KSHZ përmbylli listën zgjedhore për zgjedhjet e pjsshme lokale në komunat Qendër Zhupë dhe Mavrovë – Rostushë, si dhe për zgjedhjen e përbërjes së re të Këshillit të Komunës së Tetovës dhe tashmë janë informuar Komisionet Komunale Zgjedhore për numrin e përgjithshëm të qytetarëve të cilët do të votojnë me 20 gusht. “Për zgjedhjet lokale komunën në Qendër Zhupë numri i përgthshëm i votuesëve të regjistruar në listën zgjedhore është 7,154 votues, prej tyre në regjistrin e fundit gjithsej 309 votues janë regjistruar të jenë personat të cilët ndodhen me punë të përkohëshme jashtë vendit dhe 1 tjetër i cili…
Author: Hamdi Kumanova
Bartësi i listës së Alternativës, Faton Selami sot së bashku me kandidatët për këshilltarë, deputetin Hysni Ismaili dhe kryetarin e degës së Alternativës në Tetovë, Dritan Bexheti kanë vazhduar me aktivitetet për prezantimin e programit të partisë së tyre për zgjedhjet e parakohshme lokale për anëtarë të këshillit komunal në Tetovë që do të mbahen më 20 Gusht, përcjellë Top24
Para pak çastesh në rrugën Gjorçe Petrov ka ndodhur nje aksident trafiku. Nuk raportohet për viktima eventuale por vetëm për dëme materiale. Sipas informatave të para që kanë arritur ne redaksinë e tv Klan M thuhet se dy vetura janë përfshirë në aksident. Policia menjherë ka dal në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit./KlanMacedonia/
Me datë 03.08.2022 në ora 18:40 në rrugën “JNA” në Gostivar, zyrtarë policorë të Stacionit Policor Gostivar kanë privuar nga liria perosnin A.Gj. (41) nga Gostivari pasi rreth orës 17:05 me motrën e tij B.Gj. në shtëpi kanë sulmuar fizikisht gruan e tij 25-vjeçare. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do t’i nënshtrohet parashtresa përkatëse.Ts
Ministria e Financave filloi me ridizajnimin e sistemit tatimor në vend. Procesi i reformave gjithëpërfshirëse tatimore, synon të sigurojë sistem tatimor të drejtë, efikas, transparent dhe bashkëkohor, i cili do të bazohet në teknologji dixhitale bashkëkohore dhe inovacione në tatimim, ndërsa do të jetë në funksion të rritjes ekonomike të përshpejtuar, inkluzive dhe të qëndrueshme. Sot, ministri i Financave, Fatmir Besimi, së bashku me drejtoreshën e DAP-it, Sanja Llukarevska dhe drejtoreshën e Drejtorisë Doganore, Sllavica Kutirov, prezantuam Propozim konceptin e reformave tatimore para komunitetit të biznesit. Në këtë takim, morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha shoqatave të odave ekonomike në…
“LETRA E RUSKOVSKËS NDAJ AMBASADAVE E PANEVOJSHME” Ndaj përplasjes mes kryeprokurores për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe drejtorit të Policisë Financiare, ka reaguar edhe Shoqata e Prokurorëve Publik të Maqedonisë së Veriut. Nga kjo shoqatë e kanë quajtur të paarsyeshme letrën e Ruskovskës drejtuar ambasadave, ndërsa pretendojnë se ajo nuk ka qenë e penguar të zhvillojë hetime për lëndët që janë nën kompetenca të saj. Shoqata e Prokurorëve Publik të Maqedonisë së Veriut ka reaguar ndaj letrës së hapur të prokurores Vilma Ruskovska, që ia drejtoi mbrëmë ambasadave të huaja dhe organizatave ndërkombëtare. Sipas kësaj shoqatës, veprimi i Ruskovskës…
Lidhja e sindikatave të Maqedonisë konsideron se Qeveria i lë punëtorët dhe qytetarët që të kujdesen vet për veten e tyre ashtu siç dinë dhe dinë në krizën post-covid, ekonomike, energjitike dhe ushtarake me të cilën po përballen. Qeveria në periudhën e kaluar nuk i ka dëgjuar nevojat e punëtorëve dhe qytetarëve të saj dhe në vend që të ndikojë drejtpërdrejt në standardin e punëtorëve dhe qytetarëve me masa në kohë dhe të synuara, në vend të rritjes së pagave, ajo refuzon të rrisë, gjegjësisht të harmonizojë pagat e punonjësve të saj dhe në këtë krizë ekonomike dhe energjetike i…
Vetëm disa ditë pas protestave që pushtuan bulevardet kryesore në Shkup, si dhe pas konferencës ndërqeveritare politike në Bruksel, aktivitetet politike kanë pushuar pothuajse plotësisht, shkruan Alsat. Deputetë, ministra, funksionarë dhe eksponentë të tjerë politik shfrytëzojnë gushtin për pushime. “Në pushim është edhe Kuvendi. Deputetët gjatë gjithë muajit gusht nuk do të kenë seanca plenare dhe nuk do të kenë seanca të komisioneve, ashtu siç ndodh zakonisht vit për vit. Megjithatë, në punën e tyre të zakonshme pritet të kthehen në fillim të muajit shtator. Edhe pse nuk ka për momentin të organizuara protesta ashtu siç ishim mësuar të shohim…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.890 testime për COVID-19, ndërsa 844 raste të reja. Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë, ndërsa janë shëruar 815. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2,123,580 testime për COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 330.016, numri i të shëruarve është 316.490, numri i të vdekurve është 9.387, ndërsa numri i rasteve aktive deri sot (4 gusht) është 4.139.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) kërkon reagim të menjëhershëm nga komuna e Sarajit në lidhje me incidentin e djeshëm me ekipin e TV Alsat në fshatin Svilarre e Epërme ku ata u penguan të filmonin nga banorët e fshatit në fjalë. “Dje në mesditë ekipi i televizionit Alsat i përbërë nga Melihate Rustemi (gazetare) dhe Bojan Kostovski (kameraman) janë penguar të kryejnë punën e tyre. Ekipi ka mbërritur në fshatin Svillare e Epërme (komuna e Sarajit) pas informacioneve të marra paraprakisht se banorët nuk kanë ujë të pijshëm. Pas disa minutash xhirime, është shfaqur një person me rroba civile,…
Mot shumë i nxehtë me ngritje të temperaturave ditore do të vazhdojë nesër dhe të shtunën. Temperaturat e mëngjesit nesër do të lëvizin nga 11 deri në 20 gradë, ndërsa ato të ditës nga 28 deri në 38 gradë, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Nga e diela në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë zhvillim të paqëndrueshmërisë lokale me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Të dielën do të fryjë erë e fortë verilindore e cila do të shkaktojë që temperatura të ulet nga 2 deri në 4 gradë, informojnë nga DPHM-ja.
Maqedonia e Veriut e ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka edhe zyrtarisht i ka filluar negociatat për anëtarësim në Union. Pas konferencës së parë ndërqeveritare, Komisioni Evropian menjëherë e ka filluar edhe procesin e skriningut, i cili përmban 35 kapituj. Telegrafi Maqedoni do t’iu informojë për përmbajtjen e secilit kapitull nëpër të cilët duhet të kalojë Maqedonia e Veriut. Politikat e BE-së synojnë të ruajnë dhe ta zhvillojnë më tej Unionin si një zonë lirie, sigurie dhe drejtësie. Për çështje të tilla si kontrolli kufitar, vizat, migrimi i jashtëm, azili, bashkëpunimi policor, lufta kundër krimit të…

