Faktori njeri, kapacitet e dobëta menaxhuese të institucioneve dhe mungesa e masave preventive janë vlerësuar si faktorët kryesor për pasojat tragjike nga vërshimet e dy viteve të fundit në rajonin e Tetovës. Andaj, UNDP me finansim të Federatës zvicrane, do të finansojnë dy projekte të rëndësishme, projektin për reduktimin e rrezikut nga përmbytjet në rajonin e Pollogut që kap vlerën prej 3.5 milion franga zvicrane si dhe projektin për renovimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të deponisë rajonale Rusino në vlerë prej 1.9 milion franga zvicrane. Përfaqësuesja e UNDP-së dhe zëvendës ambasadori i Zvicrës thanë se këto dy projekte lidhen ngushtë…
Author: almakos
27 November As petullat për vajzën e porsalindur të ministrit të financave Dragan Tevdovski nuk i zbutën deputetët. Me stilin e njohur dhe me debate të ashpra filloi debati në komision për propozim buxhetin për vitin 2018. Deputetët e opozitës e akuzuan pushtetin se edhe pse kanë buxhet më të madh në histori, ai nuk është zhvillimor, nuk ka investime të reja kapitale por vetëm vazhdim i investimeve të vjetra të trashëguara dhe akuzuan se ky buxhet nuk prodhon rritje ekonomike. “Nuk ka ndërtim të akseve të reja, nuk ka kyçje në qytete, nuk ka unaza, asgjë të re, vetëm…
Dy persona kanë mbetur të vrarë pas një incidenti të armatosur që ka ndodhur sot pasdite në lagjen e Kisella Vodës. Lajmi është konfirmuar edhe nga MPB-ja, të cilët bashkë me Prokurorin Publik kanë dalë në vendngjarje dhe po kryejnë ekspertizë. Sipas informatave paraprake ka pasur shkëmbim zjarri mes dy personave të panjohur dhe pronarit të këmbimores. Në tentim për të kryer vjedhjen personat e armatosur fillimisht janë përleshur fizikisht me pronarin e këmbimores, pas çka pronari Goce Angeleski ka marrë armën dhe ka gjuajtur në drejtim të grabitësve, të cilët nga plagët e marra kanë ndërruar jetë në vendngjarje.…
Sot në Kodrën e Diellit është nënshkruar marrëveshja për financimin e dy projekteve me rëndësi për rajonin e Pollogun. Projektet në fjalë parashohin masat për parandalim të katastrofave nga vërshimet dhe zgjidhjen e çështjes së deponisë Rusino. Marrëveshja në vlerë prej rreth 3 milion eurove përfshin fazën e parë të realizimit të këtij projekti që do zgjatë katër vite, ndërsa financuesit kryesorë janë Qeveria Zvicerane dhe UNDP. Për rajonin e Pollogut fillon trokitja e mbarë dhe besoj se me bashkëpunimin që e kemi pasur deri më tani në nivelin qendrorë, lokal dhe me ndërkombëtarët sidomos me Zvicrën dhe UNDP kemi…
Komisioni për Financim dhe Buxhet pranë kuvendit të Maqedonisë, filloi sot debatin për Propozim Buxhetin për vitin 2018, të propozuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Partitë politike kanë parashtruar 279 amendamente, duke paraqitur vërejtjet e tyre. Ministri i financave, Dragan Tevdovski, arsyetoi para deputetëve buxhetin, duke thënë se pritshmëritë për rrjedhat ekonomike janë të larta. Deputeti Nexhbedin Karamani nga Lëvizja BESA tha se sipas propozim buxhetit, viti 2018 për shqiptarët do të jetë edhe më i rëndë se viti 2017. Ai tha se ky buxhet nuk është zhvillimor, por social, duke shtuar se buxheti është diskriminues për shqiptarët, sidomos…
27 November Reshjet e borës që filluan mbrëmë kanë përfshirë pjesën më të madhe të Maqedonisë Perëndimore, përfshi edhe Kodrën e Diellit, ku temperaturat u ulën deri në minus 10 gradë celsius. Shtresa e borës ndonëse është tejet e ulët, ka tërhequre dhe vizitorët e parë. Në këtë pikë turistike sot u vërejtën turistë nga Kosova e Shqipëria por nuk mungonin as ata vendas. Ndryshe edhe zyrtarisht sezoni turistik në këtë pikë turistike hapet më 15 dhjetor. Shtresa e borës sot ka mbuluar edhe qendrën turistike të Mavrovës. Alsat-M
Maqedonia tanimë ka hyrë në gjashtëmujorin vendimtar për procesin reformues që do t’i hapë rrugën integrimit në strukturat euroatlantike. Zëvendës-kryeministri për Euro-integrime, Bujar Osmani, gjatë një takimi me përfaqësues të sektorit civil, tha se brenda këtij viti duhet që të miratohen ligjet që janë në procedurë parlamentare dhe që kanë të bëjnë me reformat në drejtësi. Mosmiratimi i tyre, sipas tij, do të ndikonte edhe për përpilimin e raportit të parakohshëm për Maqedoninë, ku vendi shpreson të marrë rekomandim të pakushtëzuar për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. BUJAR OSMANI, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE “Javët në vijim janë shumë…
Gjoko Popovski, ish ndihmësi i ministrit të Brendshëm, i akuzuar për manipulim me tenderë për furnizim me 300 makina policie, sot për të tretën herë me radhë kërkoi anulim të gjykimit pasi u ankua se nuk mund të lëvizë dhe ka probleme depresioni. Në gjykatë, Gjoko Popovski u paraqit me bastun në dorë dhe lëvizte me hapa tejet të ngadalshëm, ndërsa gjykatës i dorëzoi raportin mjekësor nga neurologu me të cilin dëshironte të dëshmojë se nuk është i aftë që të ndjek procesin gjyqësor i kthjellët. Ndaj kësaj reaguan prokurorët e Speciales të cilët kërkuan ekspertë të pavarur neuropsikiatrik, për…
Prokuroria Publike Republikane ka mbajtur një mbledhje, me prokuroren e lëndës Suzana Kusigerska dhe kryetarin e Prokurorisë së Kumanovës, Goran Peshevski. Për shkak të tensioneve që u krijuan në mbledhje, ajo u ndërpre për të vazhduar një ditë tjetër, por ende nuk dihet se kur do të vazhdohet e njejta. Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq beson se kjo mbledhje ka ardhur si pasojë e presionit mediatik, pas zërave se lënda për vrasjen e Almir Aliut mund të rikualifikohet, nga “vrasje me paramendim” në “aksident rrugor”. Ai thotë se në mbledhjen e mbajtur nuk është vendosur ende asgjë, nëse do…
27 November Partitë në koalicionin qeverisës vazhdojnë të gjejnë forma të mundshme për mbijetesën e tyre si pjesë e të njëjtin koalicion, por gjithashtu edhe për t’i kënaqur të gjitha nevojat dhe interesat e tyre në pozita. Një gjë është e qartë tashmë, se Aleanca do të mbetet pjesë e koalicionit, por ALSAT mëson se së fundi në bisedimet mes partnerëve është hedhur edhe mundësia e një posti të ri, të një zv/kryeministri, që do t’i jepej partisë së Zijadin Selës. Po ashtu, kjo duket si forma më e qartë e LSDM-së dhe BDI-së për marrjen e postit të Shëndetësisë…
27 November Ligji për mbrojtjen e informatorëve nuk solli asgjë përveç heshtjes. Mosbesimi në sistem dhe jo gatishmëria e institucioneve i ka shkurajuar qytetarët që të denoncojnë korrupsionin apo ndonjë krim tjetër në institucione apo kompanitë private ku ata punojnë. Gjatë vitit 2016 nuk është regjistruar asnjë rast i denoncimit të brendshëm, as në Komisionin kundër korrupsionit, dhe as në 40 institucione që kanë emëruar persona për pranimin e denoncimeve nga informatorët. Pranë Komisionit anti-korrupsion kanë arritur raporte me tabela të zbrazëta për numrin e denoncimeve dhe rasteve të hapura. Zbatimi i ligjit është në nivel të pakënaqshëm. Kjo ka…
27 November “Protestat e paralajmëruara më datën 3 dhjetor nga VMRO-DPMNE-ja për të kërkuar drejtësi, bëhen për të parë se sa ndikim dhe sa aktivistë i kanë mbetur kësaj partie” thotë ish anëtari i lartë i këtij subjekti politik, Jovo Keknovski. Sipas tij, me këtë protestë VMRO-DPMNE edhe njëherë do tentoj ta manipuloj opinionin, me qëllim që të shpëtoj kryesia nga përgjegjësia për humbjen në zgjedhjet lokale. Kekenovski vlerëson se protestat nuk do të gjejë mbështetjen e aktivistëve të VMRO-DPMNE-së, pasi që shumica prej tyre tanimë kërkon reformimin e kësaj partie. Ky është një tentim i tyre për të parë…

