VMRO-DPMNE-ja në konferencën për media të zëdhënësit partiak ka publikuar një video-xhirim të kamerave të sigurisë, që sic thonë nga opozita, është marrë nga rrjetet sociale. Bëhet fjalë për incidentin në Çair, ku sipas zëdhënësit Stoilkovski, është I implikuar edhe një zyrtar I lartë I Byrosë për Siguri Publike, përcjellë KlanMacedonia. VMRO-DPMNE-ja I ka bërë thirrje Qeverisë, Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovskit dhe LSDM-së të përgjigjen nëse ky xhirim është autentik, duke drejtuar akuza se po bëhen përpjekje për fshehjen e rastit. “Oliver Spasovski, Qeveria dhe LSDM-ja duhet të përgjigjen nëse ky është xhirimi autentik nga të shtënat në Çair?…
Author: Hamdi Kumanova
Si pasojë e zjarrit të sotëm që përfshiu një objekt privat , sipas Mjekut të ndihmës së shpejtë deri tani janë tre persona të asfiksuar dhe një tjetër i lënduar informon Tetovasot.Mjeku i ndihmës së shpejtë në një deklaratë përmedia tha se për momentin janë vetëm këto informacione ndërsa për zhvillimet tjera do të informojnë në vazhdim.Tetovasot https://www.facebook.com/messenger_media/?thread_id=582771707&attachment_id=531887461902151&message_id=mid.%24cAAAAADxVrQiHRcm6dWBFIPXZ8rlq
Nis intervenimi nga qielli për shuarjen e zjarrit në Tetovë. Sipas drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, helikopteri i cili ka arritur tashmë në Tetovë, do të tentojë të pengojë përhapjen e zjarrit në pjesën ku ruhen lëndët shpërthyese. “Për momentin po punohet në detektimin e ajrit, gjegjësisht nëse ka gazra toksikë dhe çfarë lloji. Situata për momentin nuk është alarmante. Sipas informacioneve që kemi, ka një nivel të shtuar të grimcave PM. Për këto arsye kemi kërkuar që uji të hidhet përgjatë vijës së zjarrit, gjegjësisht të pengohet që zjarri të mos bartet në pjesën e…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) këtë vit do të investojë rreth 40 milionë denarë për rikonstruimin e 4 shkollave fillore në territorin e Gostivarit. Shkolla fillore “Goce Dellçev” do të bëhet me fasadë të re energjetike efikase ku aktivitetet ndërtimore filluan në fund të janarit të këtij viti ndërsa në shkurt në shkollën “Faik Konica” në Debresh filloi rikonstruksioni i nyjeve sanitare dhe mureve të brendshme. Në të dyja shkollat aktivitetet do të përfundojnë gjatë muajit gusht. Ndërsa në planin për prokurim publik për këtë vit është paraparë rikonstruksioni i shkollës fillore “Ismail Qemali” si dhe zëvendësimi i çatisë…
Zgjedhje të parakohshme mund të mbajmë nesër, por çfarë do të zgjidhnin në lidhje me krizat me të cilat po përballemi, vlerësoi presidenti Stevo Pendarovski, duke shtuar se dyshon se zgjedhjet e parakohshme do të zhbllokojnë integrimin evropian ose do të ndryshojnë çmimet e energjisë dhe ushqimeve, transmeton Portalb.mk. Duke folur për paqëndrueshmërinë politike dhe turbulencat në vend, Pendarovski në emisionin “Brifingu i mëngjesit” tha se nuk sheh se si mund të zgjidhen krizat me një strukturë të re politike. “Çmimet e larta të energjisë, ushqimeve dhe inflacionit nuk janë vetëm produkt vendas. Kriza energjetike filloi gjashtë deri në shtatë…
Fëmijët në çerdhe dhe nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme në Tetovë janë liaruar nga mësimi pas zjarrit që ka shpërthyer sot në një fabrikë, përcjell TV21. Zjarri ka ndotur ajrin dhe si rrjedhojë, rekomandohet që qytetarët mos të dalin pa nevojë në ambiente të hapura. Autoritete e komunës njoftuan se priten helikopterë të policisë për të shuar zjarrin, ndërkaq ndihmë është kërkuar edhe nga komunat tjera.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalët hyrëse në Forumin e Ekonomisë dhe Financave në Shkup (SEFF) tha se për zhvillim ekonomik të rajonit është i domosdoshëm edhe anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Kovaçevski theksoi se përveç çështjes ekonomike, anëtarësimi në BE me zhvillimet e fundit në Ukrainë, është edhe çështje e sigurisë. “Lufta në Ukrainë në mënyrën më tragjike të mundshme tregoi se çështja e zgjerimit të BE-së po bëhet çështje serioze e sigurisë për rajonin dhe për vetë Bashkimin Evropian. BE është partneri i joni kryesor në tregti dhe shumica e investimeve direkte vijnë nga Evropa dhe nga kontinenti…
Në Maqedoninë e Veriut afati për disa nga masat kundër krizës përfundon të mërkurën, pas së cilës pritet rritje shtesë e çmimit të produkteve ushqimore bazë. Sipas informacioneve të Sitel, vaji për gatim pritet të shtrenjtohet për 7 denarë, kurse buka për 2 denarë. Qumështi do të shtrenjtohet së paku 3 denarë, ndërsa një pako vezë dhe një kilogram oriz do të shtrenjtohen së paku për 5 denarë.
Sot (30-maj) në ora 09:30 në SPB Tetovë është raportuar për zjarr në një depo për deponimin e produkteve të një fabrike në Tetovë, që gjendet në mes të rrugëve “Iliria” dhe “Boris Kidriç” në Tetovë, përcjellë KlanMacedonia. Sipas raportit fillestar nuk ka persona të lënduar, kurse ekipet nga Njësiti teritorial kundër zjarrit arin masa për lokalizimin e tërësishëm të zjarrit. Shërbimet e SPB Tetovë tani më janë në vendin e ngjarjes dhe marin masa adekuate. SPB Tetovë apelon qytetarët që ti përmbahen daljes së panevojshme, kalimit ose qëndrimit në vendin e zjarrit dhe përreth, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.…
VMRO-DPMNE dhe koalicioni sot do të dorëzojnë interpelancën për kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, transmeton Portalb.mk. “Që kur Xhaferi është zgjedhur kryetar i Kuvendit, gjithnjë e më shumë jemi dëshmitarë të skandaleve në punën e tij. I fundit në seri ishte skandali kur deputetët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Ripërtëritja e i Maqedonisë” u mbyllën në sallën ku mbahej seanca plenare. Në tempullin e demokracisë, në Kuvendin e Maqedonisë, deputetëve të opozitës iu mohua e drejta e garantuar për liri dhe lëvizje”, tha dje Dafina Stojanoska. Sipas Stojanoskës, Xhaferi edhe më herët ka vepruar në mënyrë të pa…
Ish zv.kryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov, lidhur me ngjarjet e fundit aktuale lidhur me veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë, ka deklaruar se Shkupi e gënjen veten nëse dëshiron t’i bëjë presion Bullgarisë përmes faktorit ndërkombëtar. Sipas tij, Bullgaria nuk do të bie në gju pavarësisht presionit nga faktori ndërkombëtar ndërsa sjellja e Maqedonisë është sikurse Bullgaria të ishte kandidat për në BE e jo ata. “Shkupi, si duket nuk dëshiron të përmbushë marrëveshjen. Konsideron se, duke patur parasysh mbështetjen nga disa faktorë ndërkombëtarë, Bullgaria detyrohet të bie në gju. Shihni reagimet e politikanëve nga Shkupi. Ata sillen sikurse ne të…
Zjarri që shpërtheu para pak çastesh në ish fabrikën e Monopolit në Tetovë rrezikon edhe objektet për rreth fabrikës. Në vendngjarje krahas ekipit të zjarrfikësve kanë dal në ndihmë edhe disa kompani private dhe po bëjnë përpjekje për lokalizimin e zjarrit. Për momentin nuk raportohet për viktima në njerëz./Alsat.mk

