Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Në vendet më të larta në pjesët verilindore dhe lindore të vendit me mbetje të borës pas intervenimit të ekipeve të Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”. Për shkak të paraqitjes së mjegullës, është zvogëluar dukshmëria deri në 100 metra ka në qafën malore Pletvar dhe Gjavato, kumtoi Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM).
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.
Në fuqi është detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit.

