Amir Elezi : Ne dëshmojmë se Fatoni nuk do të jetë vetëm ,Tetova gjithmonë ka pasur Alternativë

Amir Elezi : Ne dëshmojmë se Fatoni nuk do të jetë vetëm ,Tetova gjithmonë ka pasur Alternativë

Nënkryetari i Alternativës dhe drejtor i Spitalit të Tetovës, Dr.Amir Elezi i përshëndeti të pranishmit në Konventën Promovuese të partisë Alternativa për në Kuvendin Komunal në Tetovë.

Ai theksoi se zgjedhjet e 20 gushtit janë festë dhe ftoi tetovarët që të rrethojnë numrin 6.

Elezi, ndërmjet tjerash tha:” Të nderuar aktivist, ju që jeni trima dhe shpirti I partisë Alternativa. Më lejoni që sonte të them edhe në kohën kur bëheshim bashkë me partitë tjera për t`i materializuar të gjitha kërkesat si shqiptar, ne treguam madhështinë tonë. Tetova gjithmonë ka pasur Alternativë. Edhe në kohën e qeverisë së parë kur ne dëshmuan se dimë të vlerësojmë kulturën shqiptare, por edhe tani që po dëshmojmë me vepra se jemi alternativë të gjithë atyre që duan ndryshimin.

Dua që të jemi të përkushtuar që të jemi sa më të realizuar në realizimin e kërkesave për qytetarët.

Ne dëshmojmë se Fatoni nuk do të jetë vetëm, por do të ketë edhe shumë pas tij që do ta ndjekin rrugën e Alternativës. Dhe kjo është një dëshmi se në këshillë do të krijohet një freski.

Ju lus që të flisni shkurt, qartë dhe bindshëm dhe t`i bindni ata se lista Alternativa për Tetovën është lista adekuate e cila do të jetë veshi dhe arsyeja juaj nesër në Kuvendin Komunal.”