Author: Hamdi Kumanova

Deri në vitin 2050, Maqedonia do të humbasë rreth 11 për qind të popullsisë së saj aktuale, nëse vazhdon trendi aktual i reduktimit të popullsisë, raporton portali Visual Capitalist, duke duke u thirrur në të dhënat nga Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore, transmeton Portalb.mk. Maqedonia është e 18-ta në listën e 20 vendeve me rënien më të madhe të parashikuar të popullsisë në dekadat e ardhshme. Sipas të dhënave, popullsia në vend do të zvogëlohet për 10,9 për qind, gjegjësisht në Maqedoni do të jetojnë afro 200 mijë banorë më pak se sot. Nga ana tjetër, Shqipëria ndodhet në vendin e 10-të, e cila në…

Lexo më Shumë

Këshilli i Qytetit të Shkupit ka miratuar sot vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për transportin me auto-taksi të udhëtarëve në zonën e qytetit të Shkupit, shkruan InfoShqip. Tarifa 1: Fillimi i transportit – 40 denarë, për çdo kilometër të kaluar – 25 denarë dhe për pritje në vend për 1 orë – 300 denarë; Tarifa 2: Fillimi i transportit – 50 denarë, për çdo kilometër të kaluar – 30 denarë dhe për pritje në vend për 1 orë – 420 denarë; Tarifa 3: Fillimi i transportit – 60 denarë, për çdo kilometër të kaluar – 35 denarë dhe…

Lexo më Shumë

Rrëmujë edhe sot para sporteleve të MPB-së ku lëshohen pasaporta, letërnjoftime, patentë shoferi, por edhe shtetësi. Qytetarët edhe në temperatura ekstreme vijnë në sportele për të përtëritur dokumentet që kanë skaduar. Disa nga qytetarët u ankuan se nuk mund të caktonin termin për marrje të pasaportës. Kjo vjen si pasojë e ardhjes së mërgimtarëve ku shumica e tyre nuk mund të presin gjatë dhe detyrohen të paguajnë nxjerjen e pasaportave me procedurë të shpejtë, madje disa qytetarë ankohen se edhe pse po paguajnë ata detyrohen të presin nga 3 deri në 4 orë për marrjen e dokumenteve personale. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Variantet e reja të virusit korona regjistrohen edhe në vendin tonë. Sipas metodës se sekuencionimit të Institutit të shëndetit publik, 35 raste u evidentuan të variantit të Omicron BA.4 dhe BA.5. Nëse gjatë kësaj periudhe të vapës së verës keni pasur temperaturë, bark qitje, kollë e thatë me shumë gjasë kemi qenë të prekur nga këto dy nën variante të Omicron. Kreu i Institutit, Shaban Mehmeti tha se dy variantet janë kryesisht me simptome të lehta, por bën thirrje për kujdese gjatë frekuentimit për sezonin veror. “Manifestimet klinike janë kryesisht të lehta, paraqitja e nën varianteve të Omicron është shprehur…

Lexo më Shumë

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat, Stojançe Angellov, u bën thirrje krerëve të komunave që gjatë një zjarri eventual të përdorin resurset lokale, më pas ato të komunave fqinje, dhe nëse edhe këto nuk janë të mjaftueshme, atëherë të kërkojnë ndihmë nga institucionet e tjera në nivel qendrore. Ai theksoi si vendi është i gatshëm të ballafaqohet me sukses nëse paraqitet një ose dy zjarre, por nëse paraqiten dhjetëra njëkohësisht atëherë mund të paraqitet problem. “Ne për momentin në dispozicion kemi dy helikopterë të armatës, një të policisë dhe një avion të drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, të ashtuquajtur…

Lexo më Shumë

PUNKTI PËR TË PASTREHË ME SOS LINJË TELEFONIKE Zejno Veseloviqi, thotë se, që në moshën 18 vjeçare është në rrugë dhe i pastrehë. Për shkak të jetës së vështirë kishte bërë përpjekje qe t`i jep fund edhe jetës. Shenjat në trup e dëshmojnë këtë, raporton Klan M. “Unë kam vite në rrugë, që në moshën 18-vjeçare, i prerë, i djegur, shiko, i sëmurë mendor, fle atje të godasin, fle atje të ndjekin” – Zejno Veseloviq, i pastrehë -Përse i ke këto shenja? I vura flakën vetes, vendosa të vdisja. Zejno është ndihmuar nga koordinatorët e këtij punkti, angazhohet në punë,…

Lexo më Shumë

Përmes kontrolleve dhe masave preventive Sektori për Punë të Brendshme – Strugë do të punojë në parandalimin e të shtënave nga armë zjarri në ahengje familjare, përdorim të paautorizuar të fishekzjarrëve dhe përdorim të mjeteve piroteknike në dasma dhe ahengje të tjera. Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski sot informoi se të gjitha aktivitetet e këtilla ilegale do të sanksionohen në mënyrë adekuate me parashtrim të paraqitjeve adekuate kundërvajtëse dhe penale. Të shtënat, sqaroi, janë në kundërshtim me Ligjin për shkelje të rendit dhe qetësisë publike, ndërsa gjoba në të holla për lloj të këtillë të kundërvajtjes është prej 200…

Lexo më Shumë

Oda e Mjekëve të Maqedonisë me një njoftim publik theksojnë se nuk mund të merret në konsideratë heqja e licencës për punë në klinikën “Zhan Mitrev”, sepse siç thonë ata, e vetmja bazë për këtë do të ishte vendimi i gjykatës për mënyrën e trajtimit pacientët nga Covid-19. Nga atje thonë se sipas Ligjit për kujdesin shëndetësor kanë kompetencë që t’ua lëshojnë, rinovojnë, zgjasin dhe heqin licencën për të punuar për mjekët e mjekësisë, por se për këtë fillimisht duhet vendim nga gjykata. “Kur bëhet fjalë për profesionalizmin e mjekut, ligji parashikon heqjen e përkohshme dhe të përhershme të licencës,…

Lexo më Shumë

Përderisa skandalet s’kanë të ndalur për Klinikën Zhan Mitrev, dikush tjetër ka ndalur hapin, pacientët. Gjatë javës observuam ambientet e jashtme të spitalit privat. Disa pacientë nuk deshën të flasin, por prapa kamerës thonë se kanë ardhur për të marrë terapitë nga intervenimet e mëparshme apo për të bërë ekzaminimet që tani më veç se i kanë paguar. “Disa ditë pas skandalit në Klinikën ‘Zhan Mitrev’ siç po duket parkingu është gjysmë i zbrazët dhe shumë pacientë thonë që kanë anuluar edhe terminët e tyre, nga frika se nuk ndihen të sigurte”. Nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor thonë se vetëm…

Lexo më Shumë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka ritakuar deputetin e Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. Ahmeti i uroi suksese për të qenë zë i fuqishëm i shqiptarëve në parlamentin serb. Me deputetin e Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, z. Shaip Kamberi u ritakuam për të diskutuar rreth rëndësisë së përfaqësimit parlamentar të shqiptarëve të Luginës, për peripecitë dhe obstruksionet që u deshtën tejkaluar për realizimin e kësaj kauze demokratike. E përgëzova z. Kamberin për këmbëngulësinë e treguar dhe i urova shumë suksese në mandatin e ri për të qenë zëri i…

Lexo më Shumë

Është caktuar seanca e Komisionit kuvendor për Politikë të Jashtme në të cilën 5 kandidatë për ambasadorë do të duhet të prezantojnë tezat e tyre, përcjell TV21. Në faqen e Kuvendit është publikuar dokumenti ku lexohet se Kryetari i Komisionit, Antonio Milloshovski, e ka caktuar seancën për nesër, 26 korrik, në orën 10:30. Por para se ata të flasin para komisionit, në rend dite janë disa pika të tjera, siç është propozimligji për ratifikimin e Protokollit që lidhet me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Pas këtyre dy pikave, duhet të nis prezantimi i platformës së aktiviteteve diplomatike nga…

Lexo më Shumë