Me një helikopter ushtarak dhe një policie po shuhet zjarri në Krivolak, i cili është më i madhi nga tre zjarre aktivë në vend. Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, mëngjesin e sotëm, tha se magazinat ushtarake janë në mënyrë shtesë të siguruara dhe të mbrojtura. Ai njoftoi edhe për zjarret e tjera.
“Zjarri i dytë është zjarr i ri që e kemi vërejtur gjatë kohës së mbikqyrjes me helikopter dhe ndodhet në fshatin Kalugjerica në afërsi të magjistrales Radovish – Strumicë, ku është prekur pylli i dushkut dhe ka pasur mundësi zgjerimi, por falë ndërhyrjes së shpejtë të NjTZ Radovish zjarri është vënë nën kontroll”, njoftoi Angelov në Facebook.



