Agjencia e re ku do të vendoset pajisja e përgjimit do të ndjekë komunikime, por punonjësit nuk do të mund të dëgjojnë se çfarë kanë incizuar. Sipas shefit të grupit të punës për reforma në sistemin për ndjekjen e komunikimeve Siljan Avramovski, zgjidhja e këtillë është një prej shtyllave që duhet të garantoj se nuk do të abuzohet më sistemi.
Kjo agjenci operativo- teknike vetëm e aktivizon këtë sinjal, këtë interfejs, këto suiçe për të cilat do të duhej vetëm të merr caqe që duhet të kyçen dhe asgjë më shumë. Ndërsa eksploatimi, riprodhimi i këtyre njohurive që vijnë nga kjo masë, e cila është miratuar me urdhër gjyqësor, do të shkojnë në organet për ndjekjen e komunikimeve që janë kompetentë për zbatimin e kësaj mase – tha Siljan Avramovski, Shefi i grupit të punës për reforma në sistemin e ndjekjes së komunikimeve.
Nëse për shembull me ligjin e ri në DSK vlerësojnë se ju duhet ndjekje të ndonjë numri të caktuar, ata fillimisht patjetër ta informojnë Prokurorinë ose drejtpërdrejtë prokurorin publik të Maqedonisë. Kërkesa më pas duhet të miratohet nga Gjykata Themelore ose nga Supremja, varësisht prej shkaqeve të ndjekjes. Më pas dërgohet urdhër në agjencinë operativo- teknike që ta ndjek numrin e caktuar ndërsa bisedat mund t’i dëgjoj vetëm ai që i ka porositur, në këtë rast DSK-ja. Garanci se sistemi nuk do të abuzohet, duhet të jetë vendimi që drejtori i Agjencisë të jep llogari në Kuvend. Lidhur me atë nëse në Agjenci përgjohen numra aq sa ka urdhër gjyqësor, do të kontrollojnë edhe komisionet parlamentare për monitorimin e shërbimeve, por edhe trupi i ri për monitorim me anëtarë nga sektori civil. Në fund, pajisja për ndjekje do të jetë jashtë MPB-së.
Do të jetë në godinë e posaçme, godinë e re që do të sigurojë komunikim të ngushtë në kuptim të vendosjes së komunikimeve me operatorët. Ne presim që në mënyrë optimale në nëntor të vitit 2018 kjo të funksionojë me kapacitet të plotë – theksoi Siljan Avramovski, Ish ministër i brendshëm.
Por, që sistemi i ri të funksionojë, nuk do të nevojitet vetëm ndërtesë e re. Fillimisht, në Kuvend duhet të kalojë Ligji i ri për ndjekjen e komunikimeve dhe Ligji për agjencinë operativo- teknike. Në pako patjetër të ndryshohen dhe pranohen korrigjime në disa ligje tjera, mes të cilave edhe Ligji për komunikime elektronike.
Alsat-M

