Author: almakos

Banorët e lagjes Bllagoja Toska të Tetovës, reagojnë për papastërtinë që vite me radhë vazhdon të mbizotërrojë në rrugën e tyre. Këtej pari, nga uji balta dhe gropat e mëdha që janë hapur, është e vështirë të kalohet me makinë, e lere më në këmbë. Këto gropat janë katastrofë, ujë shumë ka, nuk kalon dot as këmbësori vetura, apelojmë kryetaren që sa më parë ta rregullojë këtë, të paktën për spitalin se njerëz ka mjaftë kendej. Parkimet këtu pengojnë, spitali është plot me vetura nuk ka vendparkim”. Sa pengon? S’e ke idene sa pengon, atë i thash edhe këtij shokut,…

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE-ja opozitare akoma nuk e ka ndarë mendjen se çfarë qasje do të ketë ndaj reformave të planifikuara të Planit 3-6-9. Deputeti, Ilija Dimovski thotë për Alsat se kjo parti do ta shqyrtojë kërkesën që sipas tyre, shumë vonë ua ka adresuar Qeveria për t’i informuar me reformat e planifikuara. Ata do ta mbështesin Qeverinë vetëm nëse do t’i përfshijë në hartimin e strategjive dhe teksteve të propozim-ligjeve para se ata të diskutohen në Qeveri. Presim që në periudhën e përgatitjes së teksteve të konsultohemi dhe të pranohen vërejtjet tona. Nëse thirrjet për bashkëpunim dhe aktivitetet e tyre kanë…

Lexo më Shumë

Pesë pikat ekzistuese dhe dy pikat e reja të pagesës që duhet të ndërtohen përgjatë “korridorit 10”, një vit e gjysmë kanë pritur lejen e ndërtimit. Muajin e kaluar lejet u miratuan nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Ata pritet të jenë të llojit më modern, ndërsa pagesa do të bëhet pa para në dorë, gjegjësisht me parapagesë dhe në mënyrë elektronike. Ende nuk ka datë të saktë se prej kur do të fillojë pagesa elektronike. Sipas drejtorit të agjencisë për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov, është duke u zhvilluar shpronësimi i truallit rreth pikës së pagesës “Ramanli” afër Kumanovës. Faktikisht,…

Lexo më Shumë

26 November Që nga viti 2008 policët në Maqedoni nuk janë pajisur me uniforma të reja dhe si pasojë, gjendja e uniformave të tyre është e keqe. Policët kohë pas kohe kanë marrë pjesë të uniformës por asnjëherë pas vitit 2008 nuk kanë marr një uniformë të kompletuar. Kryetari i sindikatës së policëve Aco Antovski thotë që gjendja e uniformave të policëve është shumë e keqe. Uniformat nga viti 2008 apo 2010 nuk janë ndërruar në tërësi aspak. Asnjëri nuk ka marr uniformë të re, çdo herë ka marr një pjesë të uniformës, këtë vit pantallona, vitin tjetër këmishë apo…

Lexo më Shumë

Pesë vepra penale “grabitje” janë kryer dje në Shkup në periudhën nga ora 18:50 deri në orën 19:30. Buletini ditor i policisë në pesë grabitjet si autorë të krimit përmend dy persona të panjohur të cilët kanë grabitur duke kërcënuar me thikë. Grabitja e parë ka ndodhur në orën 18:50 orë në bul. “Aradhet partizane” kur është kryer grabitja ndaj  TG, dhe i janë 300 denarë dhe i janë marrë kufjet e telefonit celular. Rreth orës 19:00 në bul. “Aradhet partizane”, në afërsi të Sallës Universale, është kryer grabitje ndaj  M.P, ku me kërcënim me thikë i janë paratë, raporton…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.

Lexo më Shumë

Kuvendi dje i votoi ndryshimet e Ligjit për akciza në pajtim me të cilat dizeli dhe nafta për ngrohje nga 1 janari i vitit 2018 do të shtrenjtohen për 3,5 denarë. Një vendim i tillë i Qeverisë, ende pa u miratuar zyrtarisht nga ana e Parlamentit, i bëri të ndarë bujqit, raporton MIA. Disa mendonin se çdo pagesë shtesë është barë për prodhimtarinë dhe kërkojnë rishqyrtim të vendimit ose përjashtim të tij nga pjesa e agrarit, ndërsa disa të tjerë, se shtrenjtimi i naftës për 3,5 denarë nuk do të jetë shpenzim i madh. Gjatë debatit kuvendor dje edhe deputetët…

Lexo më Shumë

Pas njoftimit për mbajtjen e një proteste masive kundër zgjatjes së paraburgimit për kryetarin e Komunës së Liqenasit, Edmond Temelko,  është vendosur që ai të largohet nga burgu hetues në Shuto Orizare, raporton Netpres. Kjo pasi Këshilli Penal ktheu vendimin e mëparshëm të Gjykatës Penale, e cila zgjati paraburgimin për 30 ditë të tjera. Këshilli lëshoi ​​një masë të lehtë ose arrest shtëpie për Edmond Temelkon. Ndaj Temelkos  është ngritur akuzë nga Prokuroria Speciale, e cila kërkon paraburgim. Të afërmit e Temelkos thonë se shëndeti i tij është i dobët dhe mund të përfundojë me pasoja fatale nëse qëndron në…

Lexo më Shumë

Maqedonia nuk guxon të ketë frikë dhe të hyjë në negociata për emrin me besim të mirë, në tentimin që t’i tejkalojë dallimet, thotë ministri i Punëve të Jashtme Nikolla DImitrov në një intervistë televizive për Radio Evropa e Lirë (REL). “Nuk do të negociojmë nga frika dhe nuk mund të dalim me vendim që do të na i mbulojë shqetësimet kryesore. Duhet të gjejmë zgjidhje që të dyja palët të dalin me ndjenjën se e kanë mbrojtur më të rëndësishmen”, thekson Dimitrov. Në pyetjen deri ku është e gatshme të shkojë Qeveria dhe nëse edhe nga pala greke do…

Lexo më Shumë

Edemond Themleko me gjasa nesër mund të lerë burgun e Shutkës. Gjykata Penale të premten e vazhdoi paraburgimin edhe me 30 ditë të tjera për të, por dje Këshilli Penal e ka modifikuar këtë vendim duke sjellë një masë ndëshkuese më të lehtë, pra arrest shtëpiak. Edhe PSP-ja është dakorduar me këtë vendim për shkak të gjendjes së tij të rënduar kohët e fundit.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE sonte bëri thirrje për një protestë e cila do të fillojë në orën 19:00 kundër vendimit të për të zgjatur për 30 ditë paraburgimin për kryetarin e Komunës së Liqenasit, Edmond Temelko. Protesta do të fillojë para objektit të Qeverisë, ndërsa pritet që të vazhdojë në afërsi të gjykatës. Opozitarët vlerësojnë se Temelko ka shëndet të dobët dhe vazhdimi i paraburgimit mund të jetë fatal për jetën e tij.

Lexo më Shumë

Në Kuvend nesër fillon debati për propozim-buxhetin për vitin 2018. Buxheti i propozuar është në rend dite në Komisionin amë për financim dhe buxhet, ku sipas rregullores debati zgjatë 10 ditë pune. Të ardhurat e përgjithshme për vitin 2018 planifikohen në nivel prej 193.512 milionë denarë, ndërsa shpenzimet planifikohen në nivel prej 211.745 milionë denarë, gjegjësisht 3,4 miliardë euro. Kështu të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara rezultojnë me uljen e deficitit buxhetor në nivel prej 2,7 për qind nga BPV-ja ose 18.233 milionë denarë në vlerë absolute. Do të financohet nga borxhi vendor dhe i jashtëm dhe me qëllim që…

Lexo më Shumë