Maqedonia tanimë ka filluar të shpenzojnë 6 javët vendimtare për procesin reformues që do t’i hapë rrugën procesit integrues dhe kanë ngelur edhe më pak se pesë javë për t’i kryer detyrat.
Zëvendës-kryeministri për Euro-integrime, Bujar Osmani, gjatë një takimi me përfaqësues të sektorit civil, tha se brenda kësaj periudhe duhet që të miratohen ligjet që janë në procedurë parlamentare dhe që kanë të bëjnë me reformat në drejtësi.
Këto 6 javë, tha Osmani, janë kyçe për planin 6-mujor, ndërsa do të ndikojnë edhe për përpilimin e raportit të parakohshëm për Maqedoninë ku vendi shpresojnë të merr rekomandim të pakushtëzuar për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
Gjatë prezentimit të planit 369 para perfaqësuesve të sektorit civil Osmani tha se viti 2018 është vit i artë për integrimet, pasi në vitin 2019 janë zgjedhjet në BE dhe në atë situatë vështirësohet procesi i zgjerimit. /SHENJA/

