27 November
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dobëta të borës bien në Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe Strazhë. Paraqitje të mjegullës me dukshmëri deri në 150 metra ka në Stracin, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM).
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme dhe respektim të sinjalizimit rrugorë.

