Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 1.480 të testuarve kanë rezultuar 693 të infektuar, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat janë si vijon:
Raste të reja: 693
Riinfektime: 170
Të vdekur: 2
Të vdekur të raportuar në Termini im: 0
Të shëruar: 826
Testime: 1.480
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 4.243. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Kavadari dhe Kumanova.
Nga fillimi i pandemisë:
Të infektuar: 333.360
Të shëruar: 319.717,
Të vdekur: 9.400
Testime: 2.131.728
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/



