Një person i moshës 43 vjeçare nga Kërçova dyshohet se është i infektuar me linë e majmunit. Pasi kishte qëndruar 3 javë në Austri, ai kërkoi ndihmë mjekësore, shkruan Alsat. Nga Spitali i Kërçovës thonë se pacienti në fjalë ka arritur në repart të hënën me simptomat e plogështisë dhe shenjave të dukshme në lëkurë. Nga ekzaminimet e para të mjekut kujdestar i është rekomanduar të ndalet në spital dhe të testohet për linë e majmunit. Por, sipas autoriteteve lokale kërçovari ka ikur dhe nuk është paraqitur më as tek mjeku amë. “Ky pacient fillimisht të hënën është paraqitur tek…
Author: Hamdi Kumanova
Sektori anti-terror në MPB, një nga sektorët që njihen më së paku e për të cilin nuk flitet asnjëherë, përveç luftës kundër terrorizmit radikal islamik, i cili rekruton edhe shtetas të Maqedonisë në fushëbetejat në Irak dhe Siri, është i përfshirë edhe në luftën globale kundër neo-nazizmit dhe ajo që, e djathta ekstreme në Evropë dhe në botë, zakonisht e motivon ose kryen si terrorizëm të motivuar nga aspekti racor dhe etnik, shkruan SDK. Në Maqedoninë e Veriut, rreziku më i madh nga i cili mund të lindin aktet terroriste për motive etnike ose racore është kontakti verbal dhe shpesh…
Qendra për Menaxhim me Krizat ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 26 zjarre në territorin e Maqedonisë së Veriut. Zjarri në fshatin Vapila dhe në fshatin Sirula në Ohër është ende aktiv, ku po digjet pyll me pisha dhe dushk dhe vegjetacion i ulët ndërsa është intervenuar me një automjet zjarrfikës me tre zjarrfikës dhe tre persona të NP Pyjet nacionale “Galiçica”. Zjarr aktiv ka edhe në fshatin Shupli Kamen në ambient të hapur, ku po digjet bar i thatë, ku është intervenuar ,e 1 automjet zjarrfikës dhe 4 zjarrfikës. Ndërkohë, zjarri prapa pompës së benzinës…
Më datë 09.08.2020 në ora 09:00 në DPB Gostivar, personi N.I. (76) nga Senokosi i Gostivarit ka raportuar se personi G.N. nga Gorjani i Gostivarit e ka kërcënuar me armë, për shkak të keqkuptimeve të mëparshme lidhur me çështjet pronësore. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe do të vijojë parashtrimi përkatës.Ts
Në qershor të këtij viti, çmimet e shitjes së produkteve industriale ishin më të larta për 0,2 përqind në nivel mujor dhe për 19,6 përqind në nivel vjetor, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave. Në muajin qershor, krahasuar me majin 2022, çmimet e shitjes së prodhuesve të mallrave industriale, në total, janë më të ulëta në sektorin e Minierave dhe Guroreve me 0,6 përqind dhe më të larta në sektorin e Industrisë Përpunuese me 0,2 përqind dhe në Furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 1.4 përqind. Në qershor të këtij viti, krahasuar me qershorin e…
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjysmë ore para mesnate ka privuar nga liria 43 vjeçarin F.I. nga Tetova, të cilin e kishin denoncuar prindërit e tij duke akuzuar për kërcënim dhe sjellje agresive. “Më 09.08.2022 në ora 23:30 në SPB Tetovë, personi S.I. (73) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 23:00 derisa ishte në shtëpi me bashkëshorten e tij, djali i tyre F.I. (43) është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka kërcënuar. F.I. është privuar nga liria, ndërsa tek ai është gjetur edhe marijuhanë. Ai është ndaluar në Komisariatin e Policisë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit…
Maturantët e vitit akademik 2021/2022 që nuk e kanë dhënë provimin e maturës shtetërore në afatin e provimit të qershorit do t’i nënshtrohen dy provimeve eksterne në periudhën e provimeve të gushtit sot dhe të premten (12 gusht). Provimi i parë i jashtëm (i detyrueshëm) është për gjuhën amtare (maqedonisht, shqip ose turqisht) dhe letërsi, kurse provimi i dytë i jashtëm është me dëshirë nga lëndët: matematikë, gjuhë e huaj (anglisht, frëngjisht, gjermanisht ose rusisht), estetikë dhe filozofi. Qendra shtetërore e provimeve tha muajin e kaluar se rezultati mesatar i dy provimeve të jashtme të mbajtura në qershor ishte 3.78…
Sektori për Punë të Brendshme në Ohër njofton se gjatë ditës së djeshme në rajonin e fshatit Vraneshtitsë në Kërçovë është gjetur një trup i pajetë. Ngjarja është raportuar rreth orës 14:10, ndërsa trupi i pajetë është gjetur në pas rrjedhave të Lumit Treska, në vendin e quajtur “Kapalishtë”. “Në vendngjarje ka kryer kontrolle një ekip policor dhe ekipe mjekësore, të udhëhequra nga Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes”, thonë nga SPB-Ohër.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 21:40 është arrestuar 34-vjeçari J.S. nga Kumanova, përcjell TV21. I njëjti po kërkohej nga policia për vuajtjen e dënimit të mbetur me burg prej 5 viteve, për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë” dhe “plaçkitje”.
Sot bartësi i listës së BDI për këshillin komunal të Tetovës i shoqëruar edhe nga kandidatët tjerë vizitoi shoqatën e pensionistëve të Tetovës me ç’rast përpara tyre u prezantuan një pjesë e kandidatëve për këshillin komunal si dhe zotimet programore të BDI-së për Tetovën. Pensionistët kërkuan më shumë kujdes ndaj kësaj kategorie shoqërore, më shumë hapësira të gjelbëra, qytet të pastër, si dhe ndihmë juridike, shëndetësore dhe ekonomike më të madhe për ta. Bartësi i listës së BDI PLR Tetovën Faton Ahmeti nëtarë siguroi pensionistët se përfaqësues të shoqatës së tyre do të jenë anëtarë të jashtëm të komisionit për…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën e Infektologjisë nuk ka asnjë pacient të dyshuar për linë e majmunëve, përcjell TV21. Nga MSh thonë se kanë marrë informacion nga Spitali i Kërçovës se ka një person i cili dyshohet se është i infektuar dhe të cilit i është dhënë rekomandim për testim. “Aktualisht është duke u organizuar një ekip epidemiologjik për të kryer një anketë epidemiologjike. Deri më tani, në Institutin e Shëndetit Publik nuk është dorëzuar asnjë material testues dhe nuk ka asnjë rast të konfirmuar të lisë së majmunëve në vend”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Pas më shumë se 20 ditësh që nga fillimi i përditësimit të aplikacionit MojDDV (TVSh-ja ime), Drejtoria për të ardhura publike informoi se nga sot është i disponueshëm versioni i përshtatur i aplikacionit edhe në Google Playstore, transmeton Portalb.mk. Shfrytëzuesit e aplikacionit duhet që fillimisht të bëjnë përditësim (update) të MojDDV në playstore, dhe më pas të kyçen në aplikacion dhe në pjesën “profil” të ekranit “lloj i skenerit barkod” të zgjedhin “i avancuara”. Drejtoria e të Ardhurave Publike gjithashtu njoftoi sot se është në proces pagesa e një pjese të TVSH-së së shprehur në llogaritë fiskale për përdoruesit që kanë skanuar llogaritë fiskale në tremujorin e dytë…

