Author: Hamdi Kumanova

AZIRI: JEMI MË TË MIRËT NË RAJON Katër ansambet më të vjetra në Maqedoninë e Veriut ‘EMIN DURAKU’ – SHKUP, ‘XHELADIN ZEQIRI’ – TETOVË, ‘IBE PALIKUQI’ – SHKUP ‘BAJRAM SHABANI’ – KUMANOVË, shprehen të pakënaqur me mbështetjen financiare që marrin nga Ministria e Kulturës. Ata në Klan Debat janë shprehur se nuk e meritojnë të vlerësohen njëjtë sikurse shoqëritë tjera që janë formuar vitet e fundit, përcjellë KlanMacedonia. ”Neve na duhen mjete për t`u arritur ajo pjesë e cila punohet me shume njerëz me 50-60 persona, për vitin 2022 edhe pse u anuluan projektet tona arritëm që të marrim një…

Lexo më Shumë

Goditja nga Kovid 19 ishte shumë e madhe mbi kategoritë e lëndueshme sociale,mirëpo përsëri, askush nuk mbeti i paprekur, tha sot kryeparlamentari Talat Xhaferi në Forumin Ekonomik – Financiar në Shkup. Xhaferi shtoi se si vend i ndjekin poltikat fiskale globale për zbutjen e pasojave dhe zvogëlimin e dallimeve ndërmjet kategorive të ndryshme sociale të qytetarëve me sigurimin e mbështetjes financiare për grupet e lëndueshme mirëpo, kjo nuk mund të vazhdojë pafund. Siç tha, ne jemi vend i vogël, me resurse të kufizuara dhe doemos duhet të mbahet llogari dhe për baraspeshën ndërmjet ngarkimit me hua dhe rritjes së ekonomisë.…

Lexo më Shumë

PROKURORIA: ENDE NUK JANË KRIJUAR KUSHTE PËR EKSPERTIZË Pas një ditë të vështirë duke luftuar zjarrin që shpërtheu dje në hapësirat e ish fabrikës “Tabak Makedonia” dhe kompanisë “PoFix” në Tetovë, ekipet e zjarrfikësve kanë vazhduar gjatë ditës së sotme me sanimin dhe kthimin në normalitet. Shkaqet që shkaktuan zjarrin janë ende të panjohura. Sipas kryetarit të Komunës, Bilall Kasami, kompania është një biznes serioz dhe i ka plotësuar të gjitha standardet dhe parametrat të cilat kërkohen për siguri. Ai tha se do të presin konstatimet e organeve kompetente në lidhje me këtë, raporton KlanMacedonia. “Sipas informatave që kam, biznesi…

Lexo më Shumë

SHQETËSIME PËR RRITJEN E ÇMIMEVE TË PRODUKTEVE USHQIMORE Nga nesër buka, mielli, sheqeri, qumështi do të shiten me 5% TVSH, ashtu sic ishte para masave akti-krizë të Qeverisë ku TVSH-ja ishte ulur në 0%. Shfuqizimi I këtyre masave ka shkaktuar shqetësime për ngritjen e cmimeve të produkteve ushqimore, raporton Klanmacedonia. Skadon masa qeveritare anti-krizë, ku gjatë periudhës tremujore ishin ulur cmimet e derivateve, akcizat dhe TVSH-ja. Nga mesnata nëse nuk vazhdon kjo masë, cmimet e derivateve mund të pësojnë rritje dramatike. Qeveria ka paralajmëruar seancë por nuk dihet nëse kjo do të jetë tema për të cilën do të diskutojnë…

Lexo më Shumë

Sot në Shkup ka filluar konferenca “Përballja me dezinformatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, e cila organizohet nga Fondacioni Metamorfozis në hotelin “Panoramika”. Konferencën e hapi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, ndërkaq nëpërmjet video-fjalimit, kryeministri Kovaçevski e përshëndeti konferencën, transmeton Portalb.mk. Në hapje të konferencës panelistë janë edhe Fani Karanfilova-Panovska – drejtoreshë ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni, Vukashin Petroviq– menaxher i programit të Fondit për qasje në informacion, Instituti DT dhe Bardhyl Jashari – drejtor ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis. Konferenca për përballjen me dezinformatat në vend është paraparë si një ngjarje në format hibrid, me mundësi pjesëmarrjeje direkt nga salla ose nëpërmjet transmetimit live online në internet përmes platformës…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRRE), Marko Bislimoski thotë se askush nuk mund të parashikojë me siguri se çfarë do të ndodhë këtë dimër në fushën e energjetikës. “Në të kaluarën, problemi ishte çmimi, dhe tani ajo që ndodhi në Bullgari dhe Poloni mund të ndodhë edhe tek ne, mund të mos kemi gaz. Është e vështirë të parashikohet. Gjëja e dytë është nëse ekonomia jonë mund të përballojë çmimin aktual të gazit natyror. Lind edhe pyetja se çfarë do të bëjmë nëse nuk ka gaz për blerje?”, tha Bislimovski. “Aktualisht, çmimi i gazit në…

Lexo më Shumë

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, ka ftuar në takim në Paris, Kryeministrin dhe Presidentin e Bullgarisë, Kiril Petkov dhe Rumen Radev, që t`ua prezantojë propozimin për heqjen e vetos bullgare për nisjen e negociatave aderuese të RMV-së me BE-në, ka njoftuar agjencia bullgare e lajmeve BGNES, duke u thirrur në burime në partitë e koalicionit qeveritar në Sofje, përcjell KlanM. Sipas burimeve të BGNES, Franca kërkon një zgjidhje të shpejtë për veton bullgare për shkak të dëshirës së Ukrainës që të nis negociatat për anëtarësim në BE dhe do të ishte një sinjal shumë I keq nëse Kievi merr ftesën,…

Lexo më Shumë

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellov, sot ka deklaruar se zjarri në fabrikën “PoFix” objekti i së cilës ndodhet afër qendrës së qytetit, është lokalizuar në kohë dhe është parandaluar tragjedi më e madhe. “Nëse nuk do të lokalizohej, zjarri do të zgjerohej te furrat e gazit me kapacitet prej disa tonëve dhe nëse do të kishte shpërthim, një pjesë e madhe e qytetit do të zhdukej”, tha Angellov për “Slobodna TV”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai tha se matjet që i ka marrë në lidhje me ndotjen e ajrit për grimcat PM10, tregojnë që ndotja e ajrit…

Lexo më Shumë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në përputhje me kompetencat e saj, do të monitorojë dhe publikojë rregullisht të dhënat nga stacioni për monitorimin e cilësisë së ajrit të ambientit në Tetovë, që është plotësisht funksional, mirëpo të dhënat nuk janë të dukshme në ueb faqen e MMJPH-së për shkak të problemeve teknike me serverin kryesor. Të njëjtit, MMJPH i publikon rregullisht, në çdo orë, pasditeve dhe mbrëmjeve duke filluar nga ora 6 e mëngjesit publikohen dhe do të publikohen gjatë ditës. Të dhënat janë të disponueshme në ueb faqen e MMJPH-së dhe në profilin zyrtar në FB të…

Lexo më Shumë

Ndërtimi i rrethrrotullimit në udhëkryqet e bulevardit “Brigada e Tretë Maqedonase”, “Goce Dellçev” dhe “Bajram Shabani” në qytetin e Kumanovës, po vështirëson dukshëm trafikun, i cili po shoqërohet me pasoja çrregullimi të herëpashershëm. Kjo për shkak se punimet e këtilla po zhvillohen pikërisht në rrugët më të frekuantuarat të Kumanovës. Qytetarët ankohen se ka ngecje gjatë gjithë ditës, në veçanti më kritike është pasditja, kur qytetarët kthehen nga puna. “Kaosi në trafik vazhdon pothuajse gjatë gjithë ditës, por pika më kritike është pasditë dhe ditët e pazarit, kur pothuajse bllokohet trafiku, kurse qytetarëve u vështirësohet kalimi i rrugëve. Pikërisht në…

Lexo më Shumë

Emilija Sotiroska thotë për Radion Evropa e Lirë se në rastin më kritik të lëndimit të rëndë që ka pësuar djali i saj në këmbë gjatë aktiviteteve sportive nuk ka arritur të sigurojë një termin për incizimin e këmbës me rezonancë magnetike, pasi siç i është thënë, mungon stafi mjekësor për të punuar gjatë turnit të natës. Rezonanca magnetike është metodë diagnostikuese joinvazive, e cila përdor fushë magnetike dhe valë radio-frekuencë për të mundësuar një pamje të detajuar të organeve të caktuara dhe të enëve të gjakut. “Djali im duhej të operohej me urgjencë pasi gjatë aktivitetit sportiv e këputi…

Lexo më Shumë

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe kryeministri bullgar Kiril Petkov së shpejti do të vizitojnë Francën. Vizita e tyre për në Francë u bë publike menjëherë pas mbledhjes qeveritare ku u diskutua dhe çështja e heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Sipas informacioneve të siguruara nga mediat bullgare, Radev dhe Petkov në Francë do të takohen me presidentin francez Emanuel Macron. Aludimi e medias bullgare “BGNES” thotë se në Paris pritet të ndodh miratimi për largimin e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, një veprim ky që do të mundësonte që Maqedonia të fillonte negociatat me BE-në. Disa nga figurat e…

Lexo më Shumë