Sot bartësi i listës së BDI për këshillin komunal të Tetovës i shoqëruar edhe nga kandidatët tjerë vizitoi shoqatën e pensionistëve të Tetovës me ç’rast përpara tyre u prezantuan një pjesë e kandidatëve për këshillin komunal si dhe zotimet programore të BDI-së për Tetovën.
Pensionistët kërkuan më shumë kujdes ndaj kësaj kategorie shoqërore, më shumë hapësira të gjelbëra, qytet të pastër, si dhe ndihmë juridike, shëndetësore dhe ekonomike më të madhe për ta.
Bartësi i listës së BDI PLR Tetovën Faton Ahmeti nëtarë siguroi pensionistët se përfaqësues të shoqatës së tyre do të jenë anëtarë të jashtëm të komisionit për mbrojtje sociale në kuadër të këshillit komunal në të ardhmen, duke siguruar më shumë inkluzion në vendimmarrjen lokale.
Një nga temat e diskutimit ishte rregullimi i rrugës për ne Kalanë e Tetovës si dhe vendosja e pajisjeve urbane që mund të përdoren për rekreim nga ana e pensionistëve.
Data 11.11.2026
Aktuale
- Analiza/ Përse duhet me patjetër qeveria tranzitore para zgjedhjeve!
- Andi Bushati: PD rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet në Tiranë. Do ta pësojë si opozitat në Hungari e Serbi!
- Rritet kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut, inflacioni në tetor arrin 3.3 për qind
- Ky aparat në kuzhinë harxhon rrymë edhe kur nuk e përdorni
- Vrasja e Arlinda Zekajt: Dëshmitarët intervistohen javën e ardhshme
- Shqipëria ndër tregjet më të shtrenjta të energjisë në rajon, çmimi 14% më i lartë se në Greqi
- Filipçe: Pensionistët të shpjegojnë pse lejohen të marrin vetëm 10,000 denarë nga kursimet e tyre
- Koreja e Veriut teston një sistem të ri armësh, synon ta vendosë në përdorim në marinën ushtarake vitin e ardhshëm






