Në Kuvend nesër fillon debati për projektbuxhetin për vitin 2018. Buxheti i propozuar është në rend dite të Komisionit për Financa dhe Buxhet, ku sipas Rregullores së Kuvendit debati zgjat 10 ditë pune. Për këtë propozim buxhet janë parashtruar gjithsej 239 amendamente. Një ditë para hapjes së debatit për buxhetit, zëvendës kryeministri për çështje ekonomike sot mbajti një konferencë për shtyp në të cilën prezentoi disa nga pikat kryesore të propozim buxhetit të cilin e vlerësoi si më reformatorin deri më tani. Angjushev tha se për 91% janë shkurtuar shpenzimet jo prodiuktive për road shou dhe fushata marketing. Ai poashtu potencoi se me 20% do të stimulohen të gjitha kompanitë që do të japin paga prej 18 mijë denarëve. Zëvendës kryeministri për çështje ekonomike tha se kompanitë vendore do të trajtohen në mënyrë të barabartë me investitorët e huaj.
Koço Angjushev
“Do të sigurojmë që të gjithë subjektet që janë pozitive në Republikën e Maqedonisë pa dallim nëse janë vendore apo të huaja, të kenë qasje të njejtë te zonat e lira ekonomike. Ata do të jenë të hapura, dyert e tyra do të jenë gjërësisht të hapura edhe për kompanitë nga Maqedonia edhe për kompanitë e huaja”
Të ardhurat e përgjithshme për vitin 2018 janë planifikuar në nivelin 193,512 milion denarë, ndërsa shpenzimet janë planifikuar në nivelin 211,745 milionë denarë ose 3,4 miliardë euro. Kështu, të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara sjellin një reduktim të deficitit buxhetor në nivelin 2.7 për qind të BPV-së ose 18.233 milion denarë në terma absolutë. Rritja ekonomike është planifikuar në 3.2%. Deficidi do të financohet nga huamarrja e brendshme dhe e jashtme, ndërsa për të ulur huamarrjen, akciza për naftën do të rritet me tre denarë që nga 1 janari 2018. /Arben Zeqiri

