Author: almakos

36 persona ndiqen penalisht për veprën “ rrezik terrorit ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë” lidhur me ndodhitë e dhunshme që ndodhën mbrëmjen e 27 prillit në Kuvend, bënë të ditur nga Prokuroria Publike. Ish ministri i brendshëm dhe ish kreu i Byrosë së Sigurisë Publike Mitko Çavkov dhe shumë persona tjerë u arrestuan  me urdhër të Prokurorisë Publike. Çavkov për momentin është në Gjyaktën Penale ku po jep dëshmi para gjykatësve në lëndën para hetimore.

Lexo më Shumë

Gjykatësit i procedurës paraprake ka sjellë vendimin për vazhdimin e paraburgimit të Igor Jugut për ngjarjet e 27 prillit.Atij i skaduan 30 ditë paraburgim të caktuar më parë.Tani, Prokuroria publike në të njëjtën kohë po vazhdojnë hetimet edhe për një vepër tjetër “armëmbajtje dhe tregti pa leje”. “Ka dyshime të bazuara në fakte se i dyshuari ka ndërmarr aktivitete si udhëheqës i grupit në zhvillimet e 27 prillit në Kuvend. Prokurori përgjegjës ka dhënë urdhër për zbatimin e hetimeve në bazë të dyshimeve për kryerje të veprës penale “pjesëmarrje në turmë e cila kryen vepër penale”, vepër kjo që sipas…

Lexo më Shumë

Në qoftë se realizohen parashikimet statistikore, deri në vitin 2050 në Maqedoni do të jetojnë 4,4 për qind më pak se sa sot, që do të thoshte se deri atëherë do të zhduket një qytet i tërë, me madhësi të Kumanovës.Informatat e këtilla vijnë nga Agjencia qendrore zbuluese amerikane, e cila ishte një nga burimet në bazë të së cilëve vihet deri në projeksionet.Pothuajse i gjithë rajoni do të ballafaqohet me ulje të numrit të popullsisë.Më negative janë parashikimet për Serbinë, ku projektohet humbje prej 33,2 për qind të popullsisë ose një Beograd i plotë. Menjëherë pas saj është Sllovenia,…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Në vendet më të larta në pjesët verilindore dhe lindore të vendit me mbetje të borës pas intervenimit të ekipeve të Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”. Për shkak të paraqitjes së mjegullës, është zvogëluar dukshmëria deri në 100 metra ka në qafën malore Pletvar dhe Gjavato, kumtoi Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM). Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me…

Lexo më Shumë

Igor Drullovski, njëri ndër organizatorët e protestave “Për Maqedoni të përbashkët”, është arrestuar mëngjesin e sotëm së bashku edhe me Mitko Çavkovin, aktorin Vllado Jovanovski dhe deputet tjerë dhe qytetarët për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.Drullovski gjatë kohës kur mbaheshin protesta ushtronte detyrën e drejtorit të Opera dhe Baleti i Maqedonisë, ndërsa më pas dhe dorëheqja nga ky post.

Lexo më Shumë

Qeveria sot do ta mbajë mbledhjen e 40-t në të cilën do të shqyrtojë çështje nga disa sfera, ndërsa mes tyre edhe Strategjinë nacionale për luftë kundër larjes së parave dhe financimit të terrorizmit, e cila është me propozim të Ministrisë së Financave. Në mbledhje Agjencia për kadastër të patundshmërive do të parashtrojë propozim tarifor për ndryshim dhe plotësim të tarifores për lartësinë e kompensimit për shfrytëzim dhe kontroll të të dhënave nga Sistemi informativ gjeodezik-kadastral, si dhe të shërbimeve të tjera të agjencisë. Ministria e Drejtësisë në mbledhje do ta prezantojë tekstin më të ri të Propozim-ligjit për amnisti…

Lexo më Shumë

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarët e të vrarëve dhe të arrestuarve në rastin “Kumanova”, kanë zgjedhur 28 Nëntorin për të mbajtur një protestë në Prishtinë. Organizatat e dala nga lufta e  UÇK-së u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe veteranëve, që të marrin pjesë në protestë, e cila mbahet kundër dënimit të të dënuarve të Grupit të Kumanovës. Dhjetëra shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm për rastin që ka ndodhur më 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Protesta do të mbahet para Tetarit Kombëtar dhe fillon në ora 14:00.

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar sot edhe persona tjerë të ndërlidhur me dhunën në Kuvend. Janë ndaluar 15 persona, në mesin e të cilëve janë edhe deputetë dhe qytetarë. Në mesin e të ndaluarve janë deputeti Luben Arnaudov, aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov – Qoseto nga Velesi, deputetja Zhaklina Stefanovska, deputeti Kërsto Mukoski, ish drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sashe Stefanovski.

Lexo më Shumë

Në Shkup sot do të mbahet konferencë me temë “Mekanizmat dhe strukturat për zbatimin dhe për ndjekjen e Konventës së KB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara – eksperiencat nga rajoni”. Qëllimi është shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira nga vendet e rajonit rreth mekanizmave dhe strukturave për zbatimin dhe ndjekjen e Konventës të KB-së për të drejtat e personave me invaliditet. Konferenca organizohet nga Trupi koordinues kombëtar për të drejtat e barabarta të personave me invaliditet në Maqedoni, ndërsa në të do të marrë pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, ekspertë…

Lexo më Shumë

Sot në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar Mitko Çavkov, ish drejtor i Byrosë për Siguri Publike. Çavkov është arrestuar pas hapjes së hetimeve ndaj tij për dhunën e 27 prillit në Kuvend. Çavkov plot dy orë nuk ka dhënë urdhër për ndërhyrjen e policisë, me çka ka vënë në rrezik jetën e deputetëve. Çavkov akuzohet edhe për dhunën e ushtruar ndaj studentëve.

Lexo më Shumë