Author: almakos

28 November Mbështetësit e VMRO-DPMNE-së vazhdojnë të qëndrojnë ende para Gjykatës Penale për të protestuar kundër arrestimit të 36 personave që akuzohen lidhur me ngjarjet e dhunshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit. Protestuesit kanë filluar të tubohen para Gjykatës Penale prej mëngjesit të sotëm dhe po vazhdojnë të qëndrojnë deri në këto momente duke iu bërë ballë temperaturave nën 0 gradë Celsius. Për momentin numri i protestuesve është më i vogël krahasuar me atë gjatë ditës, por edhe në numër më të vogël vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë dhe po mbajnë të bllokuar po ashtu edhe kryqëzimin para Gjykatës…

Lexo më Shumë

28 November Gjykata Penale ka dërguar në Kuvend  kërkesën për heqjen e imunitetit për gjashtë deputetë të Kuvendit. Sipas informacioneve nga Kuvendi, kërkesa janë pranuar, por prisnin që kryeparlamentari Talat Xhaferi të kthehet nesër nga një udhëtim zyrtar në Suedi. Pritet që kryeparlamentari Xhaferi këto kërkesa t’i paraqesë në Komisionin për Rregulloren Imunitetve dhe të caktojë enkas një seancë për të vendosur mbi këto kërkesa të Gjykatës Penale. Ndoshta kjo seanca mund të zhvillohet brenda ditës së nesërme, sapo kryeparlamentari Xhaferi të kthehet nga ky udhëtimi zyrtar. Xhaferi sot në Stokholm u shpreh paraprakisht në lidhje me këto arrestime dhe tha…

Lexo më Shumë

28 November Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në orën 19:15nga Villa Vodno do të dalë në një konferencë për shtyp , njoftojnë nga Kabineti i Presidentit. Reagimi vjen pas arrestimit të sotëm të 36 personave, të dyshuar për dhunë në Parlament më 27 prill. Konferenca e Presidentit të Republikës do të transmetohet drejtpërdrejtë nga televizioni ALSAT M. Lajmet 19:00 | 28.11.2017 Posted by Alsat-M.TV on Tuesday, 28 November 2017

Lexo më Shumë

Mbështetësit e VMRO-DPMNE-së i janë përgjigjur thirrjes së kësaj partie për të dalë të protestuar kundër arrestimit të 36 personave që akuzohen lidhur me ngjarjet e dhunshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit.Protestuesit kanë filluar të tubohen para Gjykatës Penale. Për momentin numri i protestuesve është shumë i vogël, nga ana tjetër janë mobilizuar edhe forcat e rendit. [embedded content]

Lexo më Shumë

Arrestime masive për dhunën e përgjakshme në Kuvend natën e 27 prillit. Në mesin e të ndaluarve, të cilët po merren në pyetje në Gjykatën Penale, janë deputetë të VMRO-së, ish kreu i BSP-së Mitko Çavkov, mjekë, aktorë dhe ish zyrtarë të tjerë të VMRO-DPMNE-së. Jozyrtarisht, ndaj 36 personave Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për veprën “terrorizëm dhe cenimin e rendit kushtetues”. Ndërsa brenda po merren në pyetje zyrtarë të VMRO-së, jashtë bashkë-partiakët e tyre po protestojnë. [embedded content]

Lexo më Shumë

28 November Në Shkup dhe Prishtinë u protestua kundër dënimeve me burg të përjetshëm për pjesëtarët e grupit të Kumanovës. Në Sheshin Skënderbeu në Shkup familjarët dhe ish të përndjekurit politik kërkuan rikualifikimin e lëndës dhe fillimin e hetimit të menjëhershëm ndërkombëtar. Forma më e mirë për të shënuar ditën e flamurit është forma e protestës. Ka shumë motive që unë jam këtu, por njëra ndër kryesorët janë këto fëmijë këtu që janë shumica e fëmijë të burgosurve politik të grupit të Kumanovës. Për këtë arsye në kërkojmë që të rikualifikohet vepra, të përsëritet gjykimi, pasi këtu ka disa dhjetëra…

Lexo më Shumë

Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale ka sjellë vendim që punonjësit e kopshteve të mos publikojnë në rrjetet sociale foto të fëmijëve në çerdhe. Ky vendim vjen si pasojë e ankesave të prindërve të cilët kanë shprehur revoltën e tyre për ekspozimin e tepërt të fëmijëve nëpër media edhe për tema që nuk kanë të bëjnë me çerdhet. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale paralajmëroi masa për çerdhet të cilat nuk do të zbatojnë vendimin. Është shumë e rëndësishme që të ngrihet alarmi për këto probleme të cilat në Maqedoni shumë pak po përmenden për mbrojtjen e të dhënave…

Lexo më Shumë

Agjencia e re ku do të vendoset pajisja e përgjimit do të ndjekë komunikime, por punonjësit nuk do të mund të dëgjojnë se çfarë kanë incizuar. Sipas shefit të grupit të punës për reforma në sistemin për ndjekjen e komunikimeve Siljan Avramovski, zgjidhja e këtillë është një prej shtyllave që duhet të garantoj se nuk do të abuzohet më sistemi. Kjo agjenci operativo- teknike vetëm e aktivizon këtë sinjal, këtë interfejs, këto suiçe për të cilat do të duhej vetëm të merr caqe që duhet të kyçen dhe asgjë më shumë. Ndërsa eksploatimi, riprodhimi i këtyre njohurive që vijnë nga…

Lexo më Shumë

Përkundër përpjekjeve të Qeverisë për tu kthyer në rrugën drejt BE-së, kapaciteti i së njëjtës në zbatimin e aktiviteteve të planifikuara në planin 3-6-9 është nën nivelin e dëshiruar. Ky është përfundimi i raportit të “Gara 3-6-9 me pengesa” i Institutit për Demokraci “Societas Civilis”. Nga gjithsej 73 aktivitete të ndara në 11 sfera të prioriteteve, 41% e këtyre aktiviteteve janë realizuar, 16 prej këtyre aktiviteteve janë pjesërisht të realizuara, 14% janë të parealizuara. Ndërkaq 29% e aktiviteteve janë të pallogaritshmesh- tha Zoran Neçev, Instituti për Demokraci “Societas Civilis”. Nga Instituti “Societas Civilis” thonë se Qeveria nuk ka precizuar akoma…

Lexo më Shumë

Në vend janë anuluar shumë aktivitete politike si në Kuvend ashtu edhe në Qeveri. VMRO-DPMNE-ja para gjykatës Themelore Shkupi 1 protestoi kundër, siç thonë ato, përndjekjes politike të porositur nga Zoran Zaev ndaj anëtarëve të kësaj partie si dhe tentimit për heshtjen e opozitës, për të thyer qëndrueshmërinë e tyre kundër të gjithë politikave anti-shtetërore të cilët i bën Qeveria në këtë periudhë. [embedded content]

Lexo më Shumë