Ministria e Punëve të Jashtme ka dal me të dhëna zyrtare në lidhje me përleshjen me armë që ka ndodhur mbrëmë në lagjën Fushë Topanë, si pasojë e së cilës mbeti I vrarë Ismet Koka Arif nga fshati Bllacë dhe u plagos Qemal Lusiani I cili është dërguar për kurim në spitalin e qytetit. Nga vendi i ngjarjes, janë gjetur 11 gëzhoja, vetura si dhe celulari rrobat dhe mjetet e tjera personale të të ndjerit janë dërguar në ekspertizë. Po ashtu, edhe trupi I të ndjerit me urdhër të prokurorit public kujdestar është dorëzuar për obduksion.
MPB
“Më datë 24.11.17 në orën 22:26 në Njësinë për Informacione dhe Komandë ka pasur denoncim se në rr. Llazo Trpovski, ka pasur të shtëna në rrugë dhe ka pasur persona të lënduar. Është konfirmuar se ngjarja ka ndodhur në orën 22:20 në afërsi të çajtores “Dizelldorf”, Ismet Arifi (37) nga fshati Bllacë i Shkupit ka nddëruar jetë menjëherë, ndërsa Qemal Lusjani (52) nga Shkupi është lënduar”.
Nga MPB kanë bërë të ditur se para se të ndodhte incidenti, viktimat kanë qenë në çajtore dhe përkeshja ka ndodhur kur janë larguar dhe me veturë janë nisur kah rruga Brigada e Dytë Maqedonase
MPB
“Kur është nisur vetura dhe ka lëvizur në drejtim të rr. Llazar Trpovski kah rr. Brigada e Dytë Maqedonase”, në afërsi nga ana e vozitësit (tani më i vrarë) vrasësi N.N. me armë me zjarr ka shtënë disa plumba në drejtim të veturës, me çka me disa plumba ka qëlluar për vdekje I.A., ndërsa me një plumb ka plagosur Q.L. në krahun e majtë, ndërsa kryerësi i veprës është arratisur. I plagosuri është dërguar në Qendrën Urgjente në Spitalin “Nënë Tereza”.
Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë Publike po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit. Teuta Buçi

