Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, konsideron se akuzat ndërmjet kryetares së Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska dhe drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi, kanë efekt të dëmshëm në besimin qytetar tek institucionet. “Kjo i shkakton dëm qytetarëve sepse humbet besimi në institucione dhe kushdo që mban ndonjë post duhet të mbajë përgjegjësi etike, morale… Institucionet nuk mund të lejohen të shpërbëhen nga askush dhe të gjithë duhet të qëndrojnë të vendosur për këtë, sepse nëse humbet besimi në institucione, atëherë është problemi më i madh. Pra, duhet të mendojmë pse…
Author: Hamdi Kumanova
Afrohen tek fontanat me ujë të bollshëm, për të bërë fotografi, por me vete mbajnë shishe me ujë që kanë blerë nëpër dyqane.. Ky është fati i qytetarëve të Shkupit dhe problem me të cilin ballafaqohen edhe turistët e huaj. Nga njëra anë kemi shumë fontana, që u ndërtuan si pjesë e projektit Shkupi 2014, e që shërbejnë vetëm për pamje, por nga ana tjetër në sheshin e kryeqytetit mungojnë shatërvanët për ujë të pijshëm, nga ku qytetarët mund të furnizoheshin me ujë falas. “Duhet të ketë më shumë shatërvanë për ujë të pijshëm se sa vetëm për t’i shikuar.…
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe drejtori i Drejtorisë së Mjedisit Jetësor Hisen Xhemaili sot vizituan lokacionin në komunën e Zhelinës, ku ka filluar të ndërtohet rrjeti dytësor i ujësjellësit për kyçjen e banorëve për fshatin Merovë. Vlera e përgjithshme e projektit është 5.637.230,00 denarë, prej të cilave 5 milionë denarë janë siguruar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përmes Programit për Menaxhimin e Ujërave për vitin 2022. Kjo është faza e parë e projektit që duhet të pasohet me projektin nga programa e ujrave për 2023 për kaptiminin e ujit dhe që do të mundësoj…
LEUTRIMI NGA TETOVA BIZNESIN E MBAN GJALLË NË STRUGË, GJATË SEZONIT TË VERËS Leutrimi nga Tetova në sezonin e verës është gjithmonë në Strugë, jo për të kaluar pushimet por për të shitur instrumentin folklorik shqiptar çifteli, të cilin Leutrimi për tv KlanM thotë se e prodhon vetë. Përveç instrumentit muzikor çifteli, ai shet edhe plisa, flamuj me shqiponjë dhe disa sende të tjera kombëtare, po ashtu thotë se me shitjen e tyre mban edhe familjen e tij. – Punë e mbarë, si je? – Mirë faleminderit, ju si jeni? – Shet gjëra kombëtare. – Po, po prezantoj traditën tonë – Puna po shkon mirë,…
Hamdi Nuhiju Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ose Alemdar Pollat qysh e kanë dëshirë me thirrë tetovarët, pak para nisjes së kampanjës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme lokale të 20 gushtit organizoi një mori aktivitetesh kulturore. Në kampanjë ka nisur edhe të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi edhe me organizata të ndryshme kulturore dhe akademike që duan pak hapësirë publicitare. Me para dhe buxhet të komunës në të cilin kontribuojnë qytetarët që nuk kanë bindje politike të njëjtë me Billi Kid, Kasami të gjitha këto organizime i adresoi në konto të kampanjës zgjedhore të Lëvizjes Besa. Rastësi në këtë botë…
Fillimi i fushatës zgjedhore në Tetovë për zgjedhjet e 20 gushtit, dhe premtimet e partive politike që pothuajse aspak nuk dallojnë nga ato të zgjedhjeve të shkuara për Komunën e Tetovës, nga një pjesë e banorëve nuk priten aspak mirë. Partitë përsërisin gjithnjë të njëjtat premtime, ujë, gjelbërim, rrugë, pastërti dhe rregull urbanistik dhe në komunikacion. Por, sipas banorëve, partitë që deri tani kanë drejtuar komunën, asnjëherë nuk dhanë llogari se përse deri më tani nuk i realizuan premtimet e tyre më herët. “24 vjet s`bënë asgjë, është turp i madh më të dalin sërish dhe të premtojnë nëpër fushata.…
LSDM: PO RRISIM PAGAT – VMRO DPMNE: EKONOMIA NË KOLAPS Përmisimi I standarit ekonomik mbetet prioritet I kësaj Qeverie, thonë nga LSDM. Sipas tyre edhe në kohën e krizës ekonomike botërore Qeveria vazhdon të rris pagat. Dhe në këto kushte pagat vazhdojnë të rriten. Paga mesatare për muajin maj është 31.407 denarë, që është për 9,4 për qind më e lartë se në vitin 2021. Nga muaji i ardhshëm do të ketë rritje të pagave në arsim, mbrojtje të fëmijëve, polici dhe mbrojtje, deklaroi Bogdanka Kuzevska nga LSDM. Ndërsa nga opozitarja VMRO-DPMNE akuzojnë partinë në pushtet se për shkak të…
Në Maqedoninë e Veriut gjatë këtij viti janë djegur 733 hektarë pyje dhe kullota nga shpërthimi i 69 vatrave të zjarrit. Dëmi material llogaritet se kap vlerën e rreth 700 mijë eurove. Në bazë të të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, si pasojë e zjarreve në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar u dogjën 11 mijë e 420 hektarë pyje nga më shumë se 140 vatra zjarri të regjistruara, të cilat asgjësuan më shumë se 482 mijë metër kub dru. Për dy dekada janë djegur më se 50 për qind e pyjeve Kirill Arsovski, biolog i cili drejton…
Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se më datën 05.08.2022 nëpunës policorë të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare “Veri” i kanë gjetur dhe arrestuar A.H.(20), H.A.(22), I.A.(40) dhe M.M.(18), të gjithë nga Pakistani. Ata janë kërkuar me urdhërarrest prej policisë së Republikës së Greqisë për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer veprën penale “vrasje”. Në ora 22:00 personat i janë dorëzuar nëpunësve polcorë të Pikë Kalimit Kufitar “Evzoni”.
BISERA KOSTADINOVSKA: MBËSHTES MENDIMIN DHE SHPREHJEN E LIRË Opozitarja VMRO-DPMNE këkron dorëheqje nga Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska për shkak të deklaratës së saj se “autorët në vend duhet të krijojnë në lidhje me tema më të ndritshme” në mënyrë që të plotësohen kushtet e Bullgarisë fqinje gjatë negociatave aderuese të vendit me Bashkimin Evropian”. “Ministre që turpërohet dhe e cenzuron kulturës e saj duhet të japë dorëheqje”, thekson zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski. Ministrja Kostadinovska sqaron: lirinë e artistëve nuk mund ta kufizojë askush. Duke e vlerësuar si skandaloze deklaratën e Ministres së Kulturës, opozitarja VMRO-DPMNE thotë se partia…
“Mickoski po urdhëron anketa fituese, të rrejshme, për të mbajtur vendin e tij në Pallatin e Bardhë, pasi çdo përpjekje për ta bllokuar dhe destabilizuar vendin, dështoi”, reagon LSDM. Reagimi nga partia në pushtet vjen pasi sot disa media publikuan një anketë për rritje të besueshmërisë së qytetaëve ndaj politikës së partisë opozitare, VMRO-DPMNE. “Hristijan Mickoski përjetoi një debakli me gënjeshtrat dhe shkatërrimet e tij, me përpjekjet e tij për të destabilizuar vendin me skenarë të përgjakshëm dhe për ta ndalur atë në rrugën evropiane. Sot ai është i izoluar dhe i vetmuar, përveç të majtës proruse të Dimitar Apasiev,…
Kalaja e Qytetit të Shkupit është një nga atraksionet më të mëdha për turistët që vizitojnë vendin tonë, të cilët presin me padurim të shohin atë që ka mbetur nga muret e ndërtuara mijëra vite më parë. Мegjithatë ajo që i pret brenda sipërfaqes se kalasë është zhgënjyese. Pavarësisht pamjes madhështore që i jep kryeqytetit, kalaja e qytetit të Shkupit duket se është harruar nga institucionet, pasi bari këtu duket se ka arritur pothuajse në gjysme metri, por edhe mbeturina ka gjithandej. Turistëve u është krijuar përshtypja se askujt nuk i intereson për këtë objekt historik dhe kulturorë të vendit.…

