Përkundër përpjekjeve të Qeverisë për tu kthyer në rrugën drejt BE-së, kapaciteti i së njëjtës në zbatimin e aktiviteteve të planifikuara në planin 3-6-9 është nën nivelin e dëshiruar. Ky është përfundimi i raportit të “Gara 3-6-9 me pengesa” i Institutit për Demokraci “Societas Civilis”.
Nga gjithsej 73 aktivitete të ndara në 11 sfera të prioriteteve, 41% e këtyre aktiviteteve janë realizuar, 16 prej këtyre aktiviteteve janë pjesërisht të realizuara, 14% janë të parealizuara. Ndërkaq 29% e aktiviteteve janë të pallogaritshmesh- tha Zoran Neçev, Instituti për Demokraci “Societas Civilis”.
Nga Instituti “Societas Civilis” thonë se Qeveria nuk ka precizuar akoma se cilat janë aktivitetet e pjesës 6-9 të Planit. Nuk dihet se cila masë e planifikuar me Planin 3 6 9 nga cili dokument buron dhe se cili është qëllimi përfundimtar i të njëjtit.
Ridefinim, rimendim i prioriteteve në bazë të sferave dhe masat është një nga sugjerimet tona. Përveç kësaj ai grupi ad hoc që është kombimin midis trupave të Qeverisë për zbatimin e Planit 3 6 9 do të ishte e mirë që pas mbledhjeve të veta të mbajë takime informuese me shoqërinë civile, që të informohemi në vazhdimësi se çfarë ndodh. Tashmë një periudhë të gjatë prej 3 ose më shumë muajsh nuk kemi qasje të drejtëpërdrejtë në atë se si zhvillohen punët- tha Marko Troshanovski, Instituti për Demokraci “Societas Civilis”.
Sipas tij është reale pritja që vendi të merr rekomandim të pastër nga KE-ja në shkurt, por Plani nuk garanton domosdoshmërisht fillimin e negociatave për anëtarësim në qershor. Ditë më parë edhe Komisioni Evropian përmes Ambasadës së Maqedonisë në Bruksel ka përcjellë kritikat e para për Planin 3-6-9, sipas së cilave ndër tjerash nënvizohet se Qeveria më tepër kohë harxhon në marrëdhëniet me opinionin sesa në reformat. Ndërsa zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se letra e KE-së drejtuar ambasadës, nuk është kritikë por nxitje për zbatimin e reformave të nevojshme.
/Anesa Salihu<

