Author: Hamdi Kumanova

Faton Ahmeti nga Bashkimi Demokratik për Integrim i cili njëherësh është dhe bartës liste për zgjedhjet e parakohshme lokale përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se për komunat po vijnë ditë të mira, përcjellë Top24. “Rritje të përqindjes së tatimit personal nga 3 në 6% për komunat nga 1 Janari 2024 dhe rritje të normës së grantit nga TVSH-ka për komunat nga 4.5 në 6% në vitin 2024” shkruan Ahmeti përcjellë Top24.

Lexo më Shumë

Numri i rasteve të helmimeve nga ushqimet gjatë verës në Tetovë është i lartë. Në repartin e ndihmës së shpejtë të Spitalit të Tetovës për një ndërrim 12 orësh ka mbi 100 kontrolle ambulatore. Për atë se si është situata faktike, Portalb.mk bisedoi me doktor Afrim Aliun. Ndërkaq më poshtë ju sjellim një listë se çfarë duhet të evitohet dhe çfarë të konsumohet më shumë gjatë verës. Javëve të fundit ka rritje të dukshme të fluksit të pacientëve që kërkojnë ndihmë në Ndihmën e Shpejtë të Tetovës për shkak të ushqimeve të ngrëna të cilët atyre ju shkaktojnë edhe komplikime,…

Lexo më Shumë

Në vitin 2002, Zejadin Osmani emigroi në Zvicër për të siguruar një jetë më të mirë për vete dhe për familjen. Por disa vite më vonë, shqiptari nga Kumanova u bë shpëtimtar i shumë jetëve të rrezikuara nga zjarret në shtetin helvetik. Prej rreth 10 vitesh, Zejadini është i vetmi shqiptar që shërben në Shoqatën e Zjarrfikësve në komunën Hinwil, kantoni i Cyrihut. “Para 10 viteve jam kyçur si vullnetar në Shoqatën e Zjarrfikësve në rajonin ku jetoj në Zvicër. Qëllimi im ishte shumë human, të shpëtoj sa më shumë jetë që rrezikohen nga zjarret” tha Zejadin Osmani për gazetën…

Lexo më Shumë

Më datë 08.08.2022 në ora 11:15 në Stacionin Policor-Gostivar, personi R.D. (19) nga Gostivari ka raportuar se më 02.08.2022 rreth orës 23:00, derisa ishte në punë në një objekt hoteliere në Vrutok të Gostivarit, është sulmuar fizikisht nga Xh.N. nga i njëjti fshat. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit dhe do të vijojë parashtrimi përkatës.

Lexo më Shumë

Doganierët serbë në vendkalimin kufitar “Preshevë”, respektivisht “Tabanoc” nga ana e Maqedonisë së Veriut, kanë penguar dy pasagjerë në kontrabandë të bizhuterive të arit, përcjell TV21. Sipas autoriteteve serbe vlera e stolive të arit kap shumën e mbi 2.2 milionë dinarëve, (rreth 19.000 euro). Stolitë janë gjetur të fshehura brenda pelenave. “Pothuajse gjysmë kilogramë gjerdan dhe byzylykë floriri me dukat “Franz Joseph”, si dhe zinxhirë dhe unaza, janë gjetur në një makinë me targa zvicerane, në të cilën një çift i ri po udhëtonte nga drejtimi i Maqedonisë së Veriut për në Zvicër. Pasagjerët thanë se nuk kishin asgjë për…

Lexo më Shumë

Në kuadër të debatit parazgjedhorë në emisionin POLEMIKË në televizionin Koha, Arben Zeqiri nga ASH-ja ka potencuar se Aleanca për Shqiptarët vendosi të ju jap mundësi të rinjëve dhe të mos mendoj se çfarë duhet të bëjmë e si duhet të bëjmë diçka për rininë por që këtë ua lam në dorë të rinjëve që ata të bëjnë më të mirën për veten dhe për të rinjtë në Tetovë. Zeqiri më tej shtoi se migrimi i të rinjëve nuk ndodh vetëm për shkaqe ekonomike por ndodhë për shkaqe politike, pasiguri etj. Platforma etë rinjëve të ASH-së nuk ju dedikohet vetëm…

Lexo më Shumë

Lidhur me spekulimet e paraqitura në opinion për gjoja dokumente të reja të përbashkëta midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, na lejoni të informojmë se Ministria e Punëve të Jashtme po e ndjek nga afër procesin e formimit të Qeverisë teknike të Republikës së Bullgarisë dhe zhvillimin e politikave të brendshme dhe të jashtme, me ç’rast inkurajon fokusi i rëndësishëm që i kushtohet marrëdhënieve tona dypalëshe si një element i rëndësishëm edhe i qeverisë së re. Të gjitha informacionet e shfaqura për rregullimin e brendshëm, mënyrën e organizimit, planet e veprimit dhe prioritetet e Qeverisë së re janë punë të…

Lexo më Shumë

Është përgatitur raporti i dytë tremujor për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve që u përgatitën nga Transparency International Maqedoni për institucionet publike për tejkalimin e rreziqeve nga korrupsioni. Nga Transparency International Maqedoni njoftuan se raporti është përgatitur në periudhën nga muaji prill deri në muajin qershor në kuadër të projektit të tyre “Vlerësimi i cenueshmërisë nga korrupsioni në institucionet shtetërore dhe autoritetet lokale për planifikim hapësinor, urbanizëm dhe ndërtimtari”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Monitorimi ka treguar se interesimi i institucioneve për përmbushjen e rekomandimeve është ende në nivel të ulët, por se është rritur aktiviteti i autoriteteve lokale dhe qendrore për…

Lexo më Shumë

Zjarri në afërsi të fshatit Furkë nuk po digjet më në mënyrë aktive, ai është lokalizuar që nga dje në orën 19:00. Ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë mbetur në terrën, ndërsa të tjerët janë tërhequr, ndërsa sot në mëngjes zjarri është duke u shuar pothuajse plotësisht, tha Qendra për Menaxhimin e Krizave. Zjarri në pyll në malin mes fshatrave Vapilë dhe Rasino të Ohrit është ende aktiv. Pylli vazhdon dhe po digjet. Pas njoftimit për zjarr në afërsi të Nikushtakut të Kumanovës, zjarrfikësit nga Likova janë në terren. Zjarri ka rënë edhe në afërsi të fshatit Dobroshincë,…

Lexo më Shumë

Shpenzimet minimale të një familjeje për muajin korrik janë 47.042 denarë, sipas llogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), përcjell TV21. Sipas Sindikatës, kjo shumë nuk mjafton as për familjet që kanë nga dy të punësuar, që kanë të ardhura në një pagë mesatare dhe një pagë minimale. “Kjo duke pasur parasysh se inflacioni prej 16 për qind e zhvlerëson vlerën e pagave dhe prej këtu shuma prej 18.000 denarëve, që është paga minimale në Maqedoni, ka vlerë reale prej 15.120 denarëve, ndërsa shuma e pagës mesatare neto prej 31.525 denarëve ka vlerë reale prej 26.481 denarë, me çka…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njoftonë se me 09.08.2022, në ora 00:10, zyrtarët policorë nga Gostivari kanë privuar nga liria personin me iniciale F.V. (62) nga Vrutoku, i cili me urdhër të gjyqtarit është bastisur në procedurë paraprake nga ora 00:10 deri në 00:45, gjatë së cilës janë gjetur nëntë thasë me marijuanë dhe një peshore dixhitale përcjell Klan M. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë një kallëzim përkatës ndaj personit në fjalë./KlanMacedonia/

Lexo më Shumë