Zëvëndës shef shtabi i Alternativës dega në Tetovë për zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Komunën e Tetovës, profesor Gazmend Aliu i përshëndeti të pranishmit në Konventën Promovuese. Ai apeloi për një fushatë të qetë si dhe ftoi tetovarët që me 20 gusht të rrethojnë numrin 6.
Aliu, ndërmjet tjerash tha: ” Të nderuar anëtar, aktivist, të nderuar mediume. Kam kënaqësinë që sonte të jam pran jush. Ishte angazhim i ynë për punën e palodhshme për zgjedhjet e 20 gushtit. Më lejoni që të ju bëj përshëndetje dhe mirëseardhje.
Nga mirësia që e kemi, një ditë e mira do të na gjej. Sonte po ju them se gjendemi në zemrën e Tetovës. Kur jemi te Tetova nuk bën pa e theksuar se Tetova është krenaria e shqiptarisë.
Të bindur thellë me konceptin tonë të tre A-ve, për dallim prej tyre të cilët shkatërruan gjithçka të cilët më pas ia mbathën njëri në Turqi e tjetri në Gjermani. Po nuk shkoj shumë kohë u kthyen kokëulur.
Tash është koha për të treguar se Tetova ka Alternativë dhe se Tetova është e tetovarëve e jo e ardhacakëve.
E kanë pyetur Napeleon Bonapartën çfarë mendon për fitoren e luftës? Mua nuk më intereson fitorja por beteja. Iu përgjigja kryetarit të partisë. Të bindur në këtë gjë, ne do të koncentrohemi në betejën e jo në fitoren.
Tetova ka Alternativë.”