Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski deklaroi sot se dikasteri që ai drejton gjatë kësaj jave do të filloj me përgatitjet për ndryshime dhe plotësime të Kodit Zgjedhor. “Gjatë kësaj jave të gjitha partive politike dhe palëve tjera do tu dërgohet thirrje për takim. Si ministri e Drejtësisë, dëshirojmë që të jemi transparent dhe inkluziv dhe t’i implementojmë të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet që janë dhënë në zgjedhjet e fundit. Dëshirojmë që ndryshimet ti miratojmë 6 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme”, tha Nikolla Tupançevski, ministër i Drejtësisë.
Author: Hamdi Kumanova
Shpenzimet e familjeve shqiptare për blerjen e produkteve bazë të shportës, si bukë, vaj, bulmet dhe sheqer janë rritur me ritme dyshifrore në prill nga 14 deri në 24 për qind, duke ushtruar presion të lartë sidomos tek buxhetet e familjeve të varfra. INSTAT raportoi se ritmet e rritjes së çmimit të bukës u intensifikuan më tej gjatë prillit, teksa çmimet ishin 16.7% më të larta se prillin e kaluar. Rritjen më të lartë e pësoi çmimi i vajit, i cili muajin e kaluar ishte 24.2 për qind më e i lartë se vjet në prill. Pas vajit rritja më…
“Deputetët e VMRO-DPMNE-së që bojkotojnë dhe bllokojnë Kuvendin nuk duhet të paguhen nga qytetarët për mosveprimin e tyre dhe sjelljen e tyre destruktive. Duhet menjëherë të heqin dorë nga të gjitha privilegjet, të dhurojnë pagat dhe të mos përdorin telefonat e punës, udhëtimet dhe gjithçka që u takon, sepse nuk e meritojnë”, thonë nga partia në pushtet LSDM, pasi sot zyrtarisht filloi afati i bllokadës së paralajmëruar të kuvendit nga VMRO-DPMNE. Nga LSDM thonë se papërgjegjësia dhe bindja partiake ndaj liderit Mickoski do të jetë e vetmja gjë që do ta kujtojë këtë përbërje parlamentare të VMRO-DPMNE-së, por nuk duhet…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti për “Klan Debat” tha se bllokadat, bojkotet, sabotazhet në proceset demokratike me demokraci të përparuar nuk kanë vend tek ne. “Bllokadat, bojkotet, sabotazhet në proceset demokratike me demokraci të përparuar nuk kanë vend tek ne dhe mendoj se ky paralajmërim i OBRM-PDUKM për bllokadë të Parlamentit nuk i bën mirë shëndetit të partisë së tyre, sepse nuk mbështetet nga asnjë vend demokratik nga vendet ku ne pretendojm të jemi bashkë atje, në këto procese përparësi i jepet vizionit”, ka thënë Ahmeti duke pyetur se cili është vizioni dhe qëllimi i tyre me…
Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski në paraqitjen e mbrëmshme në televizionin “Sitel” bëri të ditur se aktualisht janë duke punuar në një ribalancim të Buxhetit, i cili do të përfshijë shkurtime shtesë prej 100 milionë eurosh në shpenzime joproduktive. “Do të ketë një shkurtim shtesë prej 100 milionë euro të kostove joproduktive, të cilat nuk duhet të bëhen këtë vit, përveç asaj që u bë me shkurtimin 8% të shpenzimeve në vitin e kaluar dhe masat shtesë të bëra në 100 ditët e para nga Qeveria për kufizimin e shpenzimeve”, theksoi Kovaçevski. Ai shtoi se është planifikuar që deri në…
Edhe pse Qeveria është zgjedhur që nga janari i këtij viti, deri më tani opinioni nuk ka pasur informacion për pagat e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ekipit të tij ministror. Kështu, nga ueb-faqja e Qeverisë mësohet se kryeministri Dimitar Kovaçevski merr pagë gjithsej 88.260 denarë apo mbi 1400 euro, ku baza është 78.896 denarë, shkruan portali Faktor. Kjo pagë është vetëm pak më e lartë se ajo e ish-kryeministrit Zoran Zaev, i cili sipas të dhënave të publikuara më herët nga Qeveria ka marrë 87.913 denarë. Menjëherë pas Kovaçevskit, sipas shumës së të hyrave, pason ministri i Punëve të Brendshme,…
Komuna e Tetovës dyshon për keqpërdorime të shumta në Gjimnazin e qytetit. Siç mësojnë mediat revizioni i brendshëm i komunës ka konstatuar lëshime të shumta të punës së drejtoreshës së gjimnazit Teuta Lalla. Në këtë institucion punët ndërtimore janë realizuar pa kontratë paraprake, ndërkohë edhe furnizimi me materiale ndërtimore prej rreth 300 mijë denarësh është kryer në mënyrën e njëjtë. Ndërkohë përzgjedhja e operatorit ekonomik për realizimin e punëve ndërtimore është bërë pa u dorëzuar garanci bankare nga i njëjti. Në raportin e revizionit gjithashtu theksohet se nuk është formuar komision për furnizimin me naftë, përkatësisht për sasinë të cilën…
Masat kufizuese për mbrojtjen nga Covid-19 nuk do të zbatohen më në çerdhe, njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e rregullt të 42-të i pranoi propozimet e Shtabit të Përgjithshëm Koordinues të Krizave të përcaktuara sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive. Në përputhje me këto propozime, Qeveria miratoi një konkluzion sipas të cilit të gjitha masat kufizuese pushojnë së zbatuari, përveç mbajtjes së detyrueshme të maskave mbrojtëse në objektet e kujdesit shëndetësor, farmacitë dhe ambientet e kujdesit për të rritur dhe persona me aftësi të kufizuara. Prandaj, Ministria…
Kopshti Zoologjik edhe këtë vit është një nga vendet më të frekuentuara në Shkup, ku këtë fundjavë kishte numër rekord vizitash me mbi 14.000 vizitorë. Qyteti i Shkupit dhe IP “Kopshti Zoologjik” në vazhdimësi punojnë në përmirësimin e kushteve të habitateve, ndërsa vizitat rekord janë edhe një inkurajim për vazhdimin e aktiviteteve për vendosjen e standardeve të reja të cilësisë dhe mirëqenies më të madhe të kafshëve. Këtë fundjavë kishte mbi 14.000 vizita dhe mund të thuhet me krenari se kjo ishte fundjava më e vizituar deri më tani. “U bëjmë thirrje vizitorëve të Kopshtin Zoologjik për sjellje të ndërgjegjshme,…
Një pjesë e të punësuarve në shërbimet amë tashmë dy javë janë në grevë për rroga më të larta. Por, një pjesë prej tyre, siç thonë nga Sindikata, ata që janë me marrëveshje në vepër, punojnë. “Unë them publikisht se derisa punëtori nuk merr marrëveshje për punësim të rregullt, kryen vepër penale. Andaj, apeloj deri te kolegët që të mos bien pre presioneve se mund të punojnë. Ekipi ynë i juristëve thotë se kategoria e këtillë e të punësuarve nuk kanë të drejtë që të nënshkruajnë akte për shkak se këto janë dokumente të besueshme dhe të klasifikuara“, tha Marjan…
Ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski, para publikimit të rishikimit të buxhetit tha se fondet nga arka e ministrisë që ai drejton, jo vetëm që nuk do të shkurtohen, por do të kërkojë edhe pesë milionë euro për ndërtimin e gazsjellësve. Paratë e investuara në infrastrukturë, thotë Boçvarski, janë përfitim i shumëfishtë jo vetëm për ekonominë, por edhe për shoqërinë. “Ne do të kërkojmë 300 milionë denarë shtesë për ndërtimin shtesë të gazsjellësit. Sepse atje do të kemi një procedurë tjetër për interkonektorin me Greqinë, në një kohë krize energjetike”, tha Blagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve. Fillimi i…
Në Zhitoshë të Prilepit prezantohen dhjetëra programe studimore për maturantët që do t’i vijojnë studimet deridiplomike në Universitetin e Tetovës në vitin akademik 2022/2023.

