27 November Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dobëta të borës bien në Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe Strazhë. Paraqitje të mjegullës me dukshmëri deri në 150 metra ka në Stracin, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM). Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme dhe respektim të sinjalizimit rrugorë.
Author: almakos
27 November Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dobëta të borës bien në Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe Strazhë. Paraqitje të mjegullës me dukshmëri deri në 150 metra ka në Stracin, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM). Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme dhe respektim të sinjalizimit rrugorë.
Maqedonia sot do të jetë nën ndikimin e masës së ftohtë dhe të lagësht nga veriperëndimi, kështu që moti është me vranësira, i ftohtë dhe me erë dhe me reshje të shiut. Në vendet më të larta dhe male do të bie borë. Pasdite reshjet gradualisht pritet gjithkund të kalojnë në borë dhe në shumë vende do të formohet shtresë e borës. Reshje më të mëdha do të ketë posaçërisht në pjesët lindore dhe verilindore ku lokalisht mund të bien mbi 10 centimetra borë. Temperatura do të lëvizë prej 0 deri në 9 gradë. Do të fryjë erë mesatare kohë…
Kryebashkiaku i Selanikut, Janis Butaris, vizitën e tij në Vjenë e shfrytëzoi që të japë një intervistë të shkurtër për gazetën austriake “Kurir” në të cilën foli edhe për tema që nuk janë në kompetencë të tij, duke përmendur edhe çështjen për emrin. Ai në këtë intervistë thekson se Republika Maqedonia e Re ose Maqedonia Veriore janë dy nga emrat kompromis për të cilat Greqia dakordohet. Sipas tij, Greqia asnjëherë nuk do të pranojë emrin Republika e Maqedonisë dhe me këtë rast duhet të gjendet një kompromis. Janis Butaris, siç shkruan “Kurir” konsideron se me emrin e ri Maqedonia mund…
Në Kuvend nesër fillon debati për projektbuxhetin për vitin 2018. Buxheti i propozuar është në rend dite të Komisionit për Financa dhe Buxhet, ku sipas Rregullores së Kuvendit debati zgjat 10 ditë pune. Për këtë propozim buxhet janë parashtruar gjithsej 239 amendamente. Një ditë para hapjes së debatit për buxhetit, zëvendës kryeministri për çështje ekonomike sot mbajti një konferencë për shtyp në të cilën prezentoi disa nga pikat kryesore të propozim buxhetit të cilin e vlerësoi si më reformatorin deri më tani. Angjushev tha se për 91% janë shkurtuar shpenzimet jo prodiuktive për road shou dhe fushata marketing. Ai poashtu…
Ende nuk janë zbuluar autorët e sulmit me armë të para dy ditëve në lagjen Fushë Topanë të Shkupit, ku nga breshëria e plumbave mbeti i vrarë Ismet Arifi Koka nga fshati Bllacë, ndërsa u plagos Qemal Lusiani. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë për Televizionin SHENJA se sot nuk ka asnjë informatë të re për këtë rast, ndërsa paralajmëruan se gjatë ditës së nesërme do të dalin me detaje rreth këtij rasti. Nga hetimet e para që janë realizuar në vend ngjarje, policia kishte gjetur 11 gëzhoja, ndërsa vetura si dhe celularin, rrobat dhe mjetet e tjera personale…
26 November Reformat në Gjyqësor pritet të krijojnë kushte edhe për kontrollimin e punës së Policisë dhe DSK-së. ALSAT mëson se një sektor i veçantë do të ndjekë rastet kur policia të tejkalojë autorizimet e saj në ushtrimin e forcës, thënë ndryshe, kur do të akuzohet për keqpërdorim të forcës së saj. Ky sektor do të monitorojë autorizimet, pushtetin por edhe forcën që do të përdorin personat me autorizim policor. Në këtë grup përfshihet policia e shtetit, ajo financiare, ajo e burgjeve si dhe DSK-ja. Sektori në fjalë, një risi në legjislacionin e Maqedonisë, do të mund të kryejë edhe…
Kryetarët e shumë gjykatave në vend janë zgjedhur para se të fillojë reforma e paralajmëruar në drejtësi. Këshilli i Gjykatësve ju ka dhënë mandatin kryegjykatësve të rinj duke vepruar sipas mënyrës së deritanishme. Mbivotimi apo shumica e votave në Këshill ka qenë kushti vendimtar dhe më i rëndësishëm se të gjitha kriteret e tjera apo niveli i përgaditjes profesionale të kandidatëve që kanë garuar për kryetarë të gjykatave. Në Gjykatën Themelore të Tetovës kryetar është zgjedhur Hasan Asani nga 7 kandidatë sa ishin paraqitur në garë. Fillimisht Enver Bexheti paraprakisht ka tërhequr kandidaturën, ndërsa nga 6 kandidatët e ngelur Asani…
Kryetari i komunës së Pustecit, Edmond Themelko sipas të gjitha gjasave nesër do të del nga burgu hetues në Shutkë. Pasi Gjykata Themelore Shkupi 1të premten ia vazhdoi masën e paraburgimit për 30 ditë të tjera, dje Këshilli penal e tjetërsoi vendimin dhe morri masë më të butë, gjegjësisht arrest shtëpiak për Temellkon. Prokuroria Speciale u dakordua që kryetari i Pustecit për shkak të gjendjes shëndetësore të qëndrojë në arrest shtëpiak. Ndryshe Temellko para dy muajve u dërgua në burgun e Shutkës pasi u vërtetua se edhe pse nuk guxon të largohet nga vendi, ka udhëtuar në Shqipëri me letërnjoftim…
Të hënën pritet që Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkup 1 të sjell vendim nëse të akuzuarit për rastin “Monstra” do të lirohen nga paraburgimi. Njëri nga avokatët e këtij rasti, Naser Raufi, në një deklaratë për Televizionin SHENJA, shprehet i bindur se ky këshill të hënën do të vendosë që të akuzuarit të lirohen nga paraburgimi dhe të mbrohen në liri, apo t’u shqiptohen masa më të lehta. Raufi deklaron se sipas ligjit për procedurë penale, të akuzuarit duhet të lirohen nga paraburgimi. Naser Raufi, Avokat “Nesër patjetër do të sillet ky vendim, pasi janë në pytje masat e…
mber Maqedonia nuk guxon të frikësohet që të futet në bisedime me Greqinë. Kështu deklaroi ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov në intervistë për Radio Evropa e Lirë. Ai më tej thotë se zgjidhje mund të ketë vetëm nëse Maqedonia dhe Greqia pas bisedimeve dalin me kokën lartë. Kur ne mendojmë për këtë çështje, fillimisht duhet të mendojmë për dinjitetin tonë, se ku duam ta shohim Maqedoninë pas pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë viteve. Nëse ka palë fituese, kjo nuk do të jetë e mirë as për fituesin e as për humbësin, pasi kjo do të ushqejë një nacionalizëm të tmerrshëm. Do…
Ndërkohë që kryeministri Zoran Zaev ende nuk ka vendosur se kush do të jetë ministri i ri i shëndetësisë, mjekët dhe shoqata të ndryshme kërkojnë zgjedhjen sa më shpejtë të prijësit të këtij dikasteri. Ata vlerësojnë se moszgjedhja e ministrit të ri, përkeqësojnë problemet e shumta me të cilat ballafaqohet shëndetësia. Kryetari i shoqatës për grupe të margjinalizuara Ilia Jovanoviq, e vlerëson si katastrofale mungesën e ministrit për një periudhë kaq të gjatë kohore, në një ministri me shumë probleme dhe ngecje të trashëguara nga e kaluara. Është për të ardhur keq fakti që gati 2 muaj nuk kemi ministër…

