Author: Hamdi Kumanova

Hulumtimi i fundit i publikuar i IRL (Investigative Reporting Lab) është objekt i një hetimi të një prej klinikave private më të mëdha në vend dhe pronarit të saj, doktor Zhan Mitrev shkruan dailyzonews.com transmeton Tetovasot. Ky hulumtim bazohet në 24 raportime të qytetarëve nga Maqedonia dhe Kosova që janë hetuar dhe verifikuar për më shumë se 22 muaj. Hulumtimi ndjek rrugën dhe metodologjinë e funksionimit të një prej mjekëve më të paguar në vend. Nëse metoda e hemofiltrimit që u tarifua nga tre deri në pesë mijë euro në klinikën e Zhan Mitrev u miratua për trajtimin e Covid-it…

Lexo më Shumë

Nga sot fillon pagesa e dy tarifave të reja, Preod dhe Kadrifakovë, në autostradën Miladinovci – Shtip. Ndërmarrja publike e rrugëve shtetërore njoftoi se në pikat e pagesës do të funksionojë sistemi elektronik i tarifave. Dy korsitë e para do të jenë për automjetet që përdorin pajisjen elektronike M-tag, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për pagesa me para në dorë. Lista e çmimeve sipas kategorive të automjeteve: TRANZICIONI Kategoria 1A – 40 denarë Kategoria 1B – 70 denarë Kategoria 2 – 100 denarë Kategoria 3 – 180 denarë Kategoria 4 – 270 denarë KADRIFAKOVË Kategoria 1A – 30 denarë…

Lexo më Shumë

Prej dje filloi asimilimi i Maqedonisë sipas modelit bullgar, gënjeshtrat të cilat me javë i plasuan Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq dje dolën në sipërfaqe. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurta, thonë nga VMRO-DPMNE. “Me nënshkrimin e Protokollit të djeshëm mes Maqedonisë dhe Bullgarisë edhe zyrtarisht, çështjet bilaterale mes dy shteteve u bënë kusht në negociatat e Maqedonisë me Bashkimin Evropian. Ndryshimi i librave, ndryshimi i historisë, mosnjohja e gjuhës dhe identitetit maqedonas, si dhe fshirja e kulturës janë tradhtitë të cilat i nënshkroi dje Bujar Osmani në emër të tradhtarit Dimitar Kovaçevski. Konfirmim zyrtar për këto çështje erdhi edhe nga…

Lexo më Shumë

Në periudhën prej vitit 2017 deri në korrik të vitit 2022, me rikonstruim të plotë apo të pjesshëm të 75 objekteve të MPB-së në mbarë shtetin, në të gjitha SPB-të, për herë të parë në historinë e MPB-së zbatuam masa për rritje të efikasitetit energjetik, për çka nga buxheti i MPB-së u investuan 458.330.439 denarë, shkroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk. “Aksionin e gjelbër të cilin në këto disa vite e zbaton kjo kryesi e MPB-së, është mu në drejtim të prioriteteve qeveritare për transformim të planit energjetik dhe ka për qëllim…

Lexo më Shumë

Artan Grubi, zëvendëskryeministri i parë në qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka shkruar se në fund të vitit të kaluar ka paralajmëruar për iniciativën franceze, transmeton Almakos. “ Në fund të vitit të kaluar, akoma pa nisur e pa u ditur gjë, në mediat e vendit pata paralajmëruar një iniciativë franceze për të zhbllokuar rrugëtimin tonë të integrimit për në BE duke ofruar një zgjidhje të pranueshme të kontestit tonë me Bullgarinë. Asokohe këto deklarata, blloku politik opozitar i llogarisnin si propagandë politike, madje me përqeshje i cilësuan si diçka e pamundur, si halucinacion, përfshirë…

Lexo më Shumë

Dragan Kovacki, deputet i VMRO-DPMNE-së i ka reaguar kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në lidhje me deklaratën e tij për kryetarin e VMRO-së, Hristian Mickovski se nuk paska qenë Zelenski nga Ukraina, transmeton Almakos. “ Ali mundohet të jetë shakaxhi, edhe jep mendimin se kryetari Mickoski nuk paska qënë Zelenski nga Ukraina. Nuk e di saktë, por me duket se atë status ia ka shkruar çiraku i tij Artan Grubi, të ulur së bashku në tavolinën ngjitur me kutinë elektrike në Zajaz ku shihet se Aliu  vjedh rrymë nga EVN-ja teksa ndan këshilla “të mëdhaja”për të tjerët. Pas kësaj,…

Lexo më Shumë

Deklarata e Zëvendës kryetarit të parë të Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi me rastin e Miratimit të Informacionit me propozim konkluzat në bazë të Propozimit të Bashkimit Europian për fillimin e bisedimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian: Projekt pas projekti, sfidë pas sfide, zgjidhje të të gjitha çështjeve nga kjo shumicë progresive, euroamerikane, e guximshme dhe vizionare. Pritjes shumëvjeçare për të nisur ecjen drejt familjes së madhe europiane sot i erdhi fundi. Sfidave të nisura viteve të fundit sot ju dhamë fund! Kemi shtruar trasën e duhur si…

Lexo më Shumë

Dje në ora 11.08 është raportuar se në Makedonski Brod, në lokacionin “Dolna ricka”, S.S.(65) nga Kumanova gjatë kryerjes së punëve ndërtimore, gjegjësisht duke drejtuar eskavatorin, ka rënë në luginë dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Nga ana e mjekut është deklaruar vdekja e personit. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga Stacioni Policor Makedonski Brod. Sipas urdhërit të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka mirëpritur vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për përkrahjen e propozimit francez, të cilin e miratuan me 68 vota pro. Miratimi i propozimit do të thotë debllokim i rrugës evropiane për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe zgjidhje e çështjeve të hapura ndër vite me shtetin e Bullgarisë. Çitaku, me anë të një postimi në Twitter, ka përkujtuar, siç e cilësoi ajo, përvojën e hidhur të Kosovës me çështjen e mosliberalizimit të vizave, teksa ka shpresuar se Bashkimi Evropian do t’i mbajë premtimet. “Parlamenti i Maqedonisë së Veriut sapo…

Lexo më Shumë

Nga Edi Rama Më në fund… Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian s’kanë më asnjë pengesë! Parlamenti i Maqedonisë së Veriut sapo ia ka ndezur dritën jeshile propozimit të fundit francez. Pengmarrja absurde e Shqipërisë ka marrë fund. U deshën plot 3 vite të stërmundimshme nga vendimmarrja e Këshillit Europian për t’i hapur rrugë negociatave, që vargmali i pengesave artificiale të ngritura përpara Shqipërisë të rrafshohet tërësisht. 3 vite të tëra top futbolli nëpër fushat e interesave të politikës së brendshme të vendeve anëtare – pa harruar edhe xhagajdurët e mëmëdheut, grata e non grata, që tërë këto…

Lexo më Shumë

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka reaguar pasi parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi sot propozimin francez. Borrell shkruan se ky është një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. “Në Maqedoninë e Veriut, Parlamenti ka votuar. Në favor të hapjes së negociatave për anëtarësim, në favor të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane. Një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në momentet kur ne duhet të qëndrojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta”, shkruan Borrel në Twitter.

Lexo më Shumë