Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri Dimitar Kovaçevski edhe sot komentoi deklaratat e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për takim liderësh, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se takimi në fjalë nuk do të organizohet nën kërcënime dhe shantazhe, ndërkaq thekson se në të njëjtin duhet të bisedohet për gjëra që prekin qytetarët, e jo për zgjedhje. “Mund të ketë takim liderësh, por për çështje që janë strategjike, për çështje që nënkuptojnë jetë më të mirë për qytetarët dhe që kanë të bëjnë për përballimin e krizës energjetike. Mirëpo, takim liderësh, i bazuar në shantazhe dhe kërcënime, ndërsa e shoh kryetarin e VMRO DPMNE-së duke numëruar mbrapsht…

Lexo më Shumë

QYTETARËT ME ALTERNATIVA TJERA TRANSPORTI Vetëm cicërimat e pëllumbave dëgjohen në stacionin hekurudhor në Shkup. Shumica e qytetarëve gjejnë alternativa tjera për transport.  QYTETAR  “Jo nuk udhëtojmë shpesh por për shkak fëmijëve, te motra po shkojmë në Veles”.  Dy trenat për Kërçovë dhe Koçanë janë prishur. E për këtë drejtori i Hekurudhave Mukebir Palloshi thotë: MUKEBIR PALLOSHI DREJTOR I HEKURUDHAVE  “Askush nuk mund ta parasheh se sa kohë i duhet për me i riparu, janë duke punuar intenzivisht dhe e kemi prioritet”.  Voziten katër lokomotiva të reja dhe gjashtë të vjetra. Me dritare të thyera e në gjendje të mjerueshme…

Lexo më Shumë

Maqedonia është thellësisht e ndarë në klasa në bazë të të ardhurave. Nga njëra anë ka një numër të vogël njerëzish që zotërojnë prona dhe pasuri të mëdha, dhe nga ana tjetër ka një numër të madh njerëzish që mezi kalojnë muajin. Varfëria në vend mund të zhduket vetëm përmes ndryshimeve strukturore, çrrënjosjes së korrupsionit, ekonomisë gri dhe taksave më të larta për të pasurit, thotë ish-profesori i sociologjisë, Ilija Aceski, shkruan Alsat. “Ne jemi një nga vendet ku përqindja që zotëron pjesën më të madhe të pasurisë në Maqedoni është shumë e vogël, duhet bërë diçka në periudhën e…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje në rrugën “Uashington” në Shkup është arrestuar 22-vjeçari A.M. nga Shkupi. I njëjti është kapur duke vozitur një automjet i cili ka qenë i raportuar si i vjedhur. “Në momentin e arrestimit ai ka qenë duke vozitur automjetin për ngarkim “Mercedes Vito” me targa të Shkupit, në pronësi të S.T. (67) nga Shkupi, për të cilin me datë 06.05.2002 ka raportuar se i është marrë. Automjeti i është kthyer pronarit. Pas masave të marra, janë gjetur edhe sendet që ndodheshin në automjet, të cilat A.M. ua shiti disa personave. Edhe gjësendet i…

Lexo më Shumë

Dialogu strategjik që vendi e fillon më 2 qershor me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është zëvendësim i anëtarësimit në Bashkimin Evropian, thanë sot ambasadorja e SHBA-së në vend Kate Byrnes dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Partneriteti strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë është diçka që ka filluar shumë vite më parë. Me dialogun, përfaqësuesit e dy qeverive do të ulen në tryezë dhe do të përcaktohen dhe diskutohen fushat e bashkëpunimit. Maqedonia e Veriut e ka përmbushur detyrën e saj për anëtarësim në BE dhe ne besojmë se ajo duhet të bëhet anëtare sa më…

Lexo më Shumë

Në qendër të vendbanimit të Draçevës qëndron gurë themeli i simbolit fetar ortodoks. Kryqi 63,5 metra i lartë ka marr dritë jeshile nga Këshilli Komunal i Kisella Vodës dhe që nga marsi kanë nisur punimet, shkruan Alsat. Qytetarët thonë se objektet fetare janë të fundit që ka nevojë kjo shoqëri. Sipas tyre kjo zonë me rreth 100 mijë banorë ka shumë mungesa që do të ishin plotësuar me ato 150 mijë euro sa ka kushtuar kryqi. “Më mirë ishte në ndërtohet ndonjë shkollë se me ndreq një kryq. Më mirë do të ishte një shkollë, nuk jam as politikan por…

Lexo më Shumë

Shpallja e Joakim Krçovskit “pishtar i parë i Maqedonisë” është akt antihistorik dhe nuk përputhet me të vërtetën”, pohon hisloriani bullgar Plamen Pavlov. Në një intervistë për BGNES, Pavlov tha se vetë Krçovski ka thënë se ka shkruar në gjuhën më të thjeshtë bullgare për të qenë më i kuptueshëm për njerëzit, duke ikur nga të ashtuquajturat, normë e vjetër bullgare. “E gjithë puna e tij dhe e gjithë jeta e tij tregon se ai është arsimtar bullgar. Vetë Manastiri i Osogovës, nga ana tjetër, ka qenë gjithmonë qendra e spirttuaktetit bullgar jo vetëm në rajonin e Kriva Pallankës, por…

Lexo më Shumë

Bajram Limani, vrasësi i Xhemail Rexhepit – komandant Shqiponjës, është i pakapshëm për organet e rendit për të vujatur dënimin me burg prej 7 vitesh. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut në faqen zyrtare të saj njofton se për Limanin ka shpallur tashmë fletarrest ndërkombëtarë. Limani, vrasësi i komandant Shqiponjës në vitin 2017 në procesin gjyqosr që u zhvillua në gjykatën e Kumanovës u dënua me 7 vjet burg e 3 muaj heqje lirie, edhe atë 5 vjet për vrasje dhe 2 vjet e 3 muaj për armëmbajtje pa leje. Në Po të njejtin rast gjykata dënoi me 3 vjet…

Lexo më Shumë

Është e papërgjegjshme bojkotimi i Kuvendit, në kohë lufte dhe krize, në kohën kur çmimet e energjisë janë vazhdimisht në rritje, kur nuk mund të sigurohet transporti i drithit në Ukrainë, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski për takimin e liderëve me kryetarin e opozitës Hristijan Mickoski. Kryeministri tha se me kërcënime dhe shantazhe nuk do të ketë takim të liderëve. Vetëm për tema me rëndësi strategjike të dy mund të ulen në tryezë. “Në kushte të tilla, të kërkosh zgjedhje të parakohshme është e papërgjegjshme dhe është për qëllime politike. Mund të ketë një takim të liderëve për çështje strategjike dhe…

Lexo më Shumë

Kërkesat e shtetasve kosovarë të dënuar në rastin “Lagja e Trimave” akoma janë duke u proceduar në Ministrinë e Drejtësisë. Nuk dihet kur pritet komunikimi zyrtar i dikasterit të Drejtësisë me autoritete kosovare, veprim ky i cili duhet të rezulton me marrëveshje mes dy vendeve. Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu thotë se procedura është akoma në fazën e komunikimit ndërinstitucional brenda vendit, shkruan Alsat. “Sigurisht që është një procedurë e stërrngarkuar. Do të duhet të duhet të komunikohen institucionet brenda vendit tonë, pastaj të dërgohet në shtetin e Kosovës dhe gjithçka do të varet nga marrëveshja që duhet arritur mes…

Lexo më Shumë

Babë e bir në komunën e Shtimes kanë hasur në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin për blerjen e një veture. Djali ka kanosur verbalisht babain e tij pasi nuk kanë rënë dakord për blerjen e një veture dhe me urdhër të prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje. Njoftimi i policisë: Shtime 07.05.2022-23:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar, babanë e tij rreth blerjes së një veture e kishte kanosur verbalisht atë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në mesnatë policia e rajonit të Shkupit ka kryer kontrolle në disa lokale, ku janë gjetur substanca narkotike, me çka janë arrestuar 12 persona. “Përkatësisht, tek M. J. (24) nga Prilepi, A.S. (23) nga Shkupi, S.L. (48) nga Shkupi, K.T. (24) nga Velesi, B.S. (25) nga Shkupi, P. R. (23) nga Shkupi, T.V. (24) nga Shkupi dhe S.J. (33) nga Shkupi, është gjetur lëndë pluhuri e bardhë, ndërsa tek M.K. (26) nga Shkupi, N.N. (22) nga Manastiri, A.B. (26) nga Shkupi dhe A.B. (25) nga Shkupi është gjetur marihuanë”, thuhet në njoftimin e…

Lexo më Shumë