Elektranat e Maqedonisë së Veriut dhe Kompania Energjetike e Kosovës – KEK, filluan bashkëpunim të përforcuar për tejkalim më të lehtë të krizës energjetike dhe të situatave me sezonin e ardhshëm të ngrohjes. Në takimin u shqyrtuan mundësitë se si qymyri nga Kosova të shfrytëzohet në termocentralet në Maqedoninë e Veriut, si dhe mundësia për mbështetje të ndërsjellë mes dy sistemeve. Në takim morën pjesë Bordi Drejtues i EMV dhe drejtori i përgjithshëm, Vasko Kovaçevski si dhe drejtori i përgjithshëm i KEK-ut Nagip Krasniqi dhe këshilltari në ministrinë e Ekonomisë së Kosovës, Milot Kelmendi. U konkludua se grupet e punës…
Author: Hamdi Kumanova
Enti shtetëror për revizion në raportin nga revizioni i kryer sipas raporteve financiare dhe revizionit për vitin 2020 në ndërmarrjen “Radiotelevizioni i Maqedonisë – Shkup”, ka shfaqur mosbesim në vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura. Gjendjet kyçe të konstatuara – nuk janë miratuar aktet strategjike, planifikuese, programore dhe nënligjore; – dispozita të pasakta në aktin për sistematizimin e një pjesës së kërkesave dhe përshkrimit të detyrave të punës dhe akteve të pa harmonizuara për llogaritjen e pagave me dispozitat ligjore në fuqi; – nuk është vendosur njësia për revizionin…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në një dalje për media, bëri të ditur se përcaktimi i Qeverisë po bëhet realitet, duke theksuar se për katër vite janë dhënë mbi 50 milionë euro vetëm përmes miratimit të Ligjit për mbështetje financiare për kompanitë vendore. “Për katër vite janë dhënë mbi 50 milionë euro vetëm përmes miratimit të Ligjit për mbështetje financiare për kompanitë vendore. Paraprakisht nuk ka qenë as mbi 5 milionë euro. Duke pasur parasyshë që vetëm Fondi për Inovacion kishte buxhet vjetor nga 1 milion euro. Këtu nuk janë përfshirë kompanitë që janë financuar nga Fondi për Inovacion dhe…
Këto ditët e fundit, eksponentë të qeverisë aktuale, kryetari i KRRE si dhe drejtori gjeneral i Elektranave të Maqedonisë së Veriut, janë shumë të zëshëm në mjetet e informimit të opinionin publik, duke na kujtuar që do të ballafaqohemi me një dimër të vështirë lidhur me furnizimin me energjinë elektrike dhe me gaz, por njëkohësisht nga ana tjetër na premtojnë se pavarësisht vështirësive nuk do të kemi kufizime. Ky qëndrim me kalimin e kohës mund të ndryshojë, pra do të shohim se a do të realizohet apo jo, pasi po të njëjtët eksponentë trumbetonin e dërdëllisën me muaj të tërë…
Gjithnjë e më shumë njerëz nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së shkojnë për të punuar në Gjermani. Viza pune në vend kanë marrë 13.5 mijë punëtorë me pasaporta të Maqedonisë së Veriut, shkruan “Deutsche Welle”. Numri i punëtorëve në Gjermani nga vendet jo anëtare të BE-së është trefishuar në 10 vitet e fundit. Të dhënat e fundit nga Enti federal i Statistikave tregojnë se në fund të vitit 2021, 295.000 shtetas të vendeve të treta kanë marrë leje qëndrimi të përkohshme për qëllime pune në Gjermani. Kjo përbën një plus prej 226% krahasuar me vitin 2011. Përqindja më…
Ish ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki në “Click21” tha se nuk e sheh si tragjike futjen e bullgarëve në Kushtetutë. Ai thotë se padrejtësia më e madhe te ne po bëhet ndaj kroatëve, të cilët na kanë përfshirë në Kushtetutën e tyre, ndërsa te ne nuk i gëzojnë këto privilegje. “Unë personalisht nuk e konsideroj tragjedi. Personalisht unë mendoj se ne si shtet e kemi përkufizuar veten se sigurojmë të drejta të caktuara për të gjithë, nuk ka arsye për të përjashtuar asnjë nga kjo dhe ka shembuj shumë më flagrante se ai me bullgarët, shembull në Kroaci…
Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sot deklaroi se autoritetet kanë regjistruar rritje të rasteve me Covid-19 në vend, përcjell TV21. Sali tha se përkundër rritjes së rasteve të reja, sistemi shëndetësorë nuk është i ngarkuar, respektivisht nëpër klinikat infketive ka më pak se 100 persona të shtruar. “Ne vërejmë rritje të përditshme të numrit të të infektuarve të rinj në shtet, Shkupi ende është vatër, respektivisht zonë e kuqe, zonë e kuqe sa i përket të infektuarve të rinj, po në aspektin e ngarkesës së sistemit, ende jemi në zonën e verdhë”, deklaroi mes tjerash Sali.
Në gjithë territorin e qytetit të Shkupit dje policia ka shqiptuar 133 masa, njoftojnë nga MPB. “22 masa janë shqiptuar për motoçiklistët, 15 për tejkalim të shpejtësisë, nëntë për parakalim të paligjshëm, shtatë masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit, gjashtë masa për kalim në semafor të mbyllur, gjashtë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara…”, njoftojnë nga MPB.
Të punësuarit në fabrikën e automjeteve hekurudhore “Veles” më saktë “Kolska” sot bashkë me Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë kanë protestuar para Drejtorisë së të Ardhurave Publike, përcjell TV21. Përfaqësuesit e fabrikës thonë se në kushte të këtilla fabrika do të duhet të shkojë drejt mbylljes ndërsa kjo do të paraqet shpenzime shtesë për shtetin, ata shprehin revoltën e tyre ndaj DAP për shkak të bllokimit të xhirollogarisë së fabrikës, si dhe ndaj Qeverisë dhe Ministrisë kompetente të Transportit dhe Lidhjeve për moszgjidhjen e statusit të kësaj kompanie shtetërore prej vitesh. “Dje LSM e ka paraqitur shtetin deri tek Inspektorati…
Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 31-vjeçarin D.M. nga Probishtipi, përcjell TV21. I njëjti dyshohet se ka mashtruar gratë derisa ishte në lidhje dashurie me ta, respektivisht ka kryer vjedhje dhe mashtrim ndaj tyre. “Ai dyshohet se në periudhën nga maji deri në korrik të këtij viti, pasi ka takuar dy gra nga Manastiri në rrjetin social Facebook dhe ka nisur lidhje dashurie me to, njërës prej tyre i ka kryer vjedhje, ndërsa tjetrën e ka mashtruar për shumë prej 6.500 euro dhe 72.000 denarë, e cila është raportuar më 27.07.2022”, njofton MPB. Nga MPB bëjnë të ditur se…
Kryeministri i Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez Perez – Kastehon të dielën vjen për vizitë zyrtare njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pritet që ai në Shkup të ketë takime me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe me presidentin Stevo Pendarovski. Vizita në Maqedoninë e Veriut është pjesë e turneut të Sançezit në vendet e Ballkanit Perëndimor, që i përfshin edhe Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë. Zyra e kryeministrit spanjoll tha se Sançezi do të inkurajojë të gjitha vendet e Ballkanit që të zbatojnë reformat e nevojshme që do tu mundësojnë atyre të përshpejtojnë anëtarësimin e tyre…
Lideri në tregun e naftës dhe derivateve të naftës, “Makpetroll”, i cili këtë vit shënon 75 vjet nga themelimi, e rinovoi dhe modernizoi plotësisht pompën e benzinës në Dibër. Me një investim prej mbi 40 milionë denarë, kjo pompë do t’i plotësojë edhe më shumë nevojat e ardhshme të banorëve vendas, por edhe të udhëtarëve që tranzitojnë në këtë pjesë të vendit. – Vendosmëria jonë gjatë shtatë e gjysmë dekadave të kaluara ka qenë investim i vazhdueshëm në kapacitetet ekzistuese si dhe në kapacitetet e reja. Njëkohësisht, vazhdimisht jemi në rrjedhë me zhvillimin global të tregut të naftës dhe derivateve…

