Sot parashikohet të mbajë mot me mjegull, ndërsa gjatë orëve të pasdites pritet të ketë reshje të shiut, fillimisht në pjesët veriore të vendit. Në malet e pjesëve veri-perëndimore do të ketë reshje të borës. Pritet të fryjë erë me intensitet të mesëm dhe drejtim jug-lindor gjatë orëve të natës do të ndërrojë drejtimin në verioir. Temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 16 gradë celsius.
Author: almakos
Me 47 vota “për” dhe 25 “kundër”, Kuvendi miratoi ndryshimet e Ligjit për Akciza me të cilin nga 1 janari do të rritet akciza e naftës për tre denarë. Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, tha se nuk pritet asnjë lëvizje inflatore dhe se publiku mund të jetë i qetë. Deputetët e VMRO-së thanë se qëllimi i akcizës së rritur nuk ka të bëjë me zvogëlimin e ndotjes, por mbushja e arkës shtetërore. Sipas tyre, kjo masë më së shumti do të ndikojë te taksistët, bujqit dhe kategoritë tjera të qytetarëve.
Zgjedhja e kryprokurorit shtetëror është në fazë përfundimtare, respektivisht ai duhet të votohet nga Kuvendi i Maqedonisë. Mirëpo, Lubomir Joveski, emrin e të cilit Qeveria ia ka propozuar Kuvendit për ta emëruar si prokuror të ri shtetëror, nuk është emër i ri dhe i panjophur për opinion vendor e veçanërisht për shqiptarët. Emri i tij figuron në një nga ngjarjet më të rënda dhe të parat në Maqedoninë e pavarur ku kanë pësuar shqiptarët. Lubomir Joveski ka qenë gjykatësi kryesor në procesin gjyqësor për “aferën e armëve” në të cilën shumë shqiptarë, përfshirë edhe figura të larta politike të Partisë…
Seanca gjyqësore në të cilën duhet të thuhen fjalët përfundimtare të prokurorisë për rastin e vrasjes së 4-vjeçarit Almir Aliu nga Kumaniova sipas të gjitha gjasave nuk do të mbahet më 29 nëntor kur është caktuar, por do të shtyhet përsëri. Shtyrja e fjalëve përfundimtare të prokurorisë vjen pasi gjatë javës së ardhshme duhet të vazhdohet mbledhja e Prokurorisë së Lartë dhe prokurorisë Republikane, që u ndërpre të premten. Në mbledhjen që u mbajt të premten ishin thirrur prokurorja e lëndës Suzana Kusigerska dhe kryetari i prokurorisë së Kumanovës, Goran Peshevski. Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq tha për Televizionin…
Opinioni është akoma në pritje të emrit të ri të ministrit të Shëndetësisë, ndërsa partnerët e koalicionit thonë se po thvillojnë negociata për këtë, dhe për vendet e tjera të lira në kabinetin qeveritar. Kryeministri Zoran Zaev thekson rëndësinë e ministrisë së Shëndetësisë dhe thekson se në lidhje me këtë po zhvillon negociata jo vetëm me BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët, por edhe me partnerët e koalicionit ‘Për jetë në Maqedoni’. ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR “Unë thash që do të përpiqemi që deri në fund të muajit t’i sjellim vendimet. 10 ditë pasi zyrtarisht zgjedhjet u shpallën si të mbyllura, negociojmë…
Vendimi i Gjykatës Supreme për rigjykimin e rastit “Monstra” ka rikthyer shpresën tek familjarët e të dyshuarëve për këtë rast, të cilët lajmin e pritën me një gëzim të papërshkruar. Pas shumë viteve dhimbje, lot e endje nëpër gjykata, atyre u është rikthyer buzëqeshja në fytyrë. Nëna e Sami Lutës, njërit prej të akuzuarve, tregon për TV Shenja emocionet e ditës së djeshme, duke thënë se çdoherë ka besuar fuqishëm në pafajësinë e djalit të saj. Ajo beson se me procesin e rigjykimit, më në fund do të dëshmohet pafajësia e të dyshuarëve dhe do të gjinden vrasësit e vërtetë.…
Kuvendi së shpejti do të duhet të vendosë se cilët do të jenë tre gjykatësit e ri të Gjykatës Kushtetuese. Prej disa javësh, Kushtetuesja funksionon me vetëm gjashtë anëtarë, por thonë se kjo nuk përbën pengesë për funksionimin normal të tyre. Profesori Osman Kadriu është njëri ndër kandidatët e propozuar nga Presidenti Ivanov për gjykatës kushtetues. Ai për Alsat thotë se detyrë e çdo gjykatësi është të mbrojë Kushtetutën. [embedded content]
25 November Kuvendi së shpejti do të duhet të vendosë se cilët do të jenë tre gjykatësit e ri të Gjykatës Kushtetuese. Prej disa javësh, Kushtetuesja funksionon me vetëm gjashtë anëtarë, por thonë se kjo nuk përbën pengesë për funksionimin normal të tyre. Profesori Osman Kadriu është njëri ndër kandidatët e propozuar nga Presidenti Ivanov për gjykatës kushtetues. Ai për Alsat thotë se detyrë e çdo gjykatësi është të mbrojë Kushtetutën. [embedded content]
25 November E pasigurt për vozitje, me kthesa, dhe vende-vende me gropa. Kështu duket rruga ndërkombëtare që të çon nga Ohri drejt manastirit “Shën Naumi” dhe kufirit me Shqipërinë fqinje, edhe pse çdo ditë kalojnë qindra njerëz ndërsa gjatë verës disa mijëra turistë. Situata më e keqe paraqitet pas Peshtanit, ku shpesh ndodhin edhe aksidente. “Kemi apeluar edhe tek pushteti i mëparshëm që të riparohen ato gropa sepse rruga nga Ohri në Shën Naum është shumë e ngarkuar. Do të kërkojmë ose riparim apo ndërtim të ri siç paralajmëroi qeveria e mëparshme, se do të ndërtojë një rrugë të re…
Ministria e Punëve të Jashtme ka dal me të dhëna zyrtare në lidhje me përleshjen me armë që ka ndodhur mbrëmë në lagjën Fushë Topanë, si pasojë e së cilës mbeti I vrarë Ismet Koka Arif nga fshati Bllacë dhe u plagos Qemal Lusiani I cili është dërguar për kurim në spitalin e qytetit. Nga vendi i ngjarjes, janë gjetur 11 gëzhoja, vetura si dhe celulari rrobat dhe mjetet e tjera personale të të ndjerit janë dërguar në ekspertizë. Po ashtu, edhe trupi I të ndjerit me urdhër të prokurorit public kujdestar është dorëzuar për obduksion. MPB “Më datë 24.11.17 në…
Pas një orë e gjysmë vonese për shkak të mungesës së shumicës, ka filluar seanca e sotshme e Kuvendit. Për të ndihmuar krijimin e shumicës ka kontribuar edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili nuk është i pranishëm shpesh në seancat e Kuvendit. Pas, arritjes së shumicës, në seancë janë kthyer edhe deputetët e VMRO-së, ndërsa ka vazhduar edhe shqyrtimi i pikave të rendit të ditës.
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot Lubomir Joveski duhet të emërohet për prokuror të ri publik të shtetit. Qeveria më 7 nëntor i propozoi Kuvendit për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë të emërohet Lubomir Joveski, anëtar i Këshillit të prokurorëve publikë. Në konkursin që e shpalli Qeveria më 14 shtator për prokuror publik shtetëror janë paraqitur 23 kandidatë. Pas paraqitjes së kandidatëve, Këshilli i prokurorëve publikë, në kërkesë të Qeverisë i dorëzoi mendim të elaboruar në formë të shkruar për të gjithë kandidatët e paraqitur në konkurs që i plotësojnë kushtet. Mendimi i Këshillit është i obligueshëm për…

