27 November
Në Kuvend sapo ka filluar diskutimi për buxhetin e vitit të ardhshëm. Buxheti sot në Parlament është në rendin e ditës dhe do të vazhdojë të diskutohet për disa ditë. Në këto momente fjalën e ka ministri i Financave Dragan Tevdovski.
Draft Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 është pasqyrimi më i mirë i angazhimit të qeverisë së re për të arritur objektivat dhe prioritetet e shoqërisë në normat më të larta të rritjes ekonomike, punësimit, rritjen e standardeve të jetesës së qytetarëve , duke arritur një nivel më të lartë drejtësisë sociale dhe intensifikimit të proceseve të integrimit në BE dhe NATO- tha Tevdovski. Ministri Tevdovski njoftoi fonde edhe për Korridorin 10, për bujqësinë dhe për vendet e reja të punës.

