Lideri i opozitës, Nikolla Gruevski tha se veprimet e sotme nga qeveria e LSDM-së, janë akti i fundit i ballafaqimit me maqedonasit e lirë dhe të gjithë ata që e duan shtetin.
“Në pyetje është shteti, tani më ligji dhe Kushtetuta nuk vlejnë. Ky është një shtet i robëruar. Nuk është temë se ka vrasje gati çdo natë, temë janë njerëzit që ishin në anën e shtetit. Kjo bëhet për të hapur rrugë ndryshimit të emrit, kushtetutës, dygjuhësisë. Në të njëjtën kohë që bisedohet për ligj për amnisti për mbi 1000 të arrestuar për krime, për terrorizëm akuzohen aktor, regjisor, mjek, arkitekt dhe ashtu me radhë”, tha Gruevski gjatë konferencës për shtyp, raporton SHENJA.
Ai tha se tani më në Maqedoni, nuk ekzistojnë ligje dhe rregulla dhe tentohet eliminimi i gjithë atyre që mendojnë ndryshe.
“Kjo është përballej dhe likuidim me gjithë ata që e dëshirojnë shtetin. Po lëshohen në liri, vrasësit e fëmijëve në liqenin e Smillkovës. Po shkohet në eliminim fizik të grupit të VMRO-DPMNE-së.
Në shekullin e 21 kemi proces kundër njerëzve që e dëshirojnë vendin e tyre për shkak se i thanë Jo këtij pushteti”, shtoi më tej Gruevski.
Gruevski, raporton SHENJA, tha se ky është momenti i fundit që duhet të mbrohen këta njerëz.
“Kjo është lufta e popullit kundër këtij pushteti. Të nderuar, VMRO-DPMNE, do ta udhëheq këtë betejë, për drejtësi dhe për atdheun. Kjo betejë do të jetë e rëndë dhe e gjatë, por do të fitohet. Ajo duhet të rezultojë me fitore. Në rrugët në shtëpi çdokund ku do të duhet. Kërkojmë ndalim të gjithë këtyre proceseve, shpejt ndalim të maltretimeve dhe terrorit të LSD. Lëshim urgjent të gjithë personave që janë përfshirë me këtë përndjekje”, deklaroi lideri i opozitës Nikolla Gruevski.
Ai shtoi se pas konferencës për shtyp do të shkoj në protestat.
Data 20.05.2026
Aktuale
- Hoxha: VLEN kundër Denion Meidanit ndërsa presin në Kumanovë Aleksandar Vuçiçin
- Mexhiti ndan emocionet për maturën e djalit: Fillimi i një rrugëtimi të ri
- BDI i reagon Kasamit: Ligji për Gjuhët është detyrues dhe nuk pranon interpretime politike
- Kryeprokurorët e Ballkanit Perëndimor, kreu i SPAK Klodian Braho dhe prokurori Vladimir Mara marrin pjesë në Forumin e Sarajevës
- A do t’i rikthehet politikës? Thaçi flet nga Haga
- “U detyrua të pinte fotoksinë apo…?”- Motra e Xhuana Nikollit ngre dyshime të forta dhe paralajmëron Eraldo Fizin: Kudo të fshihesh…
- “Elita Masha” pas lajmit për largimin e ambasadorit Denion Meidani: “Mund të largohet Denioni, por jo fryma që ai mbolli.”
- “Mam, bab, s’ju kam koritur!”- Trondit motra e Xhuana Nikollit: Ja çfarë shkruante ne letrën e fundit

