Seanca gjyqësore në të cilën duhet të thuhen fjalët përfundimtare të prokurorisë për rastin e vrasjes së 4-vjeçarit Almir Aliu nga Kumaniova sipas të gjitha gjasave nuk do të mbahet më 29 nëntor kur është caktuar, por do të shtyhet përsëri. Shtyrja e fjalëve përfundimtare të prokurorisë vjen pasi gjatë javës së ardhshme duhet të vazhdohet mbledhja e Prokurorisë së Lartë dhe prokurorisë Republikane, që u ndërpre të premten.
Në mbledhjen që u mbajt të premten ishin thirrur prokurorja e lëndës Suzana Kusigerska dhe kryetari i prokurorisë së Kumanovës, Goran Peshevski.
Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq tha për Televizionin Shenja se prokuroria republikane tregoi interes për shkak të shtypjes mediatike pas konferencës që mbajti familja Aliu para disa ditëve.
Dy javë më parë Prokuroria e Kumanovës liroi nga akuzat Bojan Iliqin, villain e Boban Iliqit, i akuzuar për vrasjen e 4 vjeçarit Almir Aliut. Bojan iliQ akuzohej për vepër penale “dhunë”, pasi ai në momentin e krimit ka qenë bashkë më të vëllanë dhe kanë ushtruar dhuunë mbi familjen Aliu. Sipas avokatëve të familjes Aliu kjo ka ndodhur në rrethana të paqarta dhe të papranueshme për ta, pasi sipas tyre ky veprim është krejtësisht në kundërshtim me dëshmitë materiale dhe verbale që ata i kanë siguruar dhe prezantuar në gjykatë. Moment tjetër është dorëzimi selektiv i dokumenteve para urdhëresave të ekspertizës ligjore nga ana e prokurorit publik si dhe mos-pranimi I dëshmitarëve okularë nga ana e prokurorisë.
Dy javë më parë ndër lot dhe dhimbje nëna e Almirit, Mixhevere Kasumi foli për natën e kobshme që humbi djalin.
MIXHEVERE KASUMI, NËNA E ALMIRIT (14.11.17)
“Unë kisha deshtë që kjo fatkeqësi të mos i ndodh as armikut më të madh, sepse të të humbë fëmiu prej një dore të keqe nuk është e lehtë. Unë si prind e përjetoj shumë rëndë humbjen e djalit. Unë natën e 25 qershorit, deri sa t’i shkoj djalit pranë. Unë shkova me shëru djalin, e se djali po më ndërron jetë, unë nuk mundem ta përballoj këtë të keqe”.
Ndërsa për atë që Prokuroria kishte vendosur që t’ia tërheq akuzat vëllait të Bobanit, Bojan Iliqit, nënë Mixheverja tha se është krejtësisht kundër këtij vendimi, duke theksuar se edhe ai është po aq fajtor sa i vëllai.
Vrasja e vogëlushit Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në qytetin e Kumanovës, kur katërvjeçari pas një zënke banale u shtyp për vdekje nga Boban Iliqi. /SHENJA/

