Në vend janë anuluar shumë aktivitete politike si në Kuvend ashtu edhe në Qeveri. VMRO-DPMNE-ja para gjykatës Themelore Shkupi 1 protestoi kundër, siç thonë ato, përndjekjes politike të porositur nga Zoran Zaev ndaj anëtarëve të kësaj partie si dhe tentimit për heshtjen e opozitës, për të thyer qëndrueshmërinë e tyre kundër të gjithë politikave anti-shtetërore të cilët i bën Qeveria në këtë periudhë.

