Gjykatësit i procedurës paraprake ka sjellë vendimin për vazhdimin e paraburgimit të Igor Jugut për ngjarjet e 27 prillit.
Atij i skaduan 30 ditë paraburgim të caktuar më parë.
Tani, Prokuroria publike në të njëjtën kohë po vazhdojnë hetimet edhe për një vepër tjetër “armëmbajtje dhe tregti pa leje”.
“Ka dyshime të bazuara në fakte se i dyshuari ka ndërmarr aktivitete si udhëheqës i grupit në zhvillimet e 27 prillit në Kuvend. Prokurori përgjegjës ka dhënë urdhër për zbatimin e hetimeve në bazë të dyshimeve për kryerje të veprës penale “pjesëmarrje në turmë e cila kryen vepër penale”, vepër kjo që sipas Kodit Penal parashikon dënim më burg nga një deri në dhjet vite”, thanë nga Prokuroria Publike.
I dyshuari më 27 prill në incizimet e publikuara vërehet me armë, derisa në sallën e konferencave për shtyp protestuesit e dhunshëm ndesheshin me deputetët e shumicës parlamentare. Ndaj tij akuza drejtoi edhe agjenti i shumëpërfolur i Agjencisë për siguri dhe informim i Serbisë, Goran Zhivaleviq i cili në një intervist për mediat serbe kishte deklaruar se qëllimi i Igor Jug ishte të likuidonte kryeministrin Zoran Zaev. Akuzat e Zhivaleviq pritet të konfirmohen ose demantohen në procedurë gjyqësore./Almakos

