25 November
Kuvendi së shpejti do të duhet të vendosë se cilët do të jenë tre gjykatësit e ri të Gjykatës Kushtetuese. Prej disa javësh, Kushtetuesja funksionon me vetëm gjashtë anëtarë, por thonë se kjo nuk përbën pengesë për funksionimin normal të tyre. Profesori Osman Kadriu është njëri ndër kandidatët e propozuar nga Presidenti Ivanov për gjykatës kushtetues. Ai për Alsat thotë se detyrë e çdo gjykatësi është të mbrojë Kushtetutën.

