“Mërgimtarët më të interesuar për veshjet kombëtare ”

“Mërgimtarët më të interesuar për veshjet kombëtare ”

LEUTRIMI NGA TETOVA BIZNESIN E MBAN GJALLË NË STRUGË, GJATË SEZONIT TË VERËS

Leutrimi nga Tetova në sezonin e verës është gjithmonë në Strugë, jo për të kaluar pushimet por për të shitur instrumentin folklorik shqiptar çifteli, të cilin Leutrimi për tv KlanM thotë se e prodhon vetë.

Përveç instrumentit muzikor çifteli, ai shet edhe plisa, flamuj me shqiponjë dhe disa sende të tjera kombëtare, po ashtu thotë se me shitjen e tyre mban edhe familjen e tij.

 

–         Punë e mbarë, si je?

–         Mirë faleminderit, ju si jeni?

–         Shet gjëra kombëtare.

–         Po, po prezantoj traditën tonë

–         Puna po shkon mirë, ka turistë?

–         Po, mirë është

–         Kush blen më shumë?

–         Sigurisht që mergimtaret blejnë më shumë.

Leutrimi nuk merret vetëm me prodhimin dhe shitjen e instrumentit muzikor çifteli, të cilin e ka trashëguar si zanat nga i ati, por ka trashëguar edhe aftësinë për të luajtur në këtë instrument.

 

–         Kemi edhe çifteli dhe janë prodhimi ynë, i bëjmë vetë, me këtë instrument merremi familjarisht, punojmë gati 30 vjet.

–         Sa kohë ju duhet për të bërë një çifteli?

–         Së pari duhet të gjesh drurin e duhur, duhen dy ose tre vjet që druri të thahet dhe duhet një javë për të bërë një çifteli.

–         Përveç prodhimit të këtij instrumenti, ju gjithashtu dini ta luani atë.

–         Po, sigurisht sepse jam gjithmonë me të në duar.

Gjatë sezonit të verës në Strugë, Leutrimi thotë se më të interesuar për të blerë gjëra kombëtare janë mergimtarët që gjatë stinës së verës i kalojnë pushimet në Strugë./KlanMacedonia/