Zëvendësshef shtabi i Alternativës, Gazmend Aliu gjatë emisionit debativ në TV Koha ka sqaruar se çfarë ka ndodhur në ditën e Konventës së kësaj partie.
“ Ne e kishim konventën te Parku i Bletëve dhe për çudi aty na erdhi inspektorati i komunës i ambientit jetësor duke na kërkuar se a kemi marr leje, kush jemi ne që i presim drunjtë pa leje. Morëm vesh më vonë se ishin disa drunj të cilët nga e kaluara kanë pasur pasoja fëmijët dhe pleqtë. Ne e patëm planifikuar që aty ta mbajmë konventën dhe e pamë të arsyeshme që ato ti largojmë. Drurët janë larguar nga ne, por jo të gjitha, disa pjesë të degëve, ne kemi edhe dëshmi, foto se cila degë janë prerë. Sa shkuan dy inspektorët, erdhën komplet ekipi i inspektoratit. Për habi. Edhe ato të shkretit nuk kanë faj, për arsye se i ka dërguar dikush. Tash kush i ka dërguar nuk duam të hymë aty. Por na shkoi një kohë e gjatë duke u marr vesh.”, deklaroi Gazmend Aliu.