Author: almakos

Kësaj pyetje nuk ju përgjigjen asnjëherë! Pavarësisht disa tentativave dhe vetë incizimeve nga kamerat e sigurisë, deputetët e VMRO-DPMNE-së Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski asnjëherë nuk pranuan se kanë hapur dyert. Veprën nuk e pranonin as deputetët që dyshohen të kenë udhëzuar turmën drejtë sallës së konferencave për shtyp. U deshën 7 muaj procedurë para-hetimore që Prokuroria Publike t’i ftoj për bisedë deputetët dhe krerët shtetëror, të dyshuar për 27 prillin e përgjakshëm. Që nga hapja e dyerve të Kuvendit, organizimi i policisë për të mos marr masa kundër dhunuesve dhe deri tek përgjegjësia e ish shefit të shtabit operativ…

Lexo më Shumë

Dhjetëra mbështetës të VRMO-së janë tashmë janë mbledhur para ndërtesës së Gjykatës Themelore në Shkup ku po mbahen të arrestuarit. Për momentin protestuesiit po presin ardhjen e kreut të VMRO-së, Nikolla Gruevski, i cili sapo ka përfunduar konferencën për gazetarë.

Lexo më Shumë

Lideri i opozitës, Nikolla Gruevski tha se veprimet e sotme nga qeveria e LSDM-së, janë akti i fundit i ballafaqimit me maqedonasit e lirë dhe të gjithë ata që e duan shtetin.“Në pyetje është shteti, tani më ligji dhe Kushtetuta nuk vlejnë. Ky është një shtet i robëruar. Nuk është temë se ka vrasje gati çdo natë, temë janë njerëzit që ishin në anën e shtetit. Kjo bëhet për të hapur rrugë ndryshimit të emrit, kushtetutës, dygjuhësisë. Në të njëjtën kohë që bisedohet për ligj për amnisti për mbi 1000 të arrestuar për krime, për terrorizëm akuzohen aktor, regjisor, mjek,…

Lexo më Shumë

28 November Forcat e rendit kanë filluar përgatitjet për protestën e paralajmëruar nga partia opozitare VMRO-DPMNE-ja para gjykatës Penale. Forca të shtuara të policisë vërehen nëpër rrugë, janë vendosur barrikada të shumta ndërkohë është vërejtur edhe qarkullimi i makinerive “Top uji”. Këtë mëngjes policia arrestoi 36 persona, funksionar dhe aktivist të VMRO-DPMNE-së, lidhur me ngjarjet e dhunshme mbrëmjen e 27 prillit në Kuvend. Për këtë arsye nga partia e Gruevskit bënë thirrje që para Gjykatës Penale të tubohen të gjithë mbështetësit dhe simpatizantët e VMRO-DPMNE-së.

Lexo më Shumë

Deputeti nuk mund të paraburgoset pa aprovim të Kuvendit, përveç nëse është kapur në kryerje të veprës penale për të cilën janë përshkruar dënime me burg në kohëzgjatje prej të paktën pesë vite, parashikon neni 64 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë. Në bazë të këtij neni, deputeti mund të thirret për përgjegjësi penale ose të paraburgoset për mendimin e thënë ose për votim në Kuvend. Kuvendi, sipas nenit 64 nga Kushtetuta, mund të vendosë që të zbatohet imunitet mbi një deputet edhe kur ai vetë nuk është thirrur për atë, nëse kjo është e nevojshme për shkak të ushtrimit…

Lexo më Shumë

Pjesëtarë të shumtë të forcave policore janë duke e siguruar objektin e Gjykatës Themelore në Shkup, ku po mbahen personat e arrestuar. Forcimi i masave të sigurisë është bërë pas paralajmërimit të protestave para objektit nga ana e përkrahësve të VMRO-së, e cila pritet të fillojë pas pak minutash.

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në lidhje me arrestimet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, për ngjarjet e 27 prillit ka thënë se ka pengesë në zbatimin e procedurave të duhura në aspektin procedural, të informimit të ndërsjellë të institucioneve përkatëse, pra pengesë në mes Kuvendit dhe Prokurorisë.“Në Kontekst të nenit 64 të Kushtetutës dhe në lidhje me nenin 53-59 të Rregullores së punës së Kuvendit, mendoj që ka pengesë në zbatimin e procedurave të duhura në aspektin procedural, të informimit të ndërsjellë të institucioneve përkatëse. Për faktin që neni 64 i Kushtetutës deputeti nuk mund të jetë i privuar nga liria…

Lexo më Shumë

Në arrestimet e sotme të një pjese të pjesëmarrësve në trazirat në Kuvendin e RM-së më 27 prill të këtij viti, ka edhe disa deputetë, të cilët në pajtim me Ligjin për deputetë dhe rregulloren për punë të Kuvendit, në këtë fazë nga procedura mund të jenë vetëm të arrestuar. Për çdo hap të mëtejmë të Prokurorisë Themelore Publike, e cila, siç tashmë MIA ka publikuar, ndiqen për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, në rast se deputetët do të duhet të konsultohet me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi, dhe Komisionin për çështje të rregullores dhe të mandatit edhe…

Lexo më Shumë

28 November Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, reagon sa i përket arrestimit të  deputeteve. Ai nuk komenton vendimet e Prokurorisë, por kërkon që të respektohen procedurat. Kryetari i Kuvendit z.Talat Xhaferi, reagon sa u përket arrestimin e deputeteve, nuk komentoj vendimet e prokurorisë, por procedurat duhet rrespektuar!Претседателот на парламентот, г. Џафери, рeагира на апсењето на пратениците, не ги коментира одлуките на обвинителството, но процедурите мора да се почитуваат! Posted by Talat Xhaferi on Tuesday, 28 November 2017

Lexo më Shumë

Në mesin e të arrestuarve të sotëm për zhvillimet e 27 prillit janë edhe disa deputetë, të cilët sipas Ligjit për deputetë dhe Rregullores së punës së Kuvendit, në këtë fazë të procedurës mund vetëm të jenë të ndaluar. Për çdo hap të mëtejmë të Prokurorisë Themelore Publike, në rast se do të ndiqen për “kërcënim terrorist të Rendit Kushtetues dhe sigurisë”, atëherë do të duhet të konsultohet Kryetari I parlamentit dhe Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit që do të duhet të vendos për heqjen eventuale të imunitetit. Sipas Rregullores së Kuvendit, deputeti gëzon imunitet nga dita e…

Lexo më Shumë