Author: almakos

Në Kuvend sot filloi debati rreth Propozim-buxhetit për vitin 2018. Buxheti i propozuar është në rend dite të Komisionit amë për financim dhe buxhet, ku para anëtarëve e arsyetoi ministri i FInancave, Dragan Tevdovski. “Propozim-buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 është refleksioni më i mirë i angazhimit të Qeverisë së re për arritje të qëllimeve dhe prioriteteve kyçe të shoqërisë, shkallë më të larta të rritjes së ekonomisë, rritje të punësimeve, ngritje të standardit jetësor të popullatës, arritje e nivelit më të lartë të drejtësisë sociale dhe intensifikim të proceseve integruese për në BE dhe në NATO”, tha…

Lexo më Shumë

Para se të fillojë sot debati për buxhetin e vitit 2018, ministri i Financave, Dragan Tevdovski ka qerasur deputetët në Kuvend me petulla. Shkak për këtë qerasje është vajza që I ka lindur ministrit Tevdovski të enjten, shkruan SDK. Me bashkëshorten e tij, Anitën, Tevdovski ka edhe dy vajza më të mëdha: Ema dhe Kaja. Debate për buxhetin ka filluar sot në Komisionin për financa dhe buxhet. Sipas rregullores, ky debat mund të zgjasë 10 ditë pune. Gjatë kësaj periudhe Kuvendi nuk do të mbajë seanca tjera. Për shkak të Buxhetit është prolonguar zgjedhja e prokurorit të ri publik dhe…

Lexo më Shumë

27 November Ministria e Brendshme ka zgjeruar hetimin në bare dhe lokale të natës. Sipas informacioneve të Alsat M, dikasteri i Brendshëm mbrëmë ka shtrirë operacionin në katër qytete kryesore të Maqedonisë, paraprakisht në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Veles. Në këtë aksion ka rezultuar që nëpër lokalet në fjalë mbahen vajza të reja të cilat pas konfirmimit të identitetit nga ana e policisë kanë rezultuar se 13 kanë qenë shtetase të Shqipërisë dhe 3 të Maqedonisë. Pas aksionit të gjitha lokalet janë mbyllur. Në mesin e lokaleve të bastisura janë edhe lokalet e njohura shqiptare  si “Korabi” dhe “Kastrioti”.

Lexo më Shumë

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev dhe amendamentet e dorëzuara nga LSDM, zëvendës-kryeministri për Euro-integrime, Bujar Osmani tha se janë të rrezikshme dhe se ndryshimi eventual i propozim-ligjit të dorëzuar në Kuvend për avancimin e gjuhës shqipe do të ishte një hap i rrezikshëm. Një veprim i tillë, sipas tij do të hap Kutinë e Pandorës. Osmani tha se Ligji për Gjuhën Shqipe është i dakorduar me partnerët e koalicionit deri në detajin më të vogël, andaj ai vlerëson se nuk ka nevojë për asnjë ndryshim shtesë dhe duhet të miratohet, ashtu siç është dorëzuar. Ai nuk siguroi, por…

Lexo më Shumë

Seanca e hapur për rastin “Mitmarrja” është anuluar për një datë të pacaktuar. Gjykata e Apelit sot duhej të vendoste nëse video-incizimet nga masat e veçanta hetuese të publikuara në Youtube, do të munden të jenë dëshmi në rastin “Ryshfeti”. Gjykatësi Safet Kadriu bëri të ditur se shkaku i anulimit të seancës së sotme ishte se gjykatësi i kësaj lënde Afrim Fidani, është zgjedhur për gjykatës tek Gjykata Supreme dhe ende nuk është caktuar se kush do të marrë këtë lëndë pas zgjedhjes së tij. Të pranishëm ishin avokatët e Zoran Zaevit, ndërsa ai nuk ishte për shkak se ishte…

Lexo më Shumë

27 November Në Kuvend sapo ka filluar diskutimi për buxhetin e vitit të ardhshëm. Buxheti sot në Parlament është në rendin e ditës dhe do të vazhdojë të diskutohet për disa ditë. Në këto momente fjalën e ka ministri i Financave  Dragan Tevdovski. Draft Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 është pasqyrimi më i mirë i angazhimit të qeverisë së re për të arritur objektivat dhe prioritetet e shoqërisë në normat më të larta të rritjes ekonomike, punësimit, rritjen e standardeve të jetesës së qytetarëve , duke arritur një nivel më të lartë drejtësisë sociale dhe intensifikimit të…

Lexo më Shumë

Maqedonia tanimë ka filluar të shpenzojnë 6 javët vendimtare për procesin reformues që do t’i hapë rrugën procesit integrues dhe kanë ngelur edhe më pak se pesë javë për t’i kryer detyrat. Zëvendës-kryeministri për Euro-integrime, Bujar Osmani, gjatë një takimi me përfaqësues të sektorit civil, tha se brenda kësaj periudhe duhet që të miratohen ligjet që janë në procedurë parlamentare dhe që kanë të bëjnë me reformat në drejtësi. Këto 6 javë, tha Osmani, janë kyçe për planin 6-mujor, ndërsa do të ndikojnë edhe për përpilimin e raportit të parakohshëm për Maqedoninë ku vendi shpresojnë të merr rekomandim të pakushtëzuar…

Lexo më Shumë

27 November Kryetarët e shumë gjykatave në vend janë zgjedhur para se të fillojë reforma e paralajmëruar në drejtësi. Këshilli i Gjykatësve ju ka dhënë mandatin kryegjykatësve të rinj duke vepruar sipas mënyrës së deritanishme. Mbivotimi apo shumica e votave në Këshill ka qenë kushti vendimtar dhe më i rëndësishëm se të gjitha kriteret e tjera apo niveli i përgaditjes profesionale të kandidatëve që kanë garuar për kryetarë të gjykatave. Në Gjykatën Themelore të Tetovës kryetar është zgjedhur Hasan Asani nga 7 kandidatë që ishin paraqitur në garë. Fillimisht Enver Bexheti ka tërhequr kandidaturën, ndërsa nga 6 kandidatët e ngelur…

Lexo më Shumë

27 November Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov prej sot qëndron për vizitë pune në SHBA. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë në Uashington do të ketë takime me përfaqësues të lartë të administratës amerikane, të Departamentit shtetëror, Kongresit të SHBA-së dhe të komunitetit think-thenk, si dhe me diasporën e Maqedonisë. Dimitrov më 29 nëntor 2017 do të marrë pjesë në një konferencë në organizim të Këshillit Atlantik të SHBA-së të titulluar “Stuhia e radhës? Formimi i së ardhmes ballkanike në epokën e pasigurisë”. Në konferencë do të marrin pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve ballkanike dhe më…

Lexo më Shumë

27 November Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev në Budapest do të marrë pjesë në Samitin e 6-të të shefave të qeverive në procesin për bashkëpunim të Republikës Popullore të Kinës me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, në delegacionin zyrtar të Maqedonisë në samit janë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Kulturës Robert Alagjozovski, sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe koordinues nacional për bashkëpunim me grupin 16+1 Viktor Dimovski dhe këshilltari për ekonomi në kabinetin e…

Lexo më Shumë

27 November Gjykata e Apelit Shkup sot duhet të mbajë seancë në të cilën do të vendos nëse filmimet nga masat e posaçme hetimore të publikuara në “youtube” mund të jenë dëshmi në rastin “Ryshfeti”. Avokatët e Zaevit i kanë kërkuar Gjykatës Themelore Shkup 1 ky incizim të veçohet nga provat, sepse u publikua në disa media, ndërsa bëhet fjalë për incizim sekret. Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tyre, pas së cilës parashtruan ankesë deri te Gjykata e Apelit. Zaev në “Ryshfet” është akuzuar se si kryetar i komunës së Strumicës, ka kërkuar ryshfet nga biznesmeni i Strumicës Ivan…

Lexo më Shumë

Studimi “Jeta informale e partive politike në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor” i financuar nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar nga Instituti për Demokraci në Shkup gjeti se Shqipëria kishte numrin më të lartë të votuesve që u është ofruar blerja e votës. Studimi përfundoi pak kohë më parë dhe ka referuar se 1/5 të anketuarve në Shqipëri dhe Malin e Zi kanë pohuar se u është ofruar para në këmbim të votës. Për të realizuar këtë studim janë angazhuar ne më shumë se 6 organizata në rajon dhe votuesve u është drejtuar direkt pyetja “ A ju është ofruar para…

Lexo më Shumë