për tallje”, thanë nga prokuroria për “Slloboden Peçat”. Kujtojmë se përfaqësuesja e Eurovisionit është shënjestër e një orteku kritikash pasi dje gjatë një fotosesioni hodhi flamurin e vogël prej letre. Edhe pse ky u konsiderua…

Lexo më Shumë

SASHK: NË 10 DITËT SHTESË PARASHIHET TË PËRCAKTOHET PËRQINDJA PËR HARMONIZIMIN E PAGAVE Sindikata e Arsimit Shkencës dhe Kulturës dhe Ministria e Arsimit nuk kanë arritur marrëveshje në afatin e parë prej 10 ditësh të përcaktuar për negociata, me çka në mbledhjen e djeshme online u dakorduan që t’i vazhdojnë negociatat edhe 10 ditë. SAShK informoi se, ishte i pashmangshëm konkludimi se të dyja palët në kontestin kolektiv të punës kanë nevojë për periudhë më të gjatë se 10 ditë, me ndërmjetësuesin e caktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. SASHK “Me këtë rekomandim parashihet që në 10 ditët…

Lexo më Shumë

Shpenzimet për jetesë në prill të këtij viti janë rritur për 2,2 për qind në krahasim me muajin paraprak, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur për 2,0 për qind. Në nivel vjetor, ndërkaq, shpenzimet për jetesë shënojnë rritje për 10,5 për qind, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur për 11,1 për qind. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, rritje të shpenzimeve të jetesës në prill të vitit 2022, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur te vaji dhe yndyra për 20.2 për qind, perimet e freskëta dhe të ftohta, përveç patateve dhe frutave të tjera me rrënjë për 12.9…

Lexo më Shumë

Çdo ditë e më shumë në Kosovë po rritet numri i rasteve të dhunës në familje.E një rast i tillë është ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Adem Demaqi’ në Skenderaj, me ç’rast një vajzë e mitur e ka denoncuar babain e saj në Polici. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se 16-vjeçarja ka pasur një mosmarrëveshje me babain e saj, për shkak se e mitura ka dashur të veshë diçka e cila nuk i ka pëlqyer babait të saj. Sinjali mëson se e mitura nuk ka pasur shenja të dukshme të dhunës dhe lidhur me rastin është…

Lexo më Shumë