Ministria për Punë të Brendshme njofton se me datën 10.08.2022 në ora 19:20 minuta në rajonin e Draçevës nga ana e nëpunësve policorë të Stacionit Policor Draçevë nga liria është privuar F.S. (59) nga fshati Koliçan i Poshtëm-Shkup. Duke vepruar në bazë të denoncimit të datës 09.08.2022 në ora 11:55 minuta, sipas të cilit rreth rrugës në drejtim të f. Pagarushë është vërejtur se një person i cili ka drejtuar automjetin “skoda felicia”, me targa regjistrimi të Shkupit, se si me çakmak e ka ndezur barin e thatë rreth rrugës, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete dhe personi është gjetur dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve solli vendim për shkarkimin e kryetares së e deritanishme të Komisionit Komunal Zgjedhor në Tetovë, Saljihe Asllani, e në vend të saj është zgjedhur, Sulejman Sulejmani. Sipas KSHZ-së, personi i zgjedhur për Kryetar, zëvendësi i tij, anëtar dhe zëvendesi i tij në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve mund të paraqesë një kërkesë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve në përputhje me nenin 18 paragrafin (3) të Kodit Zgjedhor për heqjen nga funksioni i zgjedhur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve vetëm për arsye shëndetësore ose arsye familjare. Kërkesa për heqjen nga pozita e zgjedhur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve,…
Agjencia qeveritare bullgare “Infrastruktura rrugore” njoftoi se sot ka shpallur tender publik për zgjedhjen e kontraktorit për përpunimin e projektit ideor-teknik me orar të detajuar – plan për parcelën për ndërtimin e autostradës “Gueshevë-Dupnicë”. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, rruga do të mundësojë lidhje të përshtatshme midis korridorit transportues trans-evropian “Orient/Mesdheu Lindor”, përmes të cilit rruga e autostradës “Struma” dhe kufiri me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo rrugë është pjesë e TEN-T rrjetit kryesor. Pritet që autostrada të jetë në gjatësi prej rreth 62 kilometrave. Ndërtimi i autostradës së re, e cila është dyfishi i pjesës së…
Në seancën e djeshme të Komisionit për Politikë Monetare Operative të Bankës Popullore, u vendos që norma bazë e interesit për bonot e thesarit të mos ndërrohet, pra të mbetet në nivelin 2,5%. Oferta e bonove të thesarit në ankandin e rregullt nuk ka ndryshuar dhe arrin në 10 miliardë denarë, informojnë nga Banka Popullore e RMV-së, raporton Meta, përcjell Portalb.mk. Nga Banka Popullore thonë se tregu i këmbimit valutor ka shënuar stabilizim të dukshëm në periudhën e fundit dhe Banka Popullore ndërhyn duke blerë valutë. Në të njëjtën kohë, presionet nga kriza energjetike janë ulur ndjeshëm, ndërkohë që fluksi…
Sot (10.08.2022) në stacionin policor në SPB-në e Tetovës janë ndaluar T.G (38), M.M.(40) dhe G.A.(30), shtetas të Republikës së Shqipërisë. Duke vepruar sipas raportit në ora 14:30, sipas të cilit punimet ndërtimore për rikonstruksionin e rrugës janë duke u kryer në rrugën “Todor Cipovski Merdzhan”, në pjesën nga rruga “Ivo Lola Ribar” deri tek “Dy Brezat”. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë nga SPB-Tetovë, ku është konstatuar se nuk ka sinjalistikë të rregullt për punë në rrugë, kontraktorët nuk kanë pasur dokumentacion apo pëlqim për kryerjen e punëve, dhe tre nga personat e angazhuar për punë kanë treguar…
Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 1.480 të testuarve kanë rezultuar 693 të infektuar, transmeton Portalb.mk. Të dhënat janë si vijon: Raste të reja: 693 Riinfektime: 170 Të vdekur: 2 Të vdekur të raportuar në Termini im: 0 Të shëruar: 826 Testime: 1.480 Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 4.243. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Kavadari dhe Kumanova. Nga fillimi…
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani kritikohet shpesh nga opozita dhe një pjesë e opinionistëve maqedonas për aktivitetin e tij diplomatik të cilin e shtrinë edhe për çështjet e hapura të Republikës së Kosovës në rrethana ndërkombëtare. Edhe si Zv/kryeministër për Çështje Evropiane Osmani sulmohej për të njëjtën arsye. Kujtojmë Osmani atëherë nuk kishte marrë pjesë në një Konferencë të organizuar në B&H, për arsye se aty nuk ishte ftuar Kosova.
Të afërmit mes emocionësh rrefejne ngjarjen Vecko Mitevski 070/808-829 Gjithçka që ka mbetur nga objekti që familja Mitevski dikur e quante shtëpi, janë vetëm këto rrënoja. E lodhur dhe pa gjumë, Martina së bashku me anëtaret tjërë të familjes në tëntim për të shpëtuar shtëpinë e tyre kanë kaluar natën e ferrit. Në emocione tregon ngjarjen e natës ku zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre në fshatin Drugovë të Kërçovës nuk mundi të shpëtonte asgjë nga shtëpia e tyre. “Dje rreth orës 20:00, unë, nëna ime dhe fëmija dolëm për shëtitje në orën 20:20, na thërrasin fqinjtë tanë, ejani shpejtë…
Çmimet e reja të bukës në Maqedoni, vazhdojnë të jenë edhe më të larta. Të njejtat lëvizin pothuajse çdo ditë, ndaj ndryshime janë vërejtur edhe sot në krahasim me çmimet e djeshme që kanë qënë të vendosura nëpër shitore. Një bukë e vogël prej 250 gramësh, çmimi i së cilës ishte 25 denarë, tani është 28 denarë. Bukën e madhe prej 450 gramësh deri vonë marketet dhe furrat e bukës e shisnin me këtë çmim, pra 28 denarë. Buka e thekrit tashmë shitet për 99 denar. Prodhuesit e bukës dhe produkteve të furrës thonë se kostot e tyre, veçanërisht për…
Buxheti ka mbetur më “i varfër” për rreth 23 milionë euro, si rezultat i masave për mbështetje financiare të kompanive gjatë krizës me Kovid-19. Këtë e tregoi raporti i fundit i Entit për Revizion, në të cilin thuhet se kompanitë kanë kthyer vetëm 29% të parave që i kanë marrë si subvencione gjatë krizës. Revizorët kanë konstatuar se mangësi në të gjithë këtë situatë është se nuk ishte paraparë mënyra e kontrollit dhe kthimit të mjeteve të ndara financiare. “Punëdhënësit dhe personat fizikë shfrytëzues të masave për subvencionimin e kontributeve dhe pagesën e rrogave, kanë kthyer më pak mjete në…
Numër i madh i të miturve, kalojnë në shumë se 5 orë në internet. Kjo shifër, doli në pah nga anketa e realizuar nga Agjencia për Komunikime Elektronike, në të cilën thuhet se 39% e të anketuarve tregojnë se të miturit në familjet e tyre kalojnë më shumë se pesë orë të kyçur në internet, shkruan Alsat. Sipas anketës, në katër vitet e fundit, ka shënuar rritje numri i familjeve ku qasja në internet përdoret edhe nga të miturit, ndërsa 85,6 për qind e të anketuarve thonë se të miturit e përdorin internetin çdo ditë. Qytetarët thonë se fëmijët madje…
Bullgaria ka për obligim t’i respektojë të drejtat e pakicave dhe të sigurojë që askush të mos diskriminohet në bazë të identitetit të tyre të zgjedhur të lirë, kumtuan për “Zërin e Amerikës” nga Zyra për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara në kërkesë për ta komentuar kushtin e Bullgarisë që të përfshihen bullgarët në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa kundër saj ekzistojnë 14 aktgjykime të Gjykatës në Strasburg për shkeljen e të drejtave të pakicës maqedonase në territorin e saj. Zyra për të drejtat e njeriut e KB-së e theksoi raportin që një ekspert i pavarur…

