Author: Hamdi Kumanova

Gjatë këtyre ditëve, të shpeshtuara janë daljet nëpër debate televizive të Kryetarit të Komisionit Rregullator të Energjisë dhe Ministrit të Ekonomisë, të cilët po përpiqen që ta përgatisin opinionin publik për një rritje të çmimit të energjisë elektrike pas dates 30 qershor 2022, rritje tashmë të paralajmëruar nga ana e tyre. Justifikimet dhe arsyetimet e tyre janë thellësisht pa përmbajtje e të kota. Harrojnë se fajtorët janë pikërisht ata dhe klika e tyre që udhëheqin me resurset energjetike në vend. Ata janë fajtorët kryesorë që do të ketë përsëri rritje të çmimit të këtij energensi. Gjatë një debati ekonomik në…

Lexo më Shumë

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov tha se autoritetet me kohë kanë intervenuar për shuarjen e zjarrit në Tetovë. Ai thotë se ditëve të fundit ka parë një zjarr të ngjashëm në SHBA, por që atje është intervenuar më ngadalë se te ne. “Zjarr të ngjashëm para disa ditëve pashë në Shtete e Bashkuara të Amerikës, ata ishin më të ngadalshëm se ne. Intervenimi ynë lirisht mund të them se ishte më i shpejtë nga ajo që mund të ndodhte”, tha mes tjerash Angellov.

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka deklaruar të hënën se nisma “Ballkani i Hapur” mund të jetë një ide e mirë për bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, por jo edhe alternativë për Bashkimin Evropian, që, sipas tij, duhet të jetë prioritet për rajonin. “Unë që në vitin 2019 kam pasur rezerva lidhur me këtë nismë dhe i kam thënë se cilat janë, të mos jetë si alternativë e Bashkimit Evropian e kështu me radhë… Unë e kam thënë se unë nuk kam problem me këtë nismë dhe këtë ia kam thënë edhe iniciatorëve të saj, pasi e…

Lexo më Shumë

Me datë 30.05.2022 në ora 00.30 në SPB Shkup është raportuar se në autostradën në Shkup, afër kryqëzimit Mirkovci, automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Kosovës i drejtuar nga H.C.(23) nga Republika e Kosovës i cili ka fluturuar nga rruga. Shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjek nga Emergjenca mjekësore Shkup. Kontrollin e ka kryer ekipi i SPB-së Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Lexo më Shumë

Në një prononcim për TV21, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska tha se është në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin e Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellov dhe se helikopterët e ushtrisë janë të gatshëm për të intervenuar në Tetovë ku zjarri ka kapluar një fabrikë. “Jam në Uashington, para pak kohësh jam dëgjuar nga drejtorin Stojançe Angellov që është në kontakt me shefin e ushtrisë, pjesëtarët e kazermës në Tetovë tashmë janë të përfshirë, helikopteri ynë është në gatishmëri, tani për tani vetëm ai nga Ministria e Brendshme është i përfshirë”, tha Petrovska për TV21.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja në konferencën për media të zëdhënësit partiak ka publikuar një video-xhirim të kamerave të sigurisë, që sic thonë nga opozita, është marrë nga rrjetet sociale. Bëhet fjalë për incidentin në Çair, ku sipas zëdhënësit Stoilkovski, është I implikuar edhe një zyrtar I lartë I Byrosë për Siguri Publike, përcjellë KlanMacedonia. VMRO-DPMNE-ja I ka bërë thirrje Qeverisë, Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovskit dhe LSDM-së të përgjigjen nëse ky xhirim është autentik, duke drejtuar akuza se po bëhen përpjekje për fshehjen e rastit. “Oliver Spasovski, Qeveria dhe LSDM-ja duhet të përgjigjen nëse ky është xhirimi autentik nga të shtënat në Çair?…

Lexo më Shumë

Si pasojë e zjarrit të sotëm që përfshiu një objekt privat , sipas Mjekut të ndihmës së shpejtë deri tani janë tre persona të asfiksuar dhe një tjetër i lënduar informon Tetovasot.Mjeku i ndihmës së shpejtë në një deklaratë përmedia tha se për momentin janë vetëm këto informacione ndërsa për zhvillimet tjera do të informojnë në vazhdim.Tetovasot https://www.facebook.com/messenger_media/?thread_id=582771707&attachment_id=531887461902151&message_id=mid.%24cAAAAADxVrQiHRcm6dWBFIPXZ8rlq

Lexo më Shumë

Nis intervenimi nga qielli për shuarjen e zjarrit në Tetovë. Sipas drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, helikopteri i cili ka arritur tashmë në Tetovë, do të tentojë të pengojë përhapjen e zjarrit në pjesën ku ruhen lëndët shpërthyese. “Për momentin po punohet në detektimin e ajrit, gjegjësisht nëse ka gazra toksikë dhe çfarë lloji. Situata për momentin nuk është alarmante. Sipas informacioneve që kemi, ka një nivel të shtuar të grimcave PM. Për këto arsye kemi kërkuar që uji të hidhet përgjatë vijës së zjarrit, gjegjësisht të pengohet që zjarri të mos bartet në pjesën e…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) këtë vit do të investojë rreth 40 milionë denarë për rikonstruimin e 4 shkollave fillore në territorin e Gostivarit. Shkolla fillore “Goce Dellçev” do të bëhet me fasadë të re energjetike efikase ku aktivitetet ndërtimore filluan në fund të janarit të këtij viti ndërsa në shkurt në shkollën “Faik Konica” në Debresh filloi rikonstruksioni i nyjeve sanitare dhe mureve të brendshme. Në të dyja shkollat aktivitetet do të përfundojnë gjatë muajit gusht. Ndërsa në planin për prokurim publik për këtë vit është paraparë rikonstruksioni i shkollës fillore “Ismail Qemali” si dhe zëvendësimi i çatisë…

Lexo më Shumë

Zgjedhje të parakohshme mund të mbajmë nesër, por çfarë do të zgjidhnin në lidhje me krizat me të cilat po përballemi, vlerësoi presidenti Stevo Pendarovski, duke shtuar se dyshon se zgjedhjet e parakohshme do të zhbllokojnë integrimin evropian ose do të ndryshojnë çmimet e energjisë dhe ushqimeve, transmeton Portalb.mk. Duke folur për paqëndrueshmërinë politike dhe turbulencat në vend, Pendarovski në emisionin “Brifingu i mëngjesit” tha se nuk sheh se si mund të zgjidhen krizat me një strukturë të re politike. “Çmimet e larta të energjisë, ushqimeve dhe inflacionit nuk janë vetëm produkt vendas. Kriza energjetike filloi gjashtë deri në shtatë…

Lexo më Shumë

Fëmijët në çerdhe dhe nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme në Tetovë janë liaruar nga mësimi pas zjarrit që ka shpërthyer sot në një fabrikë, përcjell TV21. Zjarri ka ndotur ajrin dhe si rrjedhojë, rekomandohet që qytetarët mos të dalin pa nevojë në ambiente të hapura. Autoritete e komunës njoftuan se priten helikopterë të policisë për të shuar zjarrin, ndërkaq ndihmë është kërkuar edhe nga komunat tjera.

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalët hyrëse në Forumin e Ekonomisë dhe Financave në Shkup (SEFF) tha se për zhvillim ekonomik të rajonit është i domosdoshëm edhe anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Kovaçevski theksoi se përveç çështjes ekonomike, anëtarësimi në BE me zhvillimet e fundit në Ukrainë, është edhe çështje e sigurisë. “Lufta në Ukrainë në mënyrën më tragjike të mundshme tregoi se çështja e zgjerimit të BE-së po bëhet çështje serioze e sigurisë për rajonin dhe për vetë Bashkimin Evropian. BE është partneri i joni kryesor në tregti dhe shumica e investimeve direkte vijnë nga Evropa dhe nga kontinenti…

Lexo më Shumë