Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov para takimit të sotëm me MASh tha se presin rezultate pozitive nga negociatat për kërkesat në arsim. Nedellkov thotë se po afrohen qëndrimet me çka sipas tij pritet përfundimisht të gjendet zgjidhje pozitive. “Optimizmi ekziston në të dyja palët. Sigurisht që nuk mund të gjendet një zgjidhje ideale, por ka vend për një zgjidhje të përshtatshme që do të kënaqë të dyja palët. Mbetet për t’u parë me çfarë rezultatesh do të dalim sot. Na kanë mbetur edhe pak ditë, por ka gjasa që sot të ketë sinjale pozitive për zgjidhje përfundimtare”, tha Nedelkov.

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Biytyqi ka bërë të ditur sot se tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) për energjinë elektrike do të mbetet pesë për qind deri në fund të vitit. “Në këtë moment po bëhen të gjitha përllogaritjet për ndryshimin e tarifës dhe tarifës për përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike. Sigurisht, kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve do të mbrohen nga modeli i ri tarifor. Ata që janë më të pambrojtur do të paguajnë më pak – kjo mund të mos nënkuptojë rritje, por ulje të tarifës për më të prekurit. Modelin do ta shohim së…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar dje A.M. (22), D.J. (44) dhe një të mitur, të gjithë nga Shkupi, pas një grabitjeje në muzeun “Nënë Tereza”. Grabitësit në ora 11:25 në Shtëpinë përkujtimore në rrugën “Maqedonia” ka marrë para nga arka pasi e ka kërcënuar me thikë punonjësin. “Të tre janë dërguar në stacion policor, paratë e konfiskuara janë gjetur dhe i janë kthyer të dëmtuarit. Rasti është raportuar në Prokurorinë Publike dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të bëhet procedimi përkatës”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.221 teste, ndërsa janë regjistruar 89 raste të reja me COVID-19. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 87 pacientë të shëruar nga COVID-19. Një person i vdekur nga Shkupi (85 vjeç) është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit. Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, ka ndërruar jetë edhe një person nga Shkupi (70 vjeç) më 30.04.2022. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 310.684, numri i të shëruarve është 300.761, numri…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë ditës së sotme ka deklaruar se partnerët e koalicionit qeverisës nuk planifikojnë takim liderësh ku do të diskutohej për zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi sipas tij vendin e presin muaj të vështirë si pasojë e krizës globale në ekonomi dhe energjetikë. “Në agjendë një takim i tillë kemi treguar tashmë edhe si parti politike, por edhe partnerët e koalicionit thanë se një takim i tillë nuk duhet të mbahet sepse një kërkesë e tillë vjen në kushte të krizës më të madhe energjetike dhe ekonomike në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, kemi para dimrin më…

Lexo më Shumë

Ministria e Financave vazhdon aktivitetet për zhvillimin e sistemit të menaxhimit të financave publike. Programi i parë për reformën e menaxhimit të financave publike u miratua para katër viteve dhe sot u mbajt dialogu për politikat lidhur me Draft programin e ri, së bashku me të gjithë partnerët relevantë – BE, institucionet ndërkombëtare, si FMN-ja, Banka Botërore, UNDP-ja dhe të tjerë, USAID-i, ambasadat, organizatat civile, komuniteti akademik. Programi për reformën e menaxhimit të financave publike është dokument strategjik për zhvillimin e sistemit të menaxhimit të financave publike. Reformat kanë filluar në periudhën paraprake katërvjeçare (2018-2022) ndërsa draft programi i ri…

Lexo më Shumë

Të mos i rezistosh kësaj qeverie është shkatërrim, e jo tentim për rrëzim të pushtetit, ka thënë në një intervistë për “Makfax” ish-deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski. Për bllokadat e deritanishme në Kuvend dhe për hapat e mëtutjeshëm të paralajmëruar të OBRM-PDUKM-së, Dimovski thotë se metoda e zgjedhur nga opozita është plotësisht korrekte, edhe pse, siç paralajmëroi, ndonjëherë mund të duket agresive. Ai shtoi se nuk ka asnjë njoftim për takim të liderëve mes Kovaçevskit dhe Mickoskit. “Nuk ka njoftim për një kontakt të tillë”, tha ai. Duke vlerësuar qëndrimin e kryeministrit aktual Dimitar Kovaçevski ndaj opozitës VMRO-DPMNE, Dimovski thotë:…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i është përgjigjur “këshillave patriotike” të Mickoskit, përcjell TV21. Kovaçevski tha se partnerët e koalicionit aktual qeverisës nuk planifikojnë takim liderësh ku do të diskutohej për zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi sipas tij vendin e presin muaj të vështirë si pasojë e krizës globale në ekonomi dhe energjetikë. “Në agjendë një takim i tillë kemi treguar tashmë edhe si parti politike, por edhe partnerët e koalicionit thanë se një takim i tillë nuk duhet të mbahet sepse një kërkesë e tillë vjen në kushte të krizës më të madhe energjetike dhe ekonomike në Evropë pas Luftës së…

Lexo më Shumë

Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi i ka quajtur nacionaliste dhe në funksion të politikës ditore, deklaratat e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili ditë më parë tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare “për të mos lejuar që në Reçicë të Vogël të krijohet e ardhmja”. Mickoski u shpreh i sigurtë që do t’i fitojë 61 deputetë duke lënë të kuptohet përjashtimin e BDI-së nga Qeveria e ardhshme. Mirëpo, Ademi në një prononcim për gazetën LAJM, tha se nuk ka forcë politike në Maqedoninë e Veriut që mund ta margjinalizojë BDI-në. “Bëhet…

Lexo më Shumë

Anëtarët e Komisionit Kundër Korrupsionit në seancën e sotme kërkuan llogari nga Prokuroria Publike, përkatësisht çdo vendim që do të merret të njoftohet dhe të dihet se çfarë po ndodh me nismat e tyre. Ata kërkojnë nga Prokuroria Publik që t’i përgjigjet Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) nëse dhe si është vepruar dhe jo vetëm se do të veprohet në lidhje me iniciativat e tyre. Lidhur me këtë, kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, informoi se me Prokurorinë Publike është duke u përgatitur memorandum bashkëpunimi, i cili do të kërkojë që ata të njoftohen për iniciativat e tyre. Në…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një gostivaras pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij. “Me datë 12.05.2022 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Gostivar kanë arrestuar personin N.B. Pasi që është raportuar se rreth orës 14:40 ka sulmuar fizikisht gruan e tij 43-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nuk pajtohet të miratojë ndryshime ligjore që do të mundësojnë që e diela të jetë ditë pune në qendrat turistike. Zgjidhja aktuale ligjore që është në fuqi, thonë nga LSM, është miratuar me dialog, dhe ajo mundëson punë të dielave në kushte të caktuara. “Me ndryshimet ligjore, LSM dhe partnerët social i dhanë mundësinë dyqaneve apo kioskave të specializuara në vendet turistike që të punojnë në kushte të parapara me ligj, është paraparë edhe mundësia e punës në qendra tregtare, stenda dhe kioska gjatë ngjarjeve sportive, festivaleve, panaireve, eventeve e të ngjashme, ndërsa është paraparë…

Lexo më Shumë