Pas njoftimit për mbajtjen e një proteste masive kundër zgjatjes së paraburgimit për kryetarin e Komunës së Liqenasit, Edmond Temelko, është vendosur që ai të largohet nga burgu hetues në Shuto Orizare, raporton Netpres.
Kjo pasi Këshilli Penal ktheu vendimin e mëparshëm të Gjykatës Penale, e cila zgjati paraburgimin për 30 ditë të tjera. Këshilli lëshoi një masë të lehtë ose arrest shtëpie për Edmond Temelkon.
Ndaj Temelkos është ngritur akuzë nga Prokuroria Speciale, e cila kërkon paraburgim.
Të afërmit e Temelkos thonë se shëndeti i tij është i dobët dhe mund të përfundojë me pasoja fatale nëse qëndron në paraburgim.

