Në Shkup sot do të mbahet konferencë me temë “Mekanizmat dhe strukturat për zbatimin dhe për ndjekjen e Konventës së KB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara – eksperiencat nga rajoni”.
Qëllimi është shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira nga vendet e rajonit rreth mekanizmave dhe strukturave për zbatimin dhe ndjekjen e Konventës të KB-së për të drejtat e personave me invaliditet.
Konferenca organizohet nga Trupi koordinues kombëtar për të drejtat e barabarta të personave me invaliditet në Maqedoni, ndërsa në të do të marrë pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, ekspertë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.

