Shefi i diplomacisë së Portugalisë, Zhoao Gomes Kravinjo, nuk pret që marrëveshjet dypalëshe me Bullgarinë t’u lënë hapësirë vendeve të tjera që ta bllokojnë rrugën drejt BE-së. Këtë e deklaroi në takimin me homologun e tij, Bujar Osmani. Ministri Kravinjo qëndron për vizitë në vendin tonë për të shkëmbyer mendime për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. “Çështja dypalëshe për të cilën në mënyrë intensive bisedojnë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria është rrumbullakosur me Konferencën Ndërqeveritare më 19 korrik. Nuk pres kjo çështje sërish të ngrihet. Nuk shoh asnjë arsye pse të ngrihet sërish çështja e njëjtë.…
Author: Hamdi Kumanova
Naçe Çulev nuk ka marrë dorëheqje nga Agjencia për Inteligjencë, ai është suspenduar nga puna që nga 8 qershori 2022, thuhet në përgjigjen e Agjencisë në pyetjen e MIA-së lidhur me njoftimin e sotëm të ish-ministrit teknik të Punëve të Brendshme dhe ish-drejtorit të Agjencisë, që pas 25 vitesh shërbimi nuk është më pjesë e sistemit të sigurisë. “Më 8 qershor 2022, Naqe Çulev është suspenduar nga puna. Shkak i pezullimit është bërë vendimi i marrë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, i cili rregullon çështjet që lidhen me certifikatën e sigurisë. Nace Çulev deri më tani nuk…
Kryeprokurori i shtetit Lubomir Jovevski vendos nëse ka pasur apo jo parregullsi në punën e Prokurorisë së Vilma Ruskoskës gjatë bastisjes në Drejtorinë e Policisë Financiare. Një situatë e tillë erdhi pasi drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, ka dorëzuar parashtresë tek Joveski, në të cilën ka deklaruar se ka pasur lëshime në urdhrin për bastisje nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar në zyrat e Policisë Financiare. Joveski do të konstatojë nëse ka pasur parregullsi në veprimet e prokurorëve dhe hetuesve, siç akuzon Muaremi, por nga Prokuroria për televizionin Alsat thonë se është ende herët për vendim. Alsat…
Vendet anëtare të “Ballkanit të Hapur” janë bërë bashkë për të hartuar një plan konkret veprimi, për t’i paraprirë përshkallëzimit të efekteve negative që po jep lufta në Ukrainë. Maqedonia e Veriut është angazhuar se do të lejojë eksportet e grurit mes vendeve, ndërsa Serbia do të heqë tavanet e eksporteve të produkteve bazë ushqimore. Sa I përket bizneseve, do të ndalohet rishitja në tregje të tjera të grurit, vajit misrit etj. Tre zëvendëskryeministrat e Shqipërisë Maqedonisë dhe Serbisë kanë rënë dakord që mund të bashkojnë forcat edhe në një plan veprimi për sektorin e energjisë me qëllim uljen e…
Vera është një periudhë e planifikimit të pushimeve, si dhe krijimit të planeve të reja. Por këtë vit, vera është periudhë e mirë për kursim! Vendimi për të kursyer gjatë verës bëhet edhe më i lehtë me fushatën promocionale të ProCredit Bank deri më 31 gusht 2022 – Normë fikse 2% për depozita të afatizuara në denarë për dy vjet: Norma e interesit fikse dhe e garantuar deri në fund të periudhës së depozitimit të afatizuar; Pagesa e interesit në nivel mujor; Mundësi për afatizim online të depozitës, pa vizituar filialet e bankës. Zhvillimi dhe investimi në shprehinë…
Sot në selinë e BDI-së në Tetovë, kryetari i partisë Ali Ahmeti ka pritur publicistin nga Kosova, Veton Surroi. Bisedë e takimit ishin ndodhitë e rajonit, orientimi pro-perëndimor dhe përgjegjësitë drejt së ardhmes europiane të dy vendeve. Ky është statusi i plotë i kryetarit të BDI-së: Mirëprita sot në takim publicistin e mirënjohur nga Kosova, Veton Surroin me të cilin bashkëbiseduam mbi momentumin politik në të cilin ndodhet rajoni, rëndësinë e ruajtjes së orientimit properëndimor të vendeve tona dhe përgjegjësitë e së ardhmes europiane. Diskutuam bashkë edhe mbi perspektivën progresive që do të krijojë rrumbullakësimi i projekteve të ndërlidhjes më…
Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njofton se në 24 orët e fundit janë realizuar 2.100 testime për Kovid 19 nga ku janë diagnostifikuar 957 raste të reja prej të cilëve 210 janë riinfektime. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 616 pacientë, ndërsa jetën e kanë humbur dy pacientë në kushte spitalore. Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vend janë bërë 2.110.711 testime për Kovid-19. Numri i përgjithshshëm i të diagnostifikuarve në vend shënon 324.382, numri i pacientëve të shëruar është 310.377, numri i personave që kanë humbur jetën…
Vaksinimi vazhdon, por me interesim të ulët. Në Poliklinikën e Bukureshtit në Shkup, pika e vaksinimit funksionon vetëm në turnin e dytë, por qytetarët në pikë të verës nuk e kanë prioritet imunizimin. Aty prezent ishte vetëm stafi, të cilët na thanë se gjatë muajit korrik nuk kanë dhënë as 100 doza të para. “Ora 14:00 dhe posa ka filluar turni i dytë këtu në Poliklinikën e Bukureshtit, por siç po duket qytetarë nuk ka të interesuar për vaksinimi. Megjithëse ka filluar edhe dhënia e dozës së katër sërish qytetarët hezitojnë të vijnë dhe të imunizohen kundër kovidit”, raporton Adnan…
Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia bashkërisht sigurojnë ushqime dhe energji elektrike për qytetarët e saj në prag të dimrit, i cili sipas autoriteteve do të jetë teje i rëndë. Në ditën e dytë të takimit të “Ballkanit të Hapur” që mbahet në Tiranë ka vazhduar puna e grupeve ndërqeveritare dhe odave ekonomike të vendeve anëtare të nismës, duke e vendosur theksin te menaxhimi dhe reagimi i shpejtë ndaj katastrofave dhe fatkeqësive, mungesës së ushqimeve dhe krizës energjetike. Qeveria e Shkupit ka njoftuar se në kushte të krizës botërore ekonomike dhe energjetike, lidhja rajonale me qëllim me qëllim të sigurimit…
Deputeti dhe lideri i së majtës, Dimitar Apasiev, pyet në Facebook se pse nuk ka para për kopshte dhe klinika, por ka para për anëtarësim në NATO, që na kushton 300 milionë euro në vit, transmeton InfoShqip. “300 milionë euro në vit për NATO-n! Dhe pastaj nuk kishte asgjë për kopshte, zjarrfikëse dhe ambulanca… Epo, asgjë. Çfarë është e çuditshme këtu!? #Natofundamentalizëm”, ka shkruar Apasiev në Facebook./
Policia dje ka arrestuar një person i cili po transportonte imigrantë nga India. “Më 25.07.2022 në orën 21:40 në rrugën “Miqësia” nga vendkalimin kufitar “Tabanoc” drejt Kumanovës policia nga stacioni policor “Sopot” kanë arrestuar O.B.(29) nga fshati Crven Bregovi nga Negotina. Ai është kapur me një veturë “Alfa Romeo” me targa të Kavadarit në të cilën kishte edhe gjashtë imigrantë nga India. Vetura është konfiskuara, ndërsa imigrantët janë dërguar në qendrën tranzitore. O.B. është dërguar në stacionin policor në Kumanovë për procedurë të mëtejshme”, njoftojnë nga MPB.
Një 40-vjeçar është plagosur mbrëmë nga një plumb qorr në Zhelinë të Tetovës. Siç informon policia e Tetovës, për shkak të plagëve, ai ka kërkuar ndihmë mjekësore. “Me datë 25.07.2022 në ora 21:30 në njësinë policore Grupçin, E.R. (40) nga fshati Zhelinë e Tetovës, ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij në fshat është plagosur në krah nga një “plumb qorr” e nga një arme zjarri. Ai është transferuar në Spitalin klinik të Tetovës, ku ka pranuar trajtim mjekësor. Është kryer inspektimi nga ekipi i SPB Tetovë dhe po punohet për zbardhjen e rastit”, thuhet në…

