Më 28.08.2026 në orën 13:40 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria M.C. (27) nga Tetova, pas denoncimit paraprak nga një grua 45-vjeçare nga fshati Novo Sellë, se në afërsi të një pikë karburanti në Tetovë, i ka marrë një çantë me sende personale, kartela pagesore dhe telefon celular.
Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronares, ndërsa pas dokumentimit të rastit, ndaj M.C. do të parashtrohet kallëzim përkatës.



