27 November
Reshjet e borës që filluan mbrëmë kanë përfshirë pjesën më të madhe të Maqedonisë Perëndimore, përfshi edhe Kodrën e Diellit, ku temperaturat u ulën deri në minus 10 gradë celsius. Shtresa e borës ndonëse është tejet e ulët, ka tërhequre dhe vizitorët e parë. Në këtë pikë turistike sot u vërejtën turistë nga Kosova e Shqipëria por nuk mungonin as ata vendas. Ndryshe edhe zyrtarisht sezoni turistik në këtë pikë turistike hapet më 15 dhjetor. Shtresa e borës sot ka mbuluar edhe qendrën turistike të Mavrovës.
Alsat-M

