Author: Hamdi Kumanova

Shefja e kabinetit politik të kryeministrit bullgar, Kiril Petkov, Lena Borislavova, pas këshillit të jashtëzakonshëm të koalicionit të mbrëmshëm ku u diskutua për marrëdhëniet me Maqedoninë, tha se pjesëmarrësit ranë dakord se është më e rëndësishme që Bullgaria të ketë një konsensus të gjerë për këtë çështje, gjë që konfirmoi qëndrimin e të gjithë qeverisë se kjo temë duhet të kalojë domosdoshmërisht nga Kuvendin kombëtar. Sipas korrespondentit të Agjencionit Informativ të Maqedonisë, Borislavova tha se diplomatët në Ministrinë e Jashtme bullgare do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë aktive dhe të përpiqen të mbrojnë interesin bullgar. Takimi në ndërtesën e…

Lexo më Shumë

“Politika energjetike e LSDM-së dhe BDI-së është e barabartë me një katastrofë energjetike, për shkak të kësaj katastrofe pason një rritje e re e çmimit të energjisë elektrike”, thuhet në një komunikatë të mëngjesit të sotëm nga VMRO-DPMNE opozitare. Partia komenton se reduktimi i prodhimit vendas të energjisë elektrike është rekord i ulët në vitet e fundit dhe është arsyeja e faturave të mëdha të energjisë elektrike të qytetarëve, komunave dhe ekonomisë. VMRO-DPMNE paralajmëroi se “menaxhimi katastrofik i krizës energjetike do të sjellë fatura edhe më të larta që do t’i paguajnë qytetarët në periudhën e ardhshme”. “Qeveria e LSDM-së…

Lexo më Shumë

Nën ndikimin e motit me lagështi, gjatë fundjavës e shtunë – e dielë, moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë i paqëndrueshëm. Meteorologët parashohin reshje të rrëmbyeshme shiu, shtrëngata dhe erë të fortë. Në vende të caktuara procesi i prishjes së motit do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, që pritet të zgjasin për një kohë të shkurtër por me një sasi më e madhe, erëra të forta mbi 70 km/h dhe breshër. Temperatura ditore do të ulet me disa gradë. Mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, do të…

Lexo më Shumë

Në tremujorin e parë të vitit 2022 në vend janë regjistruar 4009 lindje, duke krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku numri i tyre është rritur për 2,9%, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave. Në tremujorin e parë të këtij viti kanë vdekur 7427 persona, prej tyre 12 foshnje, që është një rritje prej 7,2% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021. Shtesa natyrore është -3 418, që do të thotë se për kaq shumë njerëz numri i lindjeve është më i ulët se numri i vdekjeve. Në këtë tremujor janë lidhur 2468 martesa…

Lexo më Shumë

Nuk ka asgjë të re në temën e Maqedonisë që mund të ndryshojë qëndrimin aktual të Partisë Socialiste Bullgare, tha sot koordinatori i Grupit Parlamentar të Socialistëve në Kuvendin e Bullgarisë, Georgi Svilenski. Ai theksoi se e vetmja gjë që mund të ndryshojë qëndrimin e PSB-së është zbatimi i Marrëveshjes së Miqësisë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë nga viti 2017, gjë që, sipas tij, në këtë fazë nuk është kështu. Sipas Svilenskit, mbledhja e Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare për marrëdhëniet me vendin është një ide e mirë dhe nuk ka asnjë problem në mbajtjen e saj, sepse sa më shumë…

Lexo më Shumë

Në takimin që kishte kryetari z. Bexheti me rektorin prof. D-r Ace Milenkovski si dhe përfaqësues tjerë pranë UTMSH nënshkruajtën memorandum bashkëpunimi me të cilin u dakorduan që bashkëpunimi të zhvillohet në disa sfera edhe atë: • Partneritet në aplikimin e projekteve që janë me interes të përbashkët, • Realizim i praktikumit për studentë, • Organizim i eventeve me interes të përbashkët, • Përmirësim i kapaciteteve të të punësuarve në komunën me realizim të trajnimeve, punëtorive dhe seminareve, • Përkrahje e ekspertëve nga Universiteti për turizëm dhe menaxhment në Shkup në fushën e ndërtimit dhe krijimit të brendeve atraktive turistike…

Lexo më Shumë

Kur bëhet fjalë për zhvillimin ekonomik të Dibrës një domethënie të madhe ka edhe përfundimi i rrugës nga Dibra drejt Kërçovës. Odat ekonomike që veprojnë në Dibër, biznesi lokal por edhe komuna vlerësojnë se me përfundimin e kësaj rruge faktikisht hapen shtigjet e reja për zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik të komunës Dibër. Lidhja e Dibrës me Kërçovën është një lidhje strategjike por të cilën ka përkrahje edhe nga Qeveria. Ndërtimi i kësaj rruge edhe sipas qeveritarëve pritet të përfundojë gjatë vitit të ardhshëm. Zyrtarisht për këtë rrugë kanë dhënë informata edhe përfaqësuesit e lart të Qeverisë. Rruga e Arbërit…

Lexo më Shumë

Sot në Shkup është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve dhe Lidhjes së Shqiptarëve në Botë, të përfaqësuar nga drejtori prof.dr. Skender Asani dhe kryetari Nazmi Jakurti, me zotimet se të dyja institucionet do të angazhohen së bashku për të zgjeruar dhe forcuar marrëdhëniet e tyre me interes të përgjithshëm kulturor e kombëtar. Ky memorandum bashkëpunimi vjen në kohën kur ITSHKSH po intensifikon angazhimet në planin shkencor e kulturor, sidomos në zgjerimin e bashkpunimit kombëtar e ndërkombëtar. Për rrjedhojë ITShKSh dhe Lidhja e Shqiptarëve në Botë, do të angazhohen bashkërisht për…

Lexo më Shumë

Kemi shpresa të larta se më në fund do të fillojnë negociatat e Bashkimit Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe kjo gjatë kryesimit francez me BE-në, deklaroi sot euroambasadori në vend, David Geer në konferencën “Votat bullgare për Evropën”, që mbahet në pres klubin kombëtar të BTA-së në Shkup. Geer para pjesëmarrësve në konferencë, e cila është pjesë e debateve në Konferencën për ardhmërinë e Evropës, theksoi se institucionet e BE-së janë fuqimisht të përkushtuar në avancimin e procesit të zgjerimit me vendet nga Ballkani Perëndimor dhe theksoi se jashtëzakonisht i vlerësojnë përpjekjet që i kanë bërë të…

Lexo më Shumë

MICKOSKI: XHAFERI NUK ËSHTË NAIV, PRAPA PRIMITIVIZMIT KA QËLLIME Kryeministri dhe Lideri I LSDM-së, Dimitar Kovacevski, u ka bërë thirrje deputetëve socialdemokrat që të votojnë sipas bindjeve të tyre në interepelancën për Kryeparlamentarin Talat Xhaferi. Seaca mbahet më 6 Qershor. Ndërkohë, kreu I opozitës Mickoski, thotë se sjelljet e Xhaferit kanë për qëllim të shkaktohet ndonjë incident, raporton KlanMacedonia. Kreu i socialdemokratëve u bën thirrje deputëve të LSDM-së që në seancën për interpelancën ndaj Kryeparlamentarit, Talat Xhaferi të votojnë sipas bindjeve të tyre. Ai thekson se ata duhet vetë të vlerësojnë nëse Talat Xhaferi e ka shkelur ose jo kodin…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1.062 testime për coronavirus, dhe janë regjistruar 109 raste të reja me COVID-19. Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë rast vdekje me COVID-19. Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 91 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV shkon në 311.701, prej të cilëve 301.819 janë shëruar, ndërsa 9.300 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (27 maj) është 582./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Industria e Mishit paralajmëron se çmimi i produkteve të mishit pas 6 qershorit mund të rritet deri në 20%, nëse Qeveria nuk vazhdon edhe për 6 muaj masën e cila parashikon zero për qind doganë për 50 për qind të sasive të importuara të mishit, shkruan Alsat. Industria e mishit kërkon nga Qeveria që të lirojë ata nga detyrimet doganore, sepse sipas tyre masat që zbatohen nuk krijojnë kushte të barabarta për bizneset në vend. “Prodhimet e gatshme nga jashtë hyjnë në vend më zero doganë, ndërsa kur ato produkte prodhohen tek ne, gjate furnizimit me lëndën e parë kanë…

Lexo më Shumë