Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në lidhje me arrestimet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, për ngjarjet e 27 prillit ka thënë se ka pengesë në zbatimin e procedurave të duhura në aspektin procedural, të informimit të ndërsjellë të institucioneve përkatëse, pra pengesë në mes Kuvendit dhe Prokurorisë.
“Në Kontekst të nenit 64 të Kushtetutës dhe në lidhje me nenin 53-59 të Rregullores së punës së Kuvendit, mendoj që ka pengesë në zbatimin e procedurave të duhura në aspektin procedural, të informimit të ndërsjellë të institucioneve përkatëse. Për faktin që neni 64 i Kushtetutës deputeti nuk mund të jetë i privuar nga liria pa vendim të gjyqit, gjegjësisht, nuk mund të jetë i privuar nga liria pa u informuar dhe pa marrë leje e Kuvendit. Këto janë çështje diskutabile të rregullativave Kushtetuese dhe Ligjit, gjegjësisht Rregullores së punës dhe s’do mend që kjo procedurë duhet të merr rrugën e vet ashtu siç duhet. Edhe një herë theksoj: Nuk komentoj kompetencat e Prokurorisë, është diskutabile procedura në kuptim të nenit 64 të Kushtetutës dhe Rregullores së punës së Kuvendit prej nenit 53 deri 59 që përshkruan procedurat e duhura në rastet e tilla kur ka të bëj me nevojën për privim nga liria apo dhënien e masës së arrestit të deputetëve”, ka thënë Talat Xhafir, përcjell SHENJA.
Ai ka shtuar se “në momentin kur nga organ përkatës, organ kompetent deri tek Kuvendi parashtrohet kërkesë për zbatim të masës së sigurisë paraburgim, ose për heqje lirie të deputetit, Kryetari i Kuvendit ka obligim kohor që atë kërkesë ta adreson komisionit për çështje të mandateve dhe imuniteteve dhe i njëjti brenda 48 orëve duhet të korenspodoj me Raport deri te Kryetari i Kuvendit i cili ata i’a adreson Kuvendit”.
Data 20.05.2026
Aktuale
- Hoxha: VLEN kundër Denion Meidanit ndërsa presin në Kumanovë Aleksandar Vuçiçin
- Mexhiti ndan emocionet për maturën e djalit: Fillimi i një rrugëtimi të ri
- BDI i reagon Kasamit: Ligji për Gjuhët është detyrues dhe nuk pranon interpretime politike
- Kryeprokurorët e Ballkanit Perëndimor, kreu i SPAK Klodian Braho dhe prokurori Vladimir Mara marrin pjesë në Forumin e Sarajevës
- A do t’i rikthehet politikës? Thaçi flet nga Haga
- “U detyrua të pinte fotoksinë apo…?”- Motra e Xhuana Nikollit ngre dyshime të forta dhe paralajmëron Eraldo Fizin: Kudo të fshihesh…
- “Elita Masha” pas lajmit për largimin e ambasadorit Denion Meidani: “Mund të largohet Denioni, por jo fryma që ai mbolli.”
- “Mam, bab, s’ju kam koritur!”- Trondit motra e Xhuana Nikollit: Ja çfarë shkruante ne letrën e fundit

